AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Më keni hyrë në biznes. Më keni prekur shtëpinë. Më keni dhunuar

by Alb Times
15/10/2026
in Opinion
6
0
Më keni hyrë në biznes. Më keni prekur shtëpinë. Më keni dhunuar

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Eglent Bici

Më keni hyrë në biznes. Më keni prekur shtëpinë.

Mbrëmë gjithë natën dhe sot mes dëmeve, thyerjes, shkatërrimit dhe vjedhjes në zyrën tonë më rri në mendje një pyetje:

Po sikur të kisha qenë brenda?

Po sikur në ato momente të kishte qenë aty një nga kolegët e mi? Po sikur të kishim qenë ende duke punuar, siç na ndodh shpesh deri vonë?

Çfarë do të kishte ndodhur? Çfarë do të më kishit bërë nëse do t’ju kisha dalë përpara dhe do t’ju kisha thënë: “Ndal! Kjo është prona ime. Kjo është puna ime. Nuk keni të drejtë ta prekni!”?

Nuk e di përgjigjen. Dhe pikërisht kjo më trondit më shumë se dëmet materiale.

Ju keni hyrë brenda, deri në katin e dytë. Keni dëmtuar kompjutera, keni shpërndarë dokumente, keni thyer dhe keni hedhur sende përtokë, keni marrë edhe vulën. Pse?

Çfarë ju kishte bërë ajo zyrë? Çfarë ju kishim bërë ne?!

Për mua, biznesi është shtëpi. Në disa kuptime, ta prekësh është edhe më rëndë: sepse nga puna aty mbahet shtëpia. Aty sigurojmë të ardhurat, mbajmë familjet, ndërtojmë të ardhmen e fëmijëve tanë.

Ne kalojmë aty më shumë se gjysmën e kohës sonë aktive. Aty kemi gëzimet, shqetësimet, lodhjen, shpresat. Aty ka ditë të bukura dhe net pa gjumë. Ka vite pune që nuk duken kur sheh vetëm një tavolinë, një kompjuter apo një tabelë me emrin MEI Realty.

Ju shihni sende për të thyer dhe shkatërruar; Unë shoh vite të tëra të jetës sime. Shoh mundin e kolegëve të mi. Shoh përgjegjësinë që kemi ndaj familjeve tona.

Për mua, kjo është e shenjtë.

Prandaj sot jam i zemëruar. Jam i lënduar. Ndjehem i vrarë në dinjitet. Dhe refuzoj ta kaloj këtë me një ngritje supesh: “Kështu ndodh në protesta.”

Jo! Nuk duhet të ndodhë. Dhe nuk duhet të mësohemi me të! Refuzoj ta pranoj.

Të protestosh është e drejtë dhe mbështes protestën dhe studentët. Por asnjë kauzë nuk të jep të drejtën të hysh në pronën time, të shkatërrosh punën time dhe të rrezikosh njerëzit që mund të ndodhen brenda.

Nuk i fus të gjithë protestuesit në një thes. Por ata që hynë dhe shkatërruan zyrën time u sollën si huliganë. Dhe emri i asnjë proteste nuk ua fshin përgjegjësinë.

Edhe kazanët, semaforët dhe rrugët janë të komunitetit tonë. I paguajmë ne. I përdorim ne. Shkatërrimi i tyre godet jetën tonë të përditshme.

Kërkoj që autorët të identifikohen dhe të mbajnë përgjegjësi. Nëse pas tyre ka njerëz që i kanë paguar, nxitur apo organizuar, të hetohen edhe ata. Deri në fund.

Por sot, mbi të gjitha, dua t’u flas si njeri atyre që e bënë këtë:

Si do të ndiheshit nëse dikush do t’ju hynte në shtëpi dhe do t’ju hidhte gjithçka përtokë? Nëse do të shkelte me këmbë punën e prindërve tuaj? Nëse brenda do të ishte njeriu juaj i dashur?

JU NUK MË PËRFAQËSONI. Dhuna juaj nuk ka mbështetjen time. Dhe heshtjen time nuk do ta keni edhe nëse vini përsëri dhe e shkatërroni zyrën fare.

Zyrën do ta rregullojmë. Do të ngrihemi nesër dhe do të punojmë përsëri. Por askush të mos e ngatërrojë forcën tonë për të vazhduar me pranimin e asaj që na bëtë.

PRONA IME, PUNA IME DHE SIGURIA E NJERËZVE TË MI NUK JANË SHESH PËR DHUNËN E ASKUJT.

Burimi: Opinion

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Protestuesit rinisin sulmin ndaj policisë përballë Kryeministrisë, Policia i mban larg me ujë e gaz!

15/10/2026

Ky është efektivi i policisë që u lëndua në protestë në Shkodër, mori goditje në kokë! Ministria e Shëndetësisë: Iu nënshtrua ndërhyrjes!

15/10/2026

Më keni hyrë në biznes. Më keni prekur shtëpinë. Më keni dhunuar

15/10/2026

Ministria e Shëndetësisë për gjendjen e të lënduarve në protestë: Efektivi nga Shkodra në monitorim intensiv!

15/10/2026

Papa Leoni XIV dhe kanceri i mushkërive te joduhanpirësit, çfarë duhet të dimë

15/10/2026

Plagosja e efektivëve në Durrës, ministrja Spahiu konfirmon se janë jashtë rrezikut për jetën: Dhuna nuk është zgjidhje!

15/10/2026

Flakët mund t’i ngjajnë Parisit, politika vjen nga tjetërkund

15/10/2026

Dhuna e sotme në protestë, Ministria e Shëndetësisë: 14 të lënduar gjatë protestës, 4 efektivë policie dhe 4 protestues!

15/10/2026

Protesta mund të drejtohet kudo përveçse te bizneset

15/10/2026

Koçiu reagon sërish për protestat: Të rinjtë të mos përdoren për interesa politike! Nuk e kanë vendin mes dhunës dhe kaosit

15/10/2026

Dhoma e Tregtisë Tiranë: Asnjë përplasje politike nuk justifikon vandalizmin ndaj biznesit

15/10/2026

“Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhja”, Begaj thirrje për dialog: Të mos lejojmë që tensionet të cenojnë stabilitetin

15/10/2026

‘Nëse Sokoli do të ishte sot në PD, shumë gjëra mund të ishin ndryshe’! Flet gruaja e Olldashit

15/10/2026

VIDEO/ Protesta në Tiranë, Rama publikon pamjet: Respekt për uniformën e Policisë së Shtetit

15/10/2026

Pas bankave, gurë edhe drejt kabinave të Ambasadës Amerikane! Kumbon alarmi i…

15/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Dhuna dhe kaosi në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA, thirrje qytetarëve amerikanë: Protesta ka kaluar në vandalizëm ndaj pronës private, bëni kujdes
  • Dhuna dhe kaosi në protestë, ministri Gonxhja apel prindërve: Flisni me fëmijët, të protestosh nuk do të thotë të vandalizosh!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.