AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Mburoja hungareze e amerikanëve për të mënjanuar sanksionet e BE

by SHT Media
07/12/2025
in Botë
6
0
Orban: Arrita marrëveshje me Trump, do të zëvendësojmë çdo para nga Brukseli
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Eljanos Kasaj*

Budapest, Hungari-Pas takimit të zhvilluar me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë me 28 Nëntor, Kryeministri bismarkian hungarez Orbán Viktor deklaroi se bisedimet e tij me Kremlinin “hapën derën për dy ose tre marrëveshje të mëdha” mes të cilave edhe mundësia e shitjes së aseteve ruse jashtë vendit në Hungari, për shkak të sanksioneve të SHBA-së kundër gjigandëve rus të energjisë Lukoil dhe Rosneft.

Vlen të theksohet se Gulyás Gergely, Shefi i Shtabit të Kryeministrit hungarez, kishte deklaruar pak më herët se kompania hungareze e naftës dhe gazit MOL(Magyar OLaj- és) është në bisedime për të rritur pjesëmarrjen e saj në Industrinë e Naftës së Serbisë (Нафтна Индустрија Србије), duke mos-përjashtuar mundësinë e blerjes së aksioneve ruse në NIS( 42.73% e të cilave i përkasin Gazprom Neft dhe 13.73% Gazprom PJSC), gjë që mund të zgjidhë problemet e kompanisë të shkaktuara nga sanksionet e SHBA-së.

“Tani për tani, për shkak të sanksioneve amerikane, rusët janë të detyruar të shesin shumë nga asetet e tyre jashtë Rusisë. Po zhvillohet një garë e madhe ndërkombëtare se kujt t’ia shesin ato dhe si… Dhe mund të them se kemi hapur derën për dy ose tre marrëveshje serioze dhe të mëdha. Dhe kur MOL dhe të tjerët bien dakord për atë që duan, kjo është çështje biznesi, jo punë e qeverisë hungareze”, tha Kryeministri Orbán, duke folur në një bisedë me Gyula Tarczy, kryeredaktor i Televizionit Nyiregyhaza dhe gazetës Nyiregyhaza Naplo.

Këto fjalë të Kryeministrit hungarez duket se kanë hedhur dritë mbi strategjinë e Budapestit për ta kthyer situatën kaotike në gjeopolitikën evropiane në favorin e Hungarisë. Aktualisht kompania hungareze e naftë dhe gazit MOL është një nga kompanitë më të mëdha dhe moderne në Evropën Centralo-Lindore, e cila ka një bashkëpunim të ngushtë me gjigandët rus të energjisë(Gazprom, Lukoil dhe Surgutneftegas), si dhe me kompanitë rajonale të vendeve fqinje të Hungarisë (NIS i Serbisë, Slovnaft i Sllovakisë, INA e Koracisë). Ndërsa afërisa ideologjike e Budapestit me Uashingtonin bazuar në politikat e krishtera konservative dhe vlerat tradicionale nacionale (si dhe suporti i pakufizuar gjatë zgjedheve presidenciale amerikane i Kryeministrit Orbán Viktor për Presidentin Donald Trump)- duket se ka arritur të mundësojë një përjashtim të pa-datë nga sanksionet amerikane për Hungarinë(dhe kompaninë hunagreze MOL) në blerjen e gazit, produketve të naftës dhe vajit rus (vitale për ekonominë dhe jetën e përditëshme të popullit hungarez).

Por, sanksionet amerikane në kompanitë ruse Lukoil dhe Rosneft, si dhe në kompaninë serbe NIS, kanë krijuar terrenin e përshtatshëm për implementimin e një projekti fort ambicioz të Budapestit: blerjes së aseteve dhe infrastrukturës miliardadollarëshe të kompanive ruse në Ballkan dhe Evropën Lindore(!), gjë e cila duket se ka marrë edhe dritën jeshile nga Kremlini, për të cilin Budapesti, me politikat e tij sovraniste kundrejt donkishotizmave të burokratëve të Brukselit, duket si një blerës potencialisht më fort i besueshëm dhe fidel se sa kompanitë evropianoperëndimore ose ato amerikane. Njëkohësisht rruga i çelet edhe një skenari fantastik sa dhe realist e logjik-ku me anë të blerjes së aseteve dhe infrastrukturës energjitike ruse në Evropën Lindore dhe Ballkan, Hungaria do të kthehet në një superfuqi energjitike, e aftë për të diktuar konditat e saj kundër Brukselit. Njëkohësisht, me këtë lëvizje ajo do të arij të çojë përpara projektet e amerikanëve për de-eskalimin e situatës me Rusinë, duke u kthyer në një urë shit-blerjes legale të produkteve të naftës,vajit dhe gazit rus prej shteteve evropiane-një skemë kjo e përdorur që prej vitit 2022, ku Bashkimi Evropian ka blerë me miliarda euro gaz, vaj dhe produkte të naftës ruse nëpërmjet shteteve të Azisë Centrale(si Kazahstani, Kirgizstani, Turkmenistani) ose Kaukazit(Azerbajxhani, Gjeorgjia).

Këto aludime nuk mbeten thjesht hipoteza, pasi kompania kroate Jadranski naftovod-JANAF, operatori i tubacionit të naftës bruto të Adriatikut në Kroaci, njoftoi në tetor pezullimin e bashkëpunimit me Industrinë e Naftës të Serbisë (NIS) për shkak të sanksioneve të amerikanëve, duke i lënë kështu dorë të lirë hungarezëve për ta dominuar tërësisht industrinë serbe të gazit dhe hidrokarbureve , e cila është më e madhja dhe modernia në Ballkanin Perëndimor.

Pavarësisht se dialogu midis hungarezëve dhe rusëve ende vijon, në bazë të zhvillimeve aktuale diplomatike të javëve të fundit, duket qartë se bisedimet e paqes në Ukrainë janë kthyer kryesisht në një platformë ruso-amerikano-hungareze për të gjetur një formulë për establishmentin e një strukture të sigurisë post-paqes në Ukrainë, e cila do ti lejonte kështu Uashingtonit dhe Moskës, që nën obrellën e sanksioneve groteske të Burkselit(të cilat e kanë rënuar kompetitivitetin e ekonomisë evropiane) dhe mburojës ekonomike hungareze(të vetmit aleat evropian të të dy superfuqive), të ruanin dominimin dirket dhe indirekt në kontinentin Evropian, si dhe të siguronin ruajtjen e status-quo-së në Kontinentin e Vjetër përball pasioneve ushtarake të Londrës, Parisit, Berlinit dhe Brukselit.

*Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin

25/10/2026

Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

24/10/2026

Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

24/10/2026

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

24/10/2026

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

24/10/2026

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

24/10/2026

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

24/10/2026

Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

24/10/2026

Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

24/10/2026

“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026

Balla publikon pamjet e rënda: Banditët e Saliut hedhin molotov, punonjësit e policisë po digjen!

24/10/2026

Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

24/10/2026

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

24/10/2026

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

24/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin
  • Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.