• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Mbi 20 % të votave”, paralajmëron gazetari: Fronti i ri opozitar që po krijon Dashamir Shehi dhe të tjerët do jetë i frikshëm

17/01/2025
in Politikë
“Mbi 20 % të votave”, paralajmëron gazetari: Fronti i ri opozitar që po krijon Dashamir Shehi dhe të tjerët do jetë i frikshëm

Gazetari Poli Hoxha është shprehur se fronti i ri opozitar që po iniciojnë kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, kreu i ‘Djathtas 1912’, Enkelejd Alibeaj dhe faktorë të tjerë opozitarë, përfshi Lulzim Bashën, do të jetë ‘i frikshëm’.

Hoxha tha në emisionin ‘Ditari’ se ky front me sondazhet e kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha, pritet të marrë deri në 20 % të votave.

Ai tha gjithashtu se grupimet që pritet t’i bashkohen këtij fronti, bashkohen te ‘lufta’ kundër këtij sistemi, mbështetja për SPAK dhe qëndrimi euroatlantik.

“Mundësia është shumë e madhe. Unë e ndoqa edhe kronikën e zotit Shehi. Po ta shikosh të gjitha këto parti që po përpiqen të arrijnë diçka në zgjedhjet e 11 majit, këto kanë pikat e tyre kryesore të përbashkëta. Qofshin pak më majtas, qofshin populiste, qofshin djathtas. Qofshin të dala nga PD, si ajo forca e Bashës që vijon edhe gjyqin për siglën në Gjykatën e Lartë. Të gjitha këto kanë të përbashkët që janë kundër këtij sistemi, janë pro SPAK dhe euroatlantike.

Për gjërat që ata ndahen hapur nga ata, si reforma zgjedhore, lufta kundër SPAK, Berisha e thotë hapur që është kundër SPAK, ndërsa Rama e bën në metodat e tij. Dhe kjo do jetë me këtë tezë, jeni pro apo kundër SPAK dhe a duhet që ta zgjedhë deputetin populli, apo kryetari. Dhe ky front është shumë i fortë. Me sondazhet e atyre vetë, të Edi Ramës, shkon te 20 % që tani. Unë them që shkon edhe më shumë.

Por problemi është që a do të kapitalizohet dot kjo votë? Këta duhen quajtur parti alternative. Nëse këto do bashkoheshin, sepse ua imponon edhe kodi zgjedhor, këta e kanë emergjente dhe unë e përkrah thirrjen e zotit Shehi. Afati po mbaron. Unë shpresoj që do ta bëjnë. Këta i kanë shqetësuar dy të mëdhenjtë dhe kjo duket qartë, edhe Ramën, edhe Berishën”, tha Hoxha.

Më të lexuarat

  • Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I quajti protestuesit “hajvanë”, Lapaj shpërthen ndaj Ramës: O delenxhi burrë, pasi i vjedh edhe i ofendon!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si qeveria amerikane e Donald Trump e bëri Elon Musk trilionerin e parë në botë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Netanyahu ‘i prish’ ditëlindjen Trumpit, sulmon Bejrutin dhe rrezikon marrëveshjen me Iranin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga Sazani në Zvërnec, Edi Rama: Ja e vërteta e këtyre investimeve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dy gjyshe pjesë e aferës së AKSHI-t. Pse Bledar Maksuti nuk procedon ‘oktapodin’ Gerond Meçe? Si kalonin paratë nga ABS në xhepat e Daniel Shimës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ I ngacmoi motrën, Mateo “merr zvarrë” gazetarin në mes të lokalit në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Organizatori i protestës Arben Kola thirrje për rrethimin e SPAK-ut, shfaqen persona të maskuar, akte dhune dhe sulme seksuale ndaj vajzave e grave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas protestave që shkundën Serbinë, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosja “Black Eagle”, takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!