AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Mbështetje për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në BE”, Spiropali pritet nga presidenti kroat

by SHT Media
24/11/2025
in Politikë
6
0
“Mbështetje për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në BE”, Spiropali pritet nga presidenti kroat
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë vizitës së saj zyrtare në Kroaci, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u prit mëngjesin e sotëm nga presidenti kroat Zoran Milanović.

Në fokus të këtij takimi ishte perspektiva europiane dhe mbështetja e Kroacisë për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në BE.

“Nder dhe kënaqësi pritja nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović, për integrimin e shpejtë dhe të merituar të Shqipërisë në BE, për sigurinë e përbashkët, si dhe për vlerat që e bëjnë marrëdhënien tonë, pikë referimi në të gjithë rajonin.”, shkruan ministrja Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

Gjatë takimit, ministrja Spiropali falenderoi presidentin kroat për mbështetjen politike dhe teknike që Kroacia vijon t’i japë Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit.

Eksperienca e Kroacisë përgjatë anëtarësimit në BE, sipas Spiropalit, “tregon se reformat serioze dhe diplomacia proaktive japin rezultate konkrete dhe Shqipëria është e vendosur të ndjekë të njejtën rrugë”.

Ndërsa presidenti kroat nga ana tjetër “vlerësoi angazhimin e Shqipërisë dhe kontributin e saj për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal, duke veçuar partneritetin mes dy vendeve për sigurinë e përbashkët“.

Më herët, ministrja Spiropali ka ndarë një moment në rrjetet sociale, ku shihet duke vënë një kurorë dhe duke bërë nderimet e saj në Monumentin e Atdheut, në nisje të vizitës së saj zyrtare.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Jashtme, Spiropali do të zhvillojë gjithashtu një takim bilateral dhe një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e saj kroat, Gordan Grlić-Radman. Më pas, do të zhvillojë një takim edhe me Komitetin për Çështjet e Jashtme të Parlamentit Kroat.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

28/10/2026

Shfrytëzonin për prostitucion një grua, Prokuroria e Beratit kërkon 21 vite burg për bashkëjetuesin dhe ‘menaxherin’ e klientëve

28/10/2026

Kroacia bllokon sërish produktet shqiptare, sekuestron fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme!

28/10/2026

Shifrat e INSTAT, Lezha ndër qarqet me më shumë aksidente! Në 9 muaj, 122 aksidente dhe 207 të vdekur e të plagosur

28/10/2026

“Rrugëtimi drejt kthimit të dritës së syrit…”- Ministrja Spahiu jep lajmin e mirë: Erjon Vishkulli kryen me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në Romë

28/10/2026

Nxitën dhunën dhe shkatërrimet gjatë protestave në Tiranë, Antiterrori arreston 1 person, 17 të tjerë nën procedim! 8 po kërkohen, hapën “GoFundMe” dhe…

28/10/2026

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, Kurti kritika drejtësisë: Ka pasur lëshime, raporti i detajuar do publikohet nesër!

28/10/2026

Skandal dhe akuza për vjedhjen e fondeve të mbledhura në emër të protestës për të rrëzuar Qeverinë! Zhduken qindra mijëra euro nga një rrjet mashtruesish

28/10/2026

Koreja e Jugut gjobit Google dhe Apple me 42.7 milionë euro

28/10/2026

Superbuxheti 2027/ Tatimi mbi dividentin do rritet në 15%, Rama: Biznesi i madh do të kontribuojë më shumë!

28/10/2026

Kandidati presidencial brazilian, Bolsonaro largohet nga Brazili dhe mbërrin në Miami pas humbjes në zgjedhje

28/10/2026

Dita e 16-të e protestës, pas marshimit nëpër Tiranë studentët rikthehen te Ministria e Arsimit!

28/10/2026

Deklaratat e Mbappe, CMG e Kinës konfirmon marrjen e letrës së faljes nga Reali i Madridit!

28/10/2026

DETAJET/ Gjykata lë të lirë protestuesit e arrestuar në Tiranë, cakton masa sigurie për 10 persona

28/10/2026

Rritja e çmimit të banesave dhe qirave, mijëra qytetarë protestojnë para Parlamentit në Portugali!

28/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!
  • Shfrytëzonin për prostitucion një grua, Prokuroria e Beratit kërkon 21 vite burg për bashkëjetuesin dhe ‘menaxherin’ e klientëve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.