AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Mbështesim fort luftën kundër korrupsionit”/Altin Dumani takime me drejtuesit e lartë të BE

by SHT Media
20/11/2025
in Kronikë
6
0
“Mbështesim fort luftën kundër korrupsionit”/Altin Dumani takime me drejtuesit e lartë të BE
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i SPAK, Altin Dumani, zhvilloi një vizitë dyditore shumë të rëndësishme në Bruksel, ku u takua me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian nga DG NEAR, OLAF, DG JUST dhe kabinetet e komisionerëve për Zgjerimin dhe Punët e Brendshme. 

Gjatë takimeve, u vlerësuan arritjet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si edhe bashkëpunimi i ngushtë me institucionet e BE-së dhe partnerët ndërkombëtarë. 

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, theksoi mbështetjen e fortë të BE-së për SPAK-un dhe rëndësinë e vazhdimit të rezultateve të tij edhe në vitet e ardhshme, veçanërisht pas vitit 2026. Ai nënvizoi se përparimi drejt anëtarësimit në BE varet edhe nga puna e institucioneve të tjera shqiptare, jo vetëm e SPAK-ut. 

Postimi: 

Vizitë shumë e mirë dyditore në Bruksel e Kryeprokurorit të Posaçëm të Shqipërisë, Altin Dumani, i cili u takua me zyrtarë të lartë të BE-së: Gert Jan Koopman, Drejtor i Përgjithshëm i DG NEAR; Salla Saastamoinen, Drejtoreshë në detyrë e Përgjithshme në OLAF; Irena Moozová, Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e DG JUST; Marko Makovec, Shef i Kabinetit të Komisioneres për Zgjerimin Marta Kos dhe Alexander Winterstein, Shef i Kabinetit të Komisionerit për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner. 

Vizita dëshmon për arritjet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të gjithë bashkëbiseduesit vlerësuan forcën, qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë e SPAK-ut, si dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me agjencitë e BE-së, vendet anëtare dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. 

Ambasadori Silvio Gonzato: “BE-ja ka qenë dhe do të mbetet një mbështetëse e fortë e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit të nivelit të lartë dhe mashtrimit, si dhe në mbrojtjen e interesave financiare të BE-së. Ruajtja e rezultateve solide të SPAK-ut edhe nën drejtimin e tij të ri në vitin 2026 e më tej do të jetë kyçe për vazhdimin e progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Kjo është e rëndësishme për sigurinë e Shqipërisë dhe të BE-së dhe për forcimin e sundimit të ligjit. SPAK-u nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Edhe institucionet e tjera shqiptare duhet të bëjnë pjesën e tyre.” 

 

 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

28/10/2026

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

28/10/2026

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

28/10/2026

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

28/10/2026

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

28/10/2026

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

28/10/2026

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

28/10/2026

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

28/10/2026

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

28/10/2026

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

28/10/2026

“48 orë përpara, jo sonte për nesër”/ Opozita kundërshton mbledhjen për buxhetin 2027, Bardhi: Po na fyejnë!

28/10/2026

“Rikthim i psikozës diktatoriale”/ Alibeaj për aktin normativ: Rama i shpall luftë rrjeteve sociale, po e kthen shtetin në policor

28/10/2026

“Synimi ishte destabilizimi i vendit”/ Eksperti i sigurisë: Protestat në Tiranë janë zgjatim i atyre në Francë e Europë

28/10/2026

“Tani nis faza e dështimit”, analisti: Berisha përfaqëson interesat ruse në Shqipëri, Qori u materializua te Antifa

28/10/2026

Putin: Musk është gjeni, jemi në kontakt me të në lidhje me konstelacionet satelitore

28/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit
  • “Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.