AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Maska, paruke e armë”/Ja çfarë iu gjet 2 vite më parë Ragip Gilës. Si shpëtoi nga dënimi për armëmbajtje

by SHT Media
08/09/2025
in Kronikë
6
0
“Maska, paruke e armë”/Ja çfarë iu gjet 2 vite më parë Ragip Gilës. Si shpëtoi nga dënimi për armëmbajtje
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy vite më parë, në fillim të dhjetorit 2023, Ragip Gila u arrestua në Shkodër pasi iu gjetën në banesë një sërë sendesh të kundraligjshme.

Bëhet fjalë për maska, paruke, jelekë antiplumb, kokore metalike si të policisë, armë gjahu, municion luftarak dhe sende të tjera që dyshohet se do të përdoreshin nga grupet kriminale. Ragip Gilës iu gjetën gjithashtu edhe 1 kavanoz me 13 pako kanabis. Droga dyshohet se shitej në afërsi të shkollave, lokaleve dhe zona të ndryshme të Shkodrës.

Por teksa policia e arrestoi autorin e masakrës së sotme në Shkodër, Ragip Gila kreu vetëm më shumë se 1 vit burg dhe doli nga qelia në mars të vitit 2025.

Gjatë ditës së sotme u publikua vendimi i gjyqtarit të Shkodrës, Albert Keraj, që në 4 mars të këtij viti i hapi derën e qelisë 29-vjeçarit Gila, duke i caktuar shërbim prove për 5 vite me kusht që të mos kryente asnjë krim.

29-vjeçari Ragip Gila u dënua fillimisht nga Gjykata e Shkodrës me 5 vite burgim për prodhim dhe shitje droge. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 3.4 vite burg. Gila qëndroi në qeli më shumë se 1 vit, deri në sa në 4 mars të këtij viti, Ragip Gila u lirua përfundimisht. Në zbatim të nenit 59 të Kodit të Procedurës Penale, Ragip Gila u lirua me kusht nga Gjykata e Shkodrës. Dënimi i tij u pezullua dhe për 5 vite do të ishte në shërbim prove.

Por teksa Ragip Gila u dënua vetëm për drogën, ai ia hodhi paq për armët që iu gjetën dhe sendet e tjera.

29-vjeçari u akuzuar edhe për veprat “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, por këto akuza u pushuan për shkak se prekeshin nga amnistia vjetore. 6 muaj më vonë pas lirimit të tij me kusht dhe konvertimit të pjesës së mbetur të dënimit në shërbim prove, sot Ragip Gila vrau 2 persona në Shkodër dhe plagosi 2 të tjerë.

Të vrarë mbetën Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi). Ndërsa u plagosën Erogen Brajoviç alias Erogen Vaso, dhe kamerierja 25-vjeçare e lokalit ku ndodhi masakra. Vetë autori u arrestua pak minuta pas ngjarjes. Në polici ai tha se objektiv për të vrarë kishte Erogen Brajoviç alias Erogen Vaso, pjesë e grupit të Bajrave.

 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Fabrikat e vajit ndotin tokat në Fier, i shkarkojnë mbetjet në kanale, përrenj dhe lumenj!

05/11/2026

BE investon 525 milionë euro për startup-et e mikroçipave, synon të ulë varësinë nga SHBA dhe Azia

05/11/2026

“Ju përqafoj të gjithëve”- Ish-presidenti Thaçi reagon për mbështetjen dhe dënimin: Do të dal me çdo qelizë time të pastër në fund të këtij rrugëtimi!

05/11/2026

Gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Veteranët aksion përpara godinës së BE-së në Prishtinë!

05/11/2026

Alarm global kibernetik/ Hakerat po na hyjnë nëpër shtëpi! Nga frigoriferët te makinat, si po na sulmohet jeta e përditshme?

05/11/2026

Franca përfshihet sërish nga protestat dhe trazirat, përplasje me Policinë në disa qytete! Greva mbyll “Kullën Eifel”

05/11/2026

Zvicra heq sanksionet ndaj dy miliarderëve rusë Alisher Usmanov dhe Mikhail Fridman, ndjek hapat e BE-së!

05/11/2026

S’ka asgjë të keqe të jesh i majtë

05/11/2026

Izrael/ Lista e Përbashkët propozon zyrtarisht Eisenkot për formimin e qeverisë, problem mbeten partitë arabe!

05/11/2026

Shpërthimi tragjik në Elbasan me dy viktima, banorja rrëfen tmerrin: Menduam se ra tërmet! Na nxorën zjarrfikësit nga ballkoni

05/11/2026

Shefi i Sigurisë së Iranit takohet me Putinin në Moskë dhe i dorëzon mesazhin nga Udhëheqësi Suprem!

05/11/2026

“Serbia ka mundësi për fillim të ri”- Marta Kos takohet me listën studentore që fitoi zgjedhjet: Shkëputuni nga praktikat e vjetra!

05/11/2026

Analiza e REL: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

05/11/2026

Zgjedhjet në SHBA, ja pesë arsyet pse republikanët pësuan disfatë të thellë!

05/11/2026

Gary Kokalari i shkruan Sekretarit të Shtetit, Rubio: SHBA duhet të hetojë Berishën dhe Mediun, të dy ndikuan te ligjvënësit amerikanë!

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Fabrikat e vajit ndotin tokat në Fier, i shkarkojnë mbetjet në kanale, përrenj dhe lumenj!
  • BE investon 525 milionë euro për startup-et e mikroçipave, synon të ulë varësinë nga SHBA dhe Azia

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.