• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Sociale

Masakra me dherat/ Ku janë Bashkia e Tiranës dhe Policia Bashkiake?

30/04/2026
in Sociale
Masakra me dherat/ Ku janë Bashkia e Tiranës dhe Policia Bashkiake?

Situata alarmante në periferi të kryeqytetit ka marrë përmasa të reja pas denoncimit të CNA-së.

Përveç Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, i cili zbriti në terren për të verifikuar situatën, në vendngjarje ka mbërritur edhe Policia Kriminale.

Sipas informacioneve të siguruara, Policia Kriminale ka mbajtur procesverbalet përkatëse pasi ka konstatuar krimin mjedisor dhe pritet të regjistrojë një çështje penale, duke dërguar kallëzim në Prokurorinë e Tiranës.

Ndërsa institucionet shtetërore po lëvizin, pyetja që mbetet pa përgjigje është se ku po qëndron pushteti vendor, Bashkia e Tiranës, Policia Bashkiake ku janë?!

Si është e mundur që në një Tiranë ku dikur nuk bëje dot një lëvizje sado të vogël me një kamionçinë pa u kontrolluar, sot kamionë të tonazhit të rëndë bëjnë kërdinë në dritë të diellit.

Policia Bashkiake, e cila ka trumbetuar me të madhe për makinat dhe dronët e saj, duket se ka braktisur tërësisht kontrollin e territorit.

Është fakt se dikur Bashkia e Tiranës, me në krye Erion Veliajn, ishte bërë njësh me kompaninë e inceneratorit inekzistent të Tiranës, duke i shërbyer dhe vënë mjetet në dispozicion të landfillit të Sharrës, por që prej tejmbushjes së kapaciteteve të landfillit, bashkia nuk po bën asgjë për të mbrojtur mjedisin.

Situata bëhet edhe më e rëndë kur shihet se bizneset po e trajtojnë natyrën si landfill privat sepse shteti nuk po ofron zgjidhje.

Nëse landfilli i Tiranës nuk ka kapacitet, qeveria duhet të zgjidhë problematikën e tarifave të dherave, nëse ato janë të larta, duhet të ulen të bisedojnë që firmat e ndërtimit të mos i hedhin dherat në buzë të rrugës apo në lumë, por të ketë një venddepozitim të posaçëm për to. IKMT, Policia Bashkiake, Policia e Shtetit, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe të tjera institucione duhet të koordinohen, pasi një gjobë e izoluar nuk e zgjidh problemin. Situata aktuale ngre dyshime se kjo braktisje e territorit mund të jetë edhe e qëllimshme. Shqiptarët i paguajnë këto institucione që ato të funksionojnë dhe jo që bizneset të bëjnë çfarë të dëshirojnë në lumenjtë dhe rrugët e kryeqytetit./ CNA

Më të lexuarat

  • Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 21 ton kokainë dhe 43 të arrestuar, goditet super-rrjeti i drogës, autoritetet: Dega në Dubai financohej nga shqiptarët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ceuta, Trump dhe Maroku; Aleanca që po ngre pikëpyetje në Evropë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga përjashtim në model: Shqipëria si laborator i politikave evropiane të migracionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A janë Non- Gratat e Edi Ramës, karburant për partinë e re erdoganiste?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Opozita ‘qan’ për varfërinë / Pasuria përrallore e deputetit të PD Flamur Hoxha, godina, vila dhe apartament 1.2 milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Libri autobiografik / Bamir Topi: 21 Janari, si më kërkuan Berisha e Basha të ndërhyja tek kryeprokurorja Ina Rama për të tërhequr urdhër-arrestet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama prezanton kuptimin e “BESA”-s. Ja katër shtyllat dhe prova e parë në Zvërnec

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sulmet ruse në Kiev, Macron: Rusia duhet të paguajë çmimin për agresionin.

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!