AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Marrëveshja për klimën në udhëkryq, përplasjet për naftën dhe gazin zgjasin samitin e COP31 përtej afatit zyrtar

by Alb Times
22/11/2026
in Botë
6
0
Marrëveshja për klimën në udhëkryq, përplasjet për naftën dhe gazin zgjasin samitin e COP31 përtej afatit zyrtar

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bisedimet në samitin e OKB-së për klimën, COP31, në Antalia të Turqisë, pritet të vijojnë edhe gjatë së dielës, në ditën e dytë të punimeve jashtë afatit zyrtar, pasi vendet pjesëmarrëse nuk kanë arritur ende konsensus për një marrëveshje të re globale për klimën.

Në orët e para të së dielës u publikua një draft i ri, përmes të cilit Turqia dhe Australia, që bashkëdrejtojnë samitin, shpresojnë të kapërcejnë ndasitë mes shteteve. Megjithatë, dokumenti nuk përmban një referencë të qartë për angazhimin për “largimin gradual nga lëndët djegëse fosile”, çështje që kishte shkaktuar kundërshtime të forta dhe kërcënime për braktisjen e negociatave në ditët e mëparshme.

Drafti i ri përmend megjithatë angazhimin e marrë nga vendet tre vite më parë për t’u larguar nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile. Për herë të parë, ai pranon gjithashtu se bota është në rrugën e tejkalimit të objektivit kyç të Marrëveshjes së Parisit për kufizimin e rritjes së temperaturës globale nën 1.5 gradë Celsius.

Presidenti i samitit dhe ministri turk i Mjedisit, Murat Kurum, u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje. Duke folur për BBC-në, ai tha se ishte “shpresëplotë” për një përparim, ndërsa para delegatëve deklaroi se palët ishin më pranë se kurrë një dakordësie për çështjet e mbetura.

Por ky optimizëm nuk ndahet nga Bashkimi Europian, i cili, sipas BBC-së, e konsideron tekstin e ri një hap pas. BE-ja dhe shtetet e Paqësorit kanë këmbëngulur që angazhimi për largimin nga lëndët djegëse fosile të përfshihet në marrëveshjen përfundimtare.

Një tjetër pikë e pazgjidhur mbetet financimi për vendet në zhvillim, veçanërisht për masat e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike. Grupi i vendeve afrikane pritet të jetë i pakënaqur me draftin e fundit, pasi ai nuk përcakton një shumë konkrete për financimin, por e shtyn këtë vendim për takime të ardhshme.

Versionet e mëparshme të dokumentit parashikonin rritjen e financimit për përshtatjen në 120 miliardë dollarë deri në vitin 2035, por kjo shifër u hoq nga draftet pasuese.

“Ne nuk kemi ardhur këtu për të lypur, por për të kërkuar atë që me të drejtë u takon popujve tanë, të cilët po vuajnë pasojat e aktiviteteve njerëzore të vendeve të zhvilluara”, deklaroi ministrja e Mjedisit e Ganës, Zanetor Agyeman Rawlings, e cila drejton Grupin Afrikan të negociatorëve.

Përplasjet për karburantet fosile dhe objektivin 1.5 gradë

Përfshirja e një angazhimi për largimin nga nafta, gazi dhe qymyri është kthyer në pikën kryesore të përplasjes mes vendeve pjesëmarrëse. Një grup shtetesh, mes tyre Panamaja, Ishujt Solomon, Bregu i Fildishtë dhe vendet e BE-së, kanë kërkuar rikthimin e këtij angazhimi në tekstin përfundimtar, pasi vendet prodhuese të naftës, të udhëhequra nga Arabia Saudite, kundërshtuan përfshirjen e tij.

Ministri i Mjedisit i Panamasë, Juan Carlos Navarro, deklaroi se nuk është e pranueshme që një samit i OKB-së për klimën të përfundojë me një marrëveshje që nuk përmend fare lëndët djegëse fosile. Ndërsa ministri i Klimës i Tuvalusë, Maina Talia, e cilësoi këtë çështje si një vijë të kuqe për vendin e tij, duke theksuar se bëhet fjalë për shkakun kryesor të krizës klimatike.

Ministrja franceze e Tranzicionit Ekologjik, Monique Barbut, kritikoi gjithashtu referencat në draftet e mëparshme për teknologjitë e kapjes dhe ruajtjes së karbonit, duke paralajmëruar se ato mund të përdoren si justifikim për vazhdimin e djegies së naftës dhe gazit. Në tekstin e fundit, angazhimet për këto teknologji janë reduktuar, çka mund të lehtësojë disa nga kundërshtimet e BE-së.

Ndërkohë, Australia, përmes ministrit të saj për Ndryshimet Klimatike dhe Energjinë, Chris Bowen, ka argumentuar se samiti duhet të përqendrohet te zbatimi i angazhimeve dhe kalimi drejt burimeve të pastra të energjisë, duke kundërshtuar nevojën për formulime të tjera mbi lëndët djegëse fosile.

Rreziku i dështimit të marrëveshjes

Takimi i delegacioneve, i parashikuar të mbahej në orën 09:00 sipas kohës lokale, është shtyrë sërish. Negociatat kanë kaluar tashmë afatin fillestar të së premtes dhe po i afrohen kohëzgjatjes më të madhe në historinë e samiteve COP.

Nëse vendet nuk arrijnë konsensus, siç kërkohet nga procesi i negociatave të OKB-së për klimën, bisedimet mund të pezullohen deri vitin e ardhshëm. Një situatë e tillë ka ndodhur vetëm një herë që nga nisja e këtyre samiteve në vitin 1995.

Komisioneri i BE-së për Klimën, Wopke Hoekstra, kishte paralajmëruar se nëse blloku nuk do të arrinte të siguronte masat e nevojshme për veprimin klimatik, atëherë “nuk do të ketë marrëveshje”. Nga ana tjetër, negociatorja kryesore e Mbretërisë së Bashkuar, Miatta Fahnbulleh, u shpreh se ekipi i saj vijonte të punonte për arritjen e një dakordësie.

Përpjekjet për kompromis përfshinë edhe një takim mes Bashkimit Europian dhe Arabisë Saudite, dy palë që kanë qëndrime të kundërta për të ardhmen e karburanteve fosile.

Ndërkohë, aktivistët dhe organizatat mjedisore kanë kritikuar ashpër ecurinë e negociatave. Mohamed Adow, nga organizata Powershift Africa, e cilësoi këtë si “COP-in më të keq ndonjëherë”.

Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Analiza e REL/ Sa larg mund të shkojë dora e shtetit të Kosovës në Hagë?

22/11/2026

Të shqetësohemi për euron nën 90 lekë?

22/11/2026

Evropa drejt një kthese politike, zgjedhjet në katër shtetet kyçe mund të sjellin në pushtet bllokun euroskeptik që trondit Brukselin

22/11/2026

Alarm në Detin Baltik, anija ruse e goditur nga dronët vijon të digjet në ujërat finlandeze

22/11/2026

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, 40-vjeçari në Libohovë arrestohet pas 2 orësh negociata me policinë

22/11/2026

Balla paralajmëron ndryshime për blegtorët, TVSH-ja e qumështit ulet në 6%

22/11/2026

Marrëveshja për klimën në udhëkryq, përplasjet për naftën dhe gazin zgjasin samitin e COP31 përtej afatit zyrtar

22/11/2026

Grabitën 22 mijë euro, 800 mijë lekë dhe bizhuteri në Durrës, policia zbulon ku i fshehën sendet e vjedhura

22/11/2026

Nga Portugalia drejt Athinës me 15 kg kanabis në valixhe, arrestohet shqiptari

22/11/2026

120-vjetori i Shoqatës “Tomorri”, Begaj: Një trashëgimi që na vjen nga shekujt, detyra jonë ta ruajmë

22/11/2026

Çfarë ndodhi në Qafë-Thanë? Himni shqiptar në Pustec ndez debat në konferencën me Mickoskin, gazetari nga Tetova përplaset me Ramën

22/11/2026

“Në lojë është vetë jeta ime”, Veliaj refuzon operacionin në Fier: Nuk i besoj atij që më internoi

22/11/2026

Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve që takuan Ramën: Linçimi dhe frikësimi janë terrorizim i hapësirës publike

22/11/2026

Protesta në Tiranë, policia procedon 10 persona dhe vendos 13 gjoba administrative

22/11/2026

“Sikur ma prenë kokën”, Spiropali thyen heshtjen pas Asamblesë dhe lajmeve për hetimet e SPAK: Jam si qeniet mitologjike, më dalin 7 të tjera…!

22/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Analiza e REL/ Sa larg mund të shkojë dora e shtetit të Kosovës në Hagë?
  • Të shqetësohemi për euron nën 90 lekë?

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.