• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Maniak në të punuar, e tepronte me seriozitetin”, nga Ndriçim Xhepa te Bujar Asqeiu, si e kujtojnë kolegët pun

05/12/2023
in Kryesore
“Maniak në të punuar, e tepronte me seriozitetin”, nga Ndriçim Xhepa te Bujar Asqeiu, si e kujtojnë kolegët pun

Të tronditur, të trishtuar dhe plot dhimbje për ndarjen nga jeta të kolegut, mikut, dhe artistit të njohur Mirush Kabashi. Kështu janë shprehur kolegët e artistit dhe aktorit të mirënjohur, Mirush Kabashi i cili dha frymën e fundit mesnatën e këtij 5 dhjetori. Ata kanë rrëfyer si e kanë njohur ndër vite, nëpërmjet roleve të shumta që i kanë bërë bashkë, duke treguar se ai spikaste për vullnetin e tij ndaj punës dhe perfeksionimit.

Aktori Ndriçim Xhepa u kthye pas në kohë, kur luajti për herë të parë me Kabashin në filmin ‘Kohë e largët’, ndërsa theksoi se ky i fundit ishte maniak i përpikërisë.

“Lajm i trishtë në këtë mëngjes dhjetori. Është lajm i trishtë për bashkëshorten, për dy vajzat e tij dhe komunitetin e teatrit të Durrësit, ku punoi për shumë vite. Ka pasur edhe prezencë në televizionin shqiptar, në spektakle të fundvitit dhe më pas erdhi në teatrin Kombëtar pas viteve 2000. Ka bashkëpunuar me të gjithë kolegët. Ishte prezent në shumë institucione dhe për spektatorin dhe artdashësit që prekën artin e tij. Mirushin, e kam takuar shtatorin që kaloi. E pashë mirë nga ana psiko-fizike, pasi kishte disa kohë që vuante nga kjo sëmundje e rëndë. Ishte natyrë vitale, sikur nuk e ndjeje fare që ai kalonte një situate të tillë. Ndejmë dhe biseduam dhe menduam se do t’ia kalonte. Por ja që s’paska qenë e thënë. Pasi ai ishte notar, sportist, nuk përdorte alkool dhe as cigare, por nuk qenka e shkruar. Ishte një aktor punëtor, maniak dhe me ekzigjenca të mëdha. Ne jemi bashkuar në javët e fundit të filmit ‘Kohë e largët’, ishim në ishullin e Prespës dhe punuam vetëm bashkë dhe vura re një maniakëri”, tha Xhepa për News 24.

Aktorja Zamira Kita tha se është njohur me Kabashin që në rininë e saj dh kanë pasur një miqësi të fortë. Ndër të tjera ajo tha se Kabashi ishte një artit i madh i skenës shqiptare dhe sa herë që shkonte në festivalin ‘Koko Fest’ jepte ide dhe sugjerime për përmirësim.

“Kjo është një ditë jo e mirë për skenën dhe artdashësit shqiptarë. Lidhja me Kabashin është shumë e hershme. Kam krijuar dhe një miqësi të fortë me të. Mirushi zhvillonte ide për të perfeksionuar festivalin e ‘Koko Fest’. Karriera e tij dhe mjeshtëria e madhe e tij ka bërë që të jetë ‘Nderi i Kombit’ dhe mjeshtri i madh i skenës. Ne jo vetëm që kemi ndjekur shfaqjet, por jemi përpjekur që së bashku të shëtisnim në vende të bukura turistike të Korçës, ku ne kemi marrë kënaqësi. Doja të shprehja ngushëllimet për familjarëve, komunitetet artistik dhe kujtdo që ka ndjekur veprat e tij”, u shpreh Kita.

Bujar Kapexhiu e cilësoi një humbje të madhe, ndërsa theksoi se ai ishte tepër i veçantë për nga talenti.

“Një humbje e madhe për familjen, miqtë, shokët dhe artin shqiptar. Themi shpesh për aktorët dhe regjisorët që janë të rrallë, por për Mirushin fjala e sinqertë është; një aktor dhe artist i rrallë. Ai ka qenë një aktor i talentuar, virtuoz. Atë e dallonte nga të tjerët, serioziteti, këmbëngulja dhe puna që bënte me rolin, madje ne thonim; e tepron më këtë seriozitet. Mbi këtë material më pas kishte një punë të jashtëzakonshme. Ai kishte korrektesë për gjithçka.”, tha ai.

Aktori Bujar Asqeriu tregoi se  Mirush Kabashin kishte një impenjim të jashtëzakonshme para publikut dhe mikrofonit dhe papritur ai kthehej në një magjistar. Ndër të tjera, ai tha se Mirush Kabashi tregoi se Shqipëria paska aktorë të kalibrit botëror.

“Mirush Kabashi ishte nja aktorët e rrallë tragjik-komik të artist shqiptar. Së pari më lejoi të shpreh ngushëllimet. Pas dhjetëra roleve në kinematografi dhe skenike krijoi një figurë të artit shqiptar. Ne rolin e ‘Sokrati’ krijoi një rol të madh. Ne jemi njohur bashkë prej shumë kohësh, merrnim pjesë në evente poezie dhe nuk linim asnjë event pa shkuar. Ai shkëlqente në poezi. Kishte një impenjim të jashtëzakonshme para publikut dhe mikrofonit, papritur ai kthehej në një magjistar. Për Mirushin duhet të flasësh shumë për këtë figurë të ndritur të artit shqiptar”, u shpreh Asqeriu.

Aktori Vasjan Lami ka kujtuar përmes një lidhjeje telefonike për News24 njohjen dhe bashkëpunimet me Kabashin.

“Publiku ka adhuruar çdo rol të Mirush Kanashit. Ishte i veçantë. I jepje punën dhe rrije rehat. Ka qenë shumë vital, familjar, ai iku i ri. Ai në Durrës, hidhej nga porti dhe shkonte te Iliria dhe kthehej pas. Ai ka qenë skiator i mirë. Më vjen keq që gjithë ky angazhim fizik nuk ta shpërblen. Ai ishte shumë korrekt, elegant. Në koncertet poetike e ftoja Mirushin dhe ai më tregonte materialet. Asgjë nuk ka qenë e shpërblyer sa meritojë për artistët. Aktori është profesion i privilegjuar, ke dhe adhurim në popull. Ne bëjmë 5 lekë punë dhe na e shohin të gjithë, por është profesion me përgjegjësi, pasi vihesh përballë dhe gjykohesh nga shumë njerëz. Jetesa këtu është e pallogaritshëm, është qesharake!”, tha ai.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!