Këtë të enjte, Policia në Paris lëshoi një dekret për ndalimin e tubimeve dhe demonstratave në pjesë të caktuara të kryeqytetit. Ndalimet në Paris do të zgjasë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes dhe do të zbatohet në zonat pranë monumenteve kryesore, përfshirë pallatin presidencial Elysee, selinë kryeministrore Matignon, dy dhomat e parlamentit Asamblenë Kombëtare dhe Senatin si dhe zonat turistike si muzeu i Louvrit dhe Champs-Elysee.
Zona të tjera ku tubimet janë të ndaluara janë Sheshi i Bastijës, Sheshi i Republikës dhe zona tregtare Chatelet-Les Halles, e cila u dëmtua rëndë nga grabitësit gjatë protestave të fundjavës që lamë pas. Nisur nga ato ngjarje, presidenti Emmanuel Macron paralajmëroi se nuk do të lejojë organizatorët e sulmeve të dhunshme të shkaktojnë kaos në demonstratat e planifikuara për më 24 tetor.
Protestat kundër kostos në rritje të jetetës në Francë, që nxorrën në rrugë mbi 500 mijë persona fundjavën e kaluar, erdhën pas katër javë protestash të nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve për përmirësimin e kushteve në arsim.
Të frymëzuar nga Franca, edhe në Greqi, mijëra studentë dhe mësues marshuan në qendër të Athinës ku protestuan kundër kostos së lartë të jetesës, ndërsa kërkuan më shumë fonde dhe kushte më të mira në arsimin publik dhe rritje pagash për mësuesit.
Mbi 3 mijë forca policore u angazhuan gjatë tubimit për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Italia, Belgjika, Spanja dhe Portugalia janë përballar me protesta në ngjashme të të rinjve.

