AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Lufta në Lindjen e Mesme, Irani pretendon se ka shkatërruar një radar amerikan në Bahrein!

by Alb Times
13/11/2026
in Botë
6
0
Lufta në Lindjen e Mesme, Irani pretendon se ka shkatërruar një radar amerikan në Bahrein!

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) pretendojnë se e kanë shkatërruar një radar amerikan për paralajmërim të hershëm në Bahrejn, në shenjë hakmarrjeje për një sulm ajror gjatë natës në qytetin e portit Sirikut, pranë Ngushticës së Hormuzit.

Ky pretendim, i publikuar nga mediat shtetërore më 13 nëntor, nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur. As Uashingtoni dhe as Manama nuk kanë reaguar deri tani.

“Disa orë më parë, luftëtarët e Forcave Ajrore dhe Hapësinore të IRGC-së shënjestruan dhe shkatërruan radarin amerikan të paralajmërimit të hershëm në ishullin e Bahrejnit, në përgjigje të agresionit ajror të armikut kundër një kulle telekomunikacioni në Sirik”, thuhet në një deklaratë të IRGC-së.

IRGC-ja e cilësoi sulmin si “paralajmërim serioz” për “armikun agresor”, që t’i ndalojë “provokimet ajrore dhe kontrabandën me naftë” në Ngushticën e Hormuzit.

Më herët, agjencia zyrtare iraniane e lajmeve, IRNA raportoi se Siriku ishte goditur nga një sulm i “armikut”. Agjencia nuk e identifikoi autorin e sulmit dhe nuk dha hollësi për dëme apo viktima të mundshme.

As IRGC-ja nuk i fajësoi drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara për sulmin në Sirik.

Sirik, i cili ndodhet në bregdetin e Hormuzit dhe është baza e një pjese të rrjetit iranian të radarëve dhe komunikimit për mbikëqyrjen e kësaj rruge detare, është goditur disa herë që nga fillimi i luftës, më 28 shkurt, me sulmet amerikane dhe izraelite.

Teherani ka raportuar më parë për sulme ndaj infrastrukturës së telekomunikacionit në këtë qytet dhe është kundërpërgjigjur me sulme ndaj objekteve amerikane në Bahrejn, ku ndodhet Flota e Pestë e Marinës amerikane.

Shkëmbimi i fundit i sulmeve vjen një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni nuk ka më nevojë për marrëveshje me Teheranin.

“Nuk kemi nevojë për marrëveshje me Iranin. Ato ditë kanë kaluar prej kohësh”, shkroi Trump në rrjetin e tij Truth Social më 12 nëntor. “Ne i kemi paratë e tyre, qindra miliarda dollarë, dhe e kemi Ngushticën e tyre!”

Në të njëjtin postim, Trump tha se i kishte kërkuar nënpresidentit JD Vance që ta përqendronte “tërë vëmendjen e tij” te ajo që ai e cilësoi si korrupsion dhe kriminalitet në qytetet dhe shtetet e drejtuara nga demokratët.

Vance kishte shpenzuar muaj të tërë duke udhëhequr përpjekjet amerikane për të siguruar një armëpushim dhe për t’i ringjallur bisedimet bërthamore me Iranin.

Ky zhvillim erdhi një ditë pasi gazeta The Ëall Street Journal raportoi se Vance po shqyrtonte mundësinë e zhvillimit të bisedimeve të drejtpërdrejta me një zyrtar të lartë të sigurisë së Iranit.

Shayan Samii, analist i sigurisë kombëtare me bazë në SHBA, tha për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë se Trump duket se po ndjek një politikë “as të luftës, as të negociatave”.

“Trump tani po përpiqet ta arrijë përmes presionit ekonomik atë që nuk do të mund ta arrinte përmes një ndërhyrjeje ushtarake”, tha Samii. “Ai nuk e ka përjashtuar ndërhyrjen ushtarake si mundësi”.

Ai shtoi se anashkalimi i Vance tregon se Trump ia ka “besuar çështjen e luftës” sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Sipas Samiit, mesazhet kontradiktore nga Teherani po e dëmtojnë gjithashtu besueshmërinë e Iranit.

“Kur [ministri i Jashtëm Abbas] Araqchi thotë se do të negociojmë, ndërsa [zyrtari i sigurisë] Mohsen Rezaei thotë se nuk do të ketë negociata derisa Amerika t’i pranojë shtatë kushtet tona, udhëheqësit botërorë arrijnë në përfundimin se në Republikën Islamike nuk ka ‘vendimmarrës të besueshëm’”, tha ai.

Kushtet përfshijnë përfundimin e bllokadës detare amerikane ndaj Iranit, lirimin e aseteve të ngrira iraniane dhe ndalimin e luftimeve në të gjitha frontet. Rezaei ka këmbëngulur se Uashingtoni duhet t’i pranojë kërkesat e Teheranit para se të rifillojnë negociatat ose të rihapet Ngushtica e Hormuzit.

Trump paralajmëroi gjithashtu se Irani “nuk do të ekzistojë edhe për shumë kohë”, nëse vret ndonjë zyrtar të lartë amerikan. Deklarata e tij pasoi raportimet se sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, ishte zhvendosur në një bazë ushtarake për shkak të kërcënimeve iraniane.

Tensionet po rriten edhe në zonën e Ngushticës së Hormuzit, të cilën Irani është përpjekur ta mbyllë që në ditët e para të luftës.

Më 12 nëntor, ushtria iraniane tha se dy cisterna nafte ishin përfshirë nga zjarri pasi kishin hasur në mina detare në pjesën lindore të ngushticës. Sipas saj, anijet kishin hyrë në një “zonë të ndaluar dhe të pasigurt”.

Javët e fundit janë raportuar shpërthime të shumta në anije, të shkaktuara ose nga sulmet me dronë, ose nga minat detare.

Ndërkohë, Asambleja e Ekspertëve e Iranit, detyra kryesore e së cilës është emërimi i udhëheqësit suprem, deklaroi se tërheqja nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore është bërë “domosdoshmëri e pashmangshme”. Kjo deklaratë vjen në kohën kur në Iran po shtohet debati për zhvillimin e armëve bërthamore.

Trump ka deklaruar vazhdimisht se parandalimi i pajisjes së Iranit me armë bërthamore është qëllimi kryesor i luftës. /REL/

Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

VIDEO/ Nga ndjekja në mes të rrugës duke qëlluar me armë, te përplasja e makinës së “rivalit”, dënohet me 15 vite burg shqiptari në Angli (Emri)

13/11/2026

U përlesh me Policinë dhe shkatërroi ambientet e Komisariatit nr. 2, kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në ish-“Bllok”

13/11/2026

Moti i keq/ Nesër reshje shiu e shtrëngatë, e diela me surpriza! Ja parashikimi i moti për ditët në vijim

13/11/2026

Tregu botëror i naftës drejt stabilizimit, oferta pritet të tejkalojë kërkesën në tremujorin e fundit të vitit!

13/11/2026

U përlesh me gjashtë policë gjatë protestës së dhunshme, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klevin Metajn dhe e liron në “detyrim paraqitjeje”!

13/11/2026

Zbulohet studimi i Parlamentit Europian: Shqipëria pranë BE-së, hapa të shpejtë në negociatat e anëtarësimit, objektiv mbyllja në 2027-ën!

13/11/2026

Lufta në Lindjen e Mesme, Irani pretendon se ka shkatërruar një radar amerikan në Bahrein!

13/11/2026

Kolateral edhe në fazë ndërtimi, të dëmtuarit nga tërmeti përfitojnë nga strehimi social

13/11/2026

Tradita mijëravjeçare e “Mazu”-së përhapet në botë përmes transmetimit shumëgjuhësh!

13/11/2026

Nesër mblidhet Asambleja e PS-së, zbardhet axhenda! ja kush janë emrat që po qarkullojnë për Bashkinë e Tiranës

13/11/2026

VIDEO/ Skenë si në filma, 4 grabitës me kallashnikovë bastisin argjendarinë në zemër të Parisit! Largohen në mes të ditës me 1 mln euro

13/11/2026

Itali/ Masakroi me 22 goditje thike bashkëshorten, nis gjyqi për Nikollaq Hudhrën! Djemtë dëshmojnë kundër tij

13/11/2026

Lufta kibernetike/ Shkolla dhe aeroporte në shënjestër, ministri francez: Pas kërcënimeve mund të jetë Rusia

13/11/2026

Reforma Zgjedhore, Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi kundër Ramës! Lista plotësisht të hapura dhe një zonë e vetme kombëtare

13/11/2026

Zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, KQZ zbulon kur publikohet lista e parë e zgjedhësve

13/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • VIDEO/ Nga ndjekja në mes të rrugës duke qëlluar me armë, te përplasja e makinës së “rivalit”, dënohet me 15 vite burg shqiptari në Angli (Emri)
  • U përlesh me Policinë dhe shkatërroi ambientet e Komisariatit nr. 2, kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në ish-“Bllok”

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.