AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Lokalet 2027/ Balla: Nuk kemi një propozim për datën, respektojmë kompetencën e presidentit

by Alb Times
29/10/2026
in Politikë
6
0
Lokalet 2027/ Balla: Nuk kemi një propozim për datën, respektojmë kompetencën e presidentit

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka mbajtur deklaratë për shtyp pas përfundimit të seancës plenare. Balla tha se sot është miratuar kalendari për shqyrtimin e buxhetit të shtetit.

Balla i bëri thirrje dhe Partisë Demokratike për të marrë pjesë në votimin e buxhetit prej 10 miliardë dollarësh.

“Opozita vazhdoi me kaos. Sot u miratua dhe kalendari i shqyrtimit të buxhetit. Kemi buxhetin e parë mbi 10 mld euro në historinë tonë si shtet. Edhe paketa fiskale me lajme po aq të mira. 150 mln euro i kthehen buxheteve të familjes shqiptare. Biem të gjithë dakord që edhe opozita duhet të marrë pjesë në votim, duhet të votojë dyfishimin e rritjes së pensionit siç e kemi premtuar viti e kaluar”, tha Balla.

Nesër presidenti i Republikës Bajram Begaj do të presë për konsultime partitë politike për të diskutuar mbi një datë për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në pranverën e ardhshme. Balla tha se PS nuk do të shkojë me një propozim, ndërsa kërkoi që PD të përfshihet në konsultime dhe në votimin e projektligjeve që lidhen me KQZ.

“Presidenti i republikës, në Kuvend sapo u votuan dy vendimet kërkesa të KQZ që lidhen me angazhimin e punonjësve, me kohë të pjesshme. Nuk e gjej të arsyeshme që pse PD nuk i votoi. Nuk do të shkojmë me një datë zgjedhje duke respektuar kompetencën e plotë të Begajt, që mes 15 prillit dhe 15 maj”, tha Balla.

Në Kuvend u votua sot dhe ligji i ri për Bankën e Shqipërisë ku përcaktohet ndalimi i çdo forme arrestimi apo kontrolli personal e të banesës për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë dhe zv. guvernatorë për vepra që lidhen me detyrën, pa marrë më parë një autorizim nga Gjykata Kushtetuese. Balla tha se ligji është hartuar në bazë të dispozitave me BE-së.

“Ligji për Bankën e Shqipërisë ka marrë dritën jeshile për të gjitha nenet nga Komisioni Evropian. Është pjesë e procesit të integrimit”, tha Balla.

Referuar pretendimeve të kryebashkiakut Erion Veliaj apo ish-presidentit Ilir Meta për keqtrajtim në institucionet e paraburgimit, Balla tha se rastet i janë referuar Ministrisë së Drejtësisë dhe se do të bëhen verifikimet përkatëse.

“Jo për shokun tim Erion Veliaj, por për këdo tjetër, kushdo që më ka dërguar si deputet një ankesë, padyshim që ja kam kaluar ministrave të Drejtësisë. Rasti në fjalë nuk lidhet me ministrin Gogu. Edhe nga ish-Presidenti Ilir Meta kam marrë ankesa. Do verifikohet jo vetëm nga Avokati i Popullit e ministri i Drejtësisë. I kam kërkuar Komisionit të Mbikëqyrjes, në kuadër të punës që ka, të mbikëqyrë këtë çështje. Kam besim që edhe çështja në fjalë do të duhet të trajtohet në kuadër të procesit të integrimit në BE, ku duhet të plotësohen të gjitha kriteret që lidhen me trajtimin e të paraburgosurve”, tha Balla.

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Kaloi me sukses ndërhyrjen në sy, Vishkulli: Kur Zoti vendos të bëjë një mrekulli, asgjë nuk është e pamundur

29/10/2026

Veliaj në të njëjtin burg me vrasësin e katër grave, ndaj të cilit mbajti qendrim publik

29/10/2026

Armëpushimi në Oleshki hyn në ditën e tretë, shpresat për ndihmë humanitare ndeshen me frikën nga dëbimet

29/10/2026

“Do e kishit mbushur me kamera këtu”, Meta me akuza të forta në sallën e gjyqit

29/10/2026

Paradoksi i votës arabe/ Vendimtare për të mundur Netanyahun, por askush nuk i do në qeveri

29/10/2026

Tragjedi në festën kombëtare të Turqisë, shembet masivi shkëmbor në Kapadokia! Viktima dhe të plagosur (VIDEO)

29/10/2026

Ndërron jetë ish-ministrja e Spanjës, e plagosur në aksidentin fatal mes dy trenave! Bilanci i viktimave arrin në 69

29/10/2026

Estonia forcon kufirin me Rusinë, planifikon ndërtimin e 150 bunkerëve ushtarakë

29/10/2026

KQZ-ja rrëzon akuzat e Netanyahut: Nuk ka prova për vjedhje votash nga partitë arabe

29/10/2026

Lokalet 2027/ Balla: Nuk kemi një propozim për datën, respektojmë kompetencën e presidentit

29/10/2026

Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit

29/10/2026

Ngrohja globale kërcënon shtëpizat malore në Alpet Zvicerane: Gjysma e tyre në rrezik shembjeje nga shkrirja e ngricave

29/10/2026

Kandidatët kryesorë për të zëvendësuar presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde

29/10/2026

“Veliaj, me tre të dënuar përjetë” / Avokati: Njëri prej tyre, personazh i njohur i krimit!

29/10/2026

Gjermania dhe Koreja e Jugut thellojnë partneritetin e sigurisë mes shqetësimeve Rusi-Kore e Veriut

29/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kaloi me sukses ndërhyrjen në sy, Vishkulli: Kur Zoti vendos të bëjë një mrekulli, asgjë nuk është e pamundur
  • Veliaj në të njëjtin burg me vrasësin e katër grave, ndaj të cilit mbajti qendrim publik

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.