AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Lihet në burg 32-vjeçari që vrau djalin e xhaxhait në Vlorë, ja çfarë deklaroi në gjyq

by SHT Media
05/11/2025
in Kronikë
6
0
Lihet në burg 32-vjeçari që vrau djalin e xhaxhait në Vlorë, ja çfarë deklaroi në gjyq
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një seancë gjyqësore që zgjati rreth dy orë në Gjykatën e Vlorës, togat e zeza i komunikuan masën e sigurisë “arrest në burg” Bertil Alliajt, i cili katër ditë më parë ekzekutoi me armë zjarri djalin e xhaxhait, Dalan Alliaj.

Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie dhe me dyer të mbyllura, ndërsa Bertil Alliaj u shoqërua për në sallën e gjyqit nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

A2 CNN mëson se para gjyqtarëve të çështjes Alliaj ka deklaruar: “Nuk jam në gjendje të flas, jam dakord me çdo gjë që thotë avokati”. Ai përfaqësohej në seancë me avokatin Redi Llanaj.

Bertil Alliaj ekzekutoi kushëririn e tij Dalan Alliaj katër ditë më parë në fshatin Gjorm të Vlorës.

Vrau djalin e xhaxhait, Bertil Alliaj paraqitet në gjykatë nën masa të rrepta sigurie
32-vjeçari u arrestua në malet e fshatit Gjorm pas disa orë kërkimesh nga policia pas ngjarjes së rëndë. Përmes një njoftimi, Policia sqaroi se ishte sekuestruar edhe arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar si e përdorur në këtë ngjarje, së bashku me 10 fishekë.

Ai është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar në mungesë me 35 vite burg për vrasje dhe rezultonte i shpallur në kërkim si autor i masakrës së Çoles ku mbetën të vrarë tre të rinj.

Një konflikt për motive banale degjeneroi në përdorimin e armëve të zjarrit nga dy grupe me tre djem të moshave 18-21 vjeç secili dhe la pas tre viktima. Të dënuar më parë për masakrën e Çoles janë edhe Aleksander Llanaj si dhe Ani Begaj i kapur dy vite më parë pas disa viteve në arrati, ndërsa Bertil Alliaj kishte qenë në arrati prej vitit 2015.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Mbetjet e rrezikshme u lanë në mjedis të hapur, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj kompanisë ‘AlbChrome’

31/10/2026

EMRI/ Dhunoi me pasojë vdekjen bashkëshorten në vitin 2022, arrestohet 38-vjeçari në Durrës! Greqia e kishte deportuar, Gjykata…

31/10/2026

Flakët përfshijnë për herë të dytë në pak kohë fabrikën e kafes në Pogradec! Nuk ka të lënduar, hetime për shkaqet (VIDEO)

31/10/2026

Flavio Bolsonaro: Ika nga Brazili për t’i shpëtuar persekutimit

31/10/2026

Rusia bombardon Kievin me dronë, kryeqyteti ukrainas mbetet pa energji elektrike

31/10/2026

Protestat në Francë, ndalohen tubimet në qendër të Parisit, rikthehen oraret policore nga frika e përshkallëzimit!

31/10/2026

Gjykata: Administrata Trump të ndërpresë kërcënimet për të ndjekur penalisht zyrtarët zgjedhorë

31/10/2026

Zjarri i fuqishëm përpin gjatë natës disa magazina në Gjirokastër, dëme të mëdha, shkaqet ende të panjohura!

31/10/2026

Rama bën sërish thirrje për dialog disa orë para protestës, lë ftesat mbi sofrën e gurtë para Kryeministrisë! (VIDEO)

31/10/2026

Kryeministri Carney: Kanadaja synon të bëhet ‘anëtari i parë i asociuar’ i BE-së deri në qershor 2027

31/10/2026

Franca përgatitet për një valë të re protestash për Halloween, në gatishmëri 70,000 policë

31/10/2026

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

30/10/2026

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

30/10/2026

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

30/10/2026

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

30/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Rrezikon biznesin”- Edhe Dhoma Britanike e Tregtisë kundër paketës fiskale të Qeverisë, propozimi që bën: Shtyjeni me pesë vite!
  • Mbetjet e rrezikshme u lanë në mjedis të hapur, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj kompanisë ‘AlbChrome’

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.