AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

by Alb Times
09/11/2026
in Botë
6
0
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
302
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Jensen Huang, themeluesi dhe drejtuesi i Nvidia-s, ka pranuar tradhtinë ndaj bashkëshortes së tij, me të cilën është i martuar prej 40 vitesh, duke kërkuar falje për lëndimin që u ka shkaktuar asaj dhe fëmijëve të tyre. Në një deklaratë të shpërndarë të dielën me punonjësit e kompanisë, Huang tha se nuk ka asnjë justifikim për veprimet e tij.

“Veprimet e mia e lënduan atë dhe fëmijët tanë. Nuk ka asnjë justifikim për atë që bëra. Më vjen shumë keq”, u shpreh ai.

Duke iu drejtuar stafit të Nvidia-s, drejtuesi i kompanisë pranoi se kishte zhgënjyer edhe kolegët e tij dhe nuk kishte përmbushur përgjegjësinë që kishte ndaj tyre.

“Përgjegjësia ime është t’ju shërbej dhe të jem i denjë për besimin tuaj. Unë nuk e kam përmbushur këtë përgjegjësi”, tha Huang.

Në të njëjtën deklaratë, ai iu referua edhe dyshimeve për një operacion të mundshëm spiunazhi nga Kina, duke konfirmuar se do të bashkëpunojë me hetimin e nisur nga bordi drejtues i Nvidia-s.

“Lidhur me shqetësimet e sigurisë kombëtare të ngritura në raportet e lajmeve, Bordi i Drejtorëve të Nvidia-s ka nisur një hetim të pavarur. Unë e mbështes hetimin dhe do të bashkëpunoj plotësisht”, deklaroi ai.

“E dua vendin dhe kompaninë tonë. Jam i përkushtuar për të mbrojtur Nvidia-n dhe për të mbështetur sigurinë kombëtare të Amerikës. Jam krenar dhe mirënjohës që jam amerikan”, shtoi Huang.

Dyshimet për drejtuesin e gjigantit amerikan të mikroçipave u ngritën pas raportimeve në mediat amerikane se ai kishte krijuar një marrëdhënie të afërt, përfshirë edhe atë personale, me një sipërmarrëse kineze, e cila dyshohet se i kishte përcjellë informacione Pekinit.

Në qendër të çështjes është Alice Huang, emri i vërtetë i së cilës është Huang Le, një sipërmarrëse kineze dhe drejtuese e kompanisë Megaspeed, me seli në Singapor. Sipas raportimeve, ajo ishte rekrutuar nga Ministria e Sigurisë Shtetërore e Kinës, institucioni përgjegjës për operacionet e inteligjencës së Pekinit. Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse marrëdhënia me Huang ishte pjesë e një plani të mirëfilltë spiunazhi apo nëse shërbimet kineze e shfrytëzuan atë pasi kishte nisur kjo marrëdhënie.

Autoritetet amerikane kishin ngritur dyshime për një operacion të mundshëm që në pranverë. Sipas raportimeve, inteligjenca amerikane kishte përgatitur një memorandum me prova dhe informacione, i cili iu përcoll një grupi të kufizuar zyrtarësh të administratës Trump. Në dosje përfshiheshin edhe fotografi dhe video të Huang dhe Alice-s së bashku në Taipei, gjatë viteve 2024 dhe 2025.

Vëmendja e autoriteteve amerikane ishte përqendruar edhe te kompania Megaspeed. Në vitin 2024, ajo ishte akuzuar për transferimin e paligjshëm të mikroçipave të prodhuar në SHBA drejt Kinës, në shkelje të kufizimeve të vendosura për arsye të sigurisë kombëtare. Sipas të dhënave të publikuara, kompania kishte blerë mikroçipa të avancuar të Nvidia-s me vlerë disa miliardë dollarë dhe kishte nisur ndërtimin e qendrave të të dhënave në Azinë Juglindore.

Ndërkohë, bordi drejtues i Nvidia-s bëri të ditur se hetimi i pavarur është nisur pas raportimeve se Jensen Huang ishte vënë në shënjestër të një operacioni të mundshëm të inteligjencës së huaj. Bordi theksoi se siguria kombëtare dhe ekonomike e SHBA-së është përparësi për kompaninë dhe aksionarët e saj.

“Megjithëse bordi nuk ka arsye të besojë se sekretet e sigurisë kombëtare ose ato të Nvidia-s janë komprometuar, hetimi do të shqyrtojë të gjithë informacionin e disponueshëm”, thuhet në deklaratë. Bordi konfirmoi gjithashtu se Huang e mbështet plotësisht procesin dhe është zotuar të bashkëpunojë.

Çështja ka marrë rëndësi të veçantë për shkak të përplasjes mes Uashingtonit dhe Pekinit për kontrollin e teknologjisë së avancuar dhe kufizimeve amerikane ndaj eksportit të mikroçipave drejt Kinës. Huang ka kundërshtuar publikisht këto masa, duke argumentuar se SHBA-të po humbasin një treg me rëndësi strategjike për industrinë e inteligjencës artificiale.

Nga ana tjetër, Kina i ka mohuar akuzat për një operacion spiunazhi ndaj drejtuesit të Nvidia-s. Pas publikimit të raportimeve nga The New York Times muajin e kaluar, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, i cilësoi ato si të pabazuara.

“Raporti në fjalë bazohet në spekulime të pabaza dhe nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për të njollosur Kinën”, deklaroi ai.

Ndërkohë, një grup ligjvënësish republikanë në Kongresin amerikan i kanë kërkuar Huang të paraqitet në një seancë dëgjimore private përpara Komisionit për Kinën, ku pritet të japë shpjegime për çështjen dhe protokollet e sigurisë së kompanisë.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: BotaKryesoretNë plan të parë
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

25/11/2026

U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

25/11/2026

Nga kryetare Kuvendi te ministre e Jashtme, Lami: Spiropali u katapultua në politikë

25/11/2026

“Flamingove u kanë rënë flatrat”, Leka: Opozita është në krizën e vet

25/11/2026

Aksident tragjik në Dimal, makina përfundon në kanal, humb jetën 67-vjeçari

25/11/2026

NASA e përplasi qëllimisht me asteroidin, ESA publikon imazhet e para të kraterit gjigant në Dimorphos! Test për të mbrojtur…

25/11/2026

Rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit, një tjetër tanker nafte shpërthen në flakë pasi goditi minën detare!

25/11/2026

Tragjedi në Egjipt, çisterna me karburant shpërthen në autostradë, të paktën 30 të vdekur dhe 15 të plagosur! (VIDEO)

25/11/2026

Kryeministri Rama ndan foton familjare dhe pamjet nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel! (VIDEO)

25/11/2026

Kaja Kallas ngre alarmin për sigurinë në Mesdhe dhe luftën hibride: Asnjë vend nuk mund t’i përballojë i vetëm kërcënimet!

25/11/2026

BE zgjat me 6 muaj subvencionet për bizneset e prekura nga lufta në Iran!

25/11/2026

“Burgu i Fierit qenka kthyer në institucion privat!”- Denoncimi i avokatit Ndreca: Nuk më lejojnë të takoj Veliajn! Drejtori kokëfortë shkel ligjin

25/11/2026

“Drejt BE me ritëm mbresëlënës”- Von der Leyen: 338 milionë euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë! Zgjerimi nevojë strategjike

25/11/2026

Delvinë/ U arrestua si i dënuar me 9 vite, por lirohet pas verifikimeve pasi e kishte vuajtur burgun!

25/11/2026

Grevat fusin në kaos transportin italian gjatë dhjetorit, ja datat dhe oraret kur do të ndalen avionët, trenat dhe autobusët!

25/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij
  • U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.