AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Lidershipi në epokën e të dhënave, kur planeti quhet iCloud

by SHT Media
15/12/2025
in Politikë
6
0
Lidershipi në epokën e të dhënave, kur planeti quhet iCloud
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 Në Qendrën për Lidership të Katarit, Linda Rama e hap bisedën duke e vendosur lidershipin përballë një realiteti të ri global, ku sfida kryesore nuk janë më strukturat klasike të pushtetit, por kompleksiteti i jetës moderne.

Deklaratat u bënë gjatë një sesioni “Spotlight” të Qatar Leadership Centre, mbajtur në Doha më 23 nëntor 2025.

Sipas saj, teknologjia nuk është më thjesht një mjet, por një formë pushteti që depërton në çdo dimension të jetës njerëzore.

“Kompanitë e mëdha të teknologjisë janë gjithmonë e më të pranishme në jetën tonë dhe, ndonjëherë, më shqetëson, sepse kanë monopolin mbi ne në një planet, që quhet iCloud, për të cilin nuk dimë asgjë”, thekson ajo.

Linda Rama vë në dukje se ky realitet e sfidon lidershipin në mënyrë thelbësore, pasi teknologjia krijon forma të reja ndërhyrjeje në privatësi, në punë dhe në vetë trupin e njeriut, duke e bërë kompleksitetin një gjendje të përhershme.

“Ata mund të hyjnë në shtëpitë tona, falë pajisjeve. Mund të hyjnë në vendet tona të punës, falë kompjuterëve. Mund të hyjnë brenda nesh, në trupat tanë, falë telefonave celularë”, shprehet ajo, duke nënvizuar se lidershipi duhet ta njohë dhe ta përballojë këtë realitet.

Rama rikthehet në vitin 1990, duke e përshkruar Shqipërinë si vendin e fundit në Evropën Lindore që doli nga komunizmi, për shkak të izolimit ekstrem.

Ajo kujton qartë se çfarë kërkonin shqiptarët në atë moment historik.

“Më kujtohen dy parulla, ‘liri, demokraci’ dhe ‘e duam Shqipërinë si gjithë Evropa’”, thotë ajo, duke theksuar se shoqëria ishte e qartë për atë që nuk donte, por jo për atë që e priste përpara.

Sipas saj, pas rënies së sistemit, u kuptua se mungesa e përgatitjes nuk ishte vetëm e qytetarëve, por edhe e lidershipit të ri, i cili nuk kishte përvojë praktike për një transformim kaq rrënjësor.

“Ata mund ta dinin teorikisht, por praktikisht askush nuk e dinte çfarë do të thoshte për një vend komunist të dilte nga një sistem e të hynte në një sistem krejt tjetër”, shprehet Rama, duke shtuar se tranzicioni u përjetua si një përplasje e fortë me realitetin e përditshëm.

Në Qendrën për Lidership të Katarit, Linda Rama u ndal po ashtu te përvoja personale e viteve të tranzicionit dhe te mënyra se si pasiguria dhe mungesa e përgjigjeve e shtynë drejt një rruge tjetër, larg Shqipërisë. Ajo tregon se në fillim kërkonte përgjigje brenda vendit, por pa sukses.

“Shkoja nga një mjedis në tjetrin, dëgjoja lajmet, dëgjoja kolegët e mi. Askush nuk më jepte dot përgjigje”, kujton ajo.

Vendimi për të studiuar jashtë vendit, sipas saj, i dha një kuptim më të thellë asaj që përfaqëson lidershipi në kohë transformimesh të mëdha, si atëherë, ashtu edhe sot.

“Sa herë ka kohë transformimesh të mëdha, udhëhiqesh nga ëndrrat, nuk udhëhiqesh nga dija”, thekson Linda Rama, duke shtuar se “lidershipi me ëndrra dhe pasion është shumë më i fortë sesa lidershipi me dije”.

Në fund, ajo e lidh këtë ide me motivimin personal dhe shoqëror, duke e parë pasionin për ndryshim si forcën kryesore shtytëse për përmirësim të vazhdueshëm.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

24/10/2026

Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

24/10/2026

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

24/10/2026

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

24/10/2026

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

24/10/2026

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

24/10/2026

Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

24/10/2026

Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

24/10/2026

“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026

Balla publikon pamjet e rënda: Banditët e Saliut hedhin molotov, punonjësit e policisë po digjen!

24/10/2026

Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

24/10/2026

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

24/10/2026

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

24/10/2026

Sheshi “Skënderbej” mbulohet nga gazi lotsjellës!

24/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë
  • Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.