• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

LDK paraqiti dokumentin me 15 firma për Vjosa Osmanin, Kurti: Një listë pa emër, të dalë në votim me Feride Rushitin

28/04/2026
in Botë, Kryesore
LDK paraqiti dokumentin me 15 firma për Vjosa Osmanin, Kurti: Një listë pa emër, të dalë në votim me Feride Rushitin

Mbrëmjen e djeshme pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku ka shfaqur listën e 15 nënshkrimeve të deputetëve Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke garantuar kështu 15 vota për kandidaturën e Vjosa Osmanit.

Albin Kurti u shpreh se ajo listë ishte pa emër konkret, duke u shpreh se nuk kishte qëllime të qarta, madje ishte bërë publike vonë në mbrëmje, rreth orës 23:00.

“Zotin Abdixhiku e ka takuar disa herë, nuk ka pasur asnjëherë asnjë propozim, por vetëm refuzime. Unë kam dhënë propozime, ai ka dhënë refuzime. Letra me 15 nënshkrime mund të ofrohej LVV në mënyrë institucionale. Sepse rreth orës 11 të natës dolën me një listë, por nuk ishte asnjë emër aty, vetëm emrat e 15 deputetëve.

Duhej të ishte një listë për ndonjë debat parlamentar, për energjinë. Atje nuk thuhej që ato firma ishin për kandidatët e caktuar. Nëse kanë 15 nënshkrime, duhet të vijnë tek unë, letra duhet të jetë me datën e sotme, 28. Pra, duhet ta ketë qëllimin e qartë dhe të ketë datën e sotme, e jo t’ua sjellin juve. Presidenti nuk votohet në shoqatën e gazetarëve, por në seancë plenare”, u shpreh Kurti.

Kurti ka thënë se LDK mund t’i dorëzojë 15 nënshkrime dhe emrin e kandidatit për president, dhe në momentin që bëhet një gjë e tillë kreu i VV-së ka thënë se do t’i kërkojë kandidates Hatixhe Hoxha që të tërhiqet. Kurti ka thënë se më pas do të votoheshin Feride Rushiti dhe kandidatura e LDK-së.

“Me kënaqësi do t’i pranojmë. Nëse do ta kishim emrin e qartë prej LDK’së se për kë bëhet fjalë, do t’a takoja zonjën Hatixhe që të tërhiqet, dhe do ta kishim zonjën Rushiti dhe një kandidat. Çka shkruajnë poshtë e lartë nëpër rrjete sociale është një gjë, por institucionet janë tjetër.

Lista me 15 veta tregonte që deputetët e LDK-së janë bashkë, por për çka nuk e morëm vesh. Pra 15 veta me 25 prill kanë qenë bashkë. Për çka janë bashkë duhet të më tregojnë, ndonëse 15 deputet mund të kualifikohen për një gjysmë kandidati, ne e bëjmë kandidatin e plotë. Le të na e sjellin atë, unë flasë me zonjën Hatixhe Hoxha që të tërhiqet dhe sonte Kosova bëhet me president apo presidente të re”, ka thënë Kurti.

Më të lexuarat

  • Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndodh eklipsi total i Diellit, njerëzit në gjithë hemisferën veriore shikojnë drejt qiellit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Riaktivizohet zjarri në Krujë, evakuohen banorët, vatër e madhe edhe në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sherr në mbledhjen e Ramës, Kryeministri shpërthen ndaj zërave kundër; kryebashkiaku i Poliçanit braktis takimin, përjashtohet ajo e Dimalit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skandali me ilaçet me rimbursim/ KLSH gjen 43 barna pa autorizim dhe 46 “të paimportuar”, por të hedhura në treg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosjet e anti-mafias hapin pistën shqiptare: Cili biznesmen takoi në Tiranë dhëndrin e bosit të ‘Cosa Nostra’ Messina Denaro-s?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Vazhdoni, çdo koment është një klikim më shumë”, Rama iu përgjigjet kritikëve për suksesin në sigurinë kibernetike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fotot virale të Lamine Yamal me një vajzë me bikini, zbulohet e vërteta pas aludimeve për tradhti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dorëhiqet drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!