• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Opinion
  • Botë
  • Kosovë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
  • Sport
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Sociale

Kujdes gjatë shëtitjeve me qenin, veterinerët: Pronari i kafshës të sigurohet që t’i vendos maskën

13/04/2026
in Sociale
Kujdes gjatë shëtitjeve me qenin, veterinerët: Pronari i kafshës të sigurohet që t’i vendos maskën
Shpërndaje me miqtë

Në rrugët dhe parqet publike, prezenca e qenve pa maska mbetet një shqetësim i vazhdueshëm për qytetarët. Edhe pse ligji parashikon dënim për të zotin, qeni i të cilit dëmton një qytetar dhe është pa maskë, duket se nuk merret asnjë masë.

“Edhe i zoti kur del ta ketë me maskë qenin për shkaqe sigurie, se ja përshembull çfarë përgjigjeje do japë ai nesër nëse e merr ti fëmijën për dore dhe e kafshon qeni”.

“Shumë e rrezikshme, sidomos për fëmijët e vegjël. Edhe kur janë të shoqëruar nga prindër nga gjyshet, prapë e rrezikshme është.”

“Përderisa nuk zbatohen patjetër që po kafshojnë fëmijët e gratë që dalin me karrocë me fëmijë.”

Sipas mjekëve veterinarë, pronarët duhet të tregojnë më shumë përgjegjshmëri gjatë shëtitjeve me kafshët e tyre shtëpiake.

“Pronarët duhet të jenë tepër të kujdesshëm, të cilësdo racë që janë qenushët. Çdo bashki ka një ligj që e thotë qartë që pronari duhet të mbajë kafshën afër vetes me një litar jo më të gjatë se 1.5 metra. Me maskë patjetër dhe sikur nuk kafshon, pasi mund të mos reagojë keq me pronarin, por mund të reagojë keq me një person të panjohur”, thotë Silvana Bajrami, mjeke veterinere.

Ekspertët vërejnë se jo çdokush mund të bëhet pronar i një qeni me përmasa të mëdha trupore, që për shkak të forcës fizike mund të përbëjnë rrezik.

“Për rastin në fjalë që ndodhi në Vlorë më vjen keq për traumën psikologjike dhe fizike të fëmijës. Për pjesën e trajnimit të qenëve, sidomos atyre që janë të fuqishëm në trup dhe që nga këlyshë do të bëhet qen i rritur është përgjegjësi tjetër. Jo çdokush mund të marrë raca të tilla, jo vetëm pitbullë, raca që mund të bëhen potencialisht të rrezikshme pasi janë shumë të fuqishme në trup. Kam parë shumë familje që marrin për herë të parë qen të fuqishëm dhe që nuk kanë asnjë eksperiencë pasi mungon informimi dhe edukimi”, thotë Kornelia Kokona, trajnere e qenve.

Problem, sipas ekspertëve, mbetet edhe mungesa e hapësirave të dedikuara për shëtitjen e kafshëve shtëpiake.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, një 13-vjeçar pësoi plagë të rënda nga kafshimet në muajin mars, ndërsa në qershor një tjetër fëmijë, vetëm 5 vjeç, u sulmua brenda oborrit të një banese, duke përfunduar në spital. Edhe pse mungon një statistikë e saktë për këto incidente, problematika mbetet shqetësuese.

 

Stay Connected

  • 11.8k Followers

Popular Post

  • Prishja e miqësisë me Einxhelin, flet për herë të parë Graciano, ja çfarë deklaroi

    Prishja e miqësisë me Einxhelin, flet për herë të parë Graciano, ja çfarë deklaroi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E rëndë në Fier, hajduti humb jetën gjatë tentativës për grabitjen e një banese

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjobëvënie 2 mln euro, 3 të rinj marrin peng ndërtuesin në Tiranë dhe e dhunojnë në një magazinë në Durrës! 2 në pranga, 1 në kërkim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Investimet e huaja, Rama: Shqipëria mbi mesataren e rajonit, po kthehemi në një vend ku investohet afatgjatë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tirana mirëpret Samitin IV të Diasporës Shqiptare! Tre ditë diskutime për demokracinë, zhvillimin dhe rolin global të shqiptarëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!