• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Ku janë gratë në pozitat drejtuese të BE-së? Analiza e DW: Në letër thuhet se duhet të kenë mundësi të barabarta me burrat, por në praktikë, gjërat duken ndryshe

08/08/2024
in Botë
Ku janë gratë në pozitat drejtuese të BE-së? Analiza e DW: Në letër thuhet se duhet të kenë mundësi të barabarta me burrat, por në praktikë, gjërat duken ndryshe

Në letër, gjithçka është e qartë: gratë dhe burrat duhet të kenë mundësi të barabarta në BE. Në praktikë, gjërat duken ndryshe.

Ursula von der Leyen dhe Kaja Kallas

Në javët e ardhshme, Ursula von der Leyen duhet të zgjidhë një detyrë të vështirë: me cilin ekip do të punojë në mandatin e saj të dytë në krye të Komisionit Evropian. Detyra specifike është: ndarja e detyrave në mënyrë që secili shtet anëtar i BE-së të jetë të paktën disi i kënaqur. Jo të gjitha departamentet në Komisionin Evropian kanë të njëjtin ndikim dhe të njëjtin reputacion. Në fund do të ketë edhe zhgënjime, edhe shpërblime ngushëllimi.

Por ka një detyrë shtesë të vështirë. Ursula von der Leyen dëshiron të përsërisë atë që arriti në mandatin e saj të parë si kryetare e Komisionit të Bashkimit Evropian. Kur takohet me të besuarit një herë në javë, ajo dëshiron të ketë një numër të barabartë grash dhe burrash rreth tryezës së madhe. Deri më tani, raporti ishte 14 burra me 13 gra.

Anëtarët e BE-së vendosin bashkë

Por jo gjithçka është në duart e Ursula von der Leyen kur ajo dëshiron të arrijë barazinë midis grave dhe burrave. Është e vërtetë që ajo e ka fjalën e fundit në vendimet e personelit, por propozimet për komisionerë të mundshëm vijnë nga qeveritë e vendeve anëtare të BE-së. Çdo vend ka të drejtë për një vend në Komision. Gjermania dhe Estonia janë tashmë të përfaqësuara: Presidentja von der Leyen është nga Gjermania dhe Komisionerja për Politikën e Jashtme Kaja Kallas është nga Estonia.

Po të tjerët? Javën e kaluar, von der Leyen u dërgoi letra presidentëve të shteteve dhe qeverive dhe u kërkoi atyre të dërgonin emrat e tyre, një burrë dhe një grua secila. Përjashtim bëjnë ata komisionerë që mbeten në pozicionin e tyre aktual. Sllovakia zgjodhi edhe një herë Marosh Shevçoviçin, Franca vendosi për Thierry Breton dhe Kroacia Dubravka Shuican.

Me ofertën aktuale të emrave është e vështirë të arrihet qëllimi

Është e mundur që von der Leyen u ka dhënë tashmë disa sugjerime presidentëve të shteteve dhe qeverive: ia vlen të propozohen një grua dhe një burrë kur shpërndahen portofole me apel të ndryshëm. Por tashmë është e qartë se shumë qeveri nuk i përmbahen dëshirave të Presidentit të Komisionit. Irlanda emëroi Michael McGrath, i cili tashmë ka dhënë dorëheqjen si ministër i Financave.

Kryeministri Harris thotë se në këto rrethana nuk do të ishte e drejtë të dërgohej një emër tjetër në Bruksel. Sllovenia dhe Republika Çeke zgjodhën nga një mashkull secila. Suedia dhe Spanja konkurrojnë vetëm me nga një grua secila. Sipas situatës aktuale, duket se nuk do të jetë e mundur një shpërndarje e barabartë midis burrave dhe grave.

Procedura e komplikuar

Ursula von der Leyen u kërkoi krerëve të shteteve dhe qeverive që t’i jepnin përgjigje deri më 30 gusht. Komisioni nuk ka dashur të thotë se sa përgjigje ka marrë deri tani, sipas një hulumtimi të televizionit gjerman ARD. Por, edhe pas skadimit të asaj periudhe, nuk do të jetë e qartë se cili është raporti i burrave dhe grave në komision. Në Komision hyjnë vetëm ata që kalojnë seancën dëgjimore disa orëshe në Parlamentin Evropian.

Ka padyshim shumë gra në poste drejtuese në Bashkimin Evropian deri më tani. Ursula von der Leyen ruan postin e Presidentes së Komisionit, ndoshta posti më me ndikim në Bruksel. Strategjia e barazisë gjinore e ka origjinën që në mandatin e saj të parë.

Tashmë janë arritur disa pika, si një paketë masash mbrojtëse ndaj dhunës apo një ligj që garanton ekuilibrin në bordet mbikëqyrëse të kompanive të mëdha. Kreu i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) është Christine Lagarde, kreu i Bankës Evropiane të Investimeve është spanjollja Nadja Calvinho. Kryeprokurorja e parë evropiane është Laura Kövesi.

Komitetet e ekspertëve përbëhen kryesisht prej burrave

Ndryshe është në Parlamentin Evropian. Për presidencën, rregullorja e punës parashikon një marrëdhënie të ekuilibruar mes gjinive. PE ka 14 nënkryetarë. Presidentja Roberta Metsola mbetet në krye.

Por në komisionet dhe nënkomisionet e ekspertëve, ku zgjidhet një kryetar dhe katër deputetë, situata është ndryshe. Deri më tani janë zgjedhur 114 nga 120 zyrtarë. Përqindja e femrave është 43.9 për qind. Nëse shikojmë postet presidenciale, përqindja e grave është edhe më e ulët: 37.5 për qind.

Lufta kundër të djathtës është më e rëndësishme se barazia gjinore

Ndonjëherë qëllimi i barazisë gjinore shkelet qëllimisht – për arsye politike. Partitë që e përkufizojnë veten si qendra politike synojnë të pengojnë partitë e ekstremit të djathtë të fitojnë ndonjë pozicion drejtues.

Një shembull konkret: në Komisionin për Politikë të Jashtme, pozita e deputetit të katërt duhej t’i kalonte një gruaje. Grupi Patriotët për Evropën ka nominuar Kinga Gal nga Fideszi hungarez e nuk pati kundërkandidatë nga partitë e qendrës,në fund pastaj u zgjodh një kristiandemokrat nga Rumania. Në atë rast, muri mbrojtës kundër të djathtës radikale ishte më i rëndësishëm se barazia gjinore../DW

Më të lexuarat

  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Revolta shkund qeverinë, paralajmërohet “prerje kokash”?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Njerëzit ty duhet të të vënë flakën…”/ Plas mes Bushatit dhe Bidos: Mbron hajdutët dhe tund flamurin e patriotizmit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Paranoja e Edi Ramës me gjermanët: Fabula e udhëtimit misterioz të kreut të shërbimit sekret

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta / Avokati Dorian Matlija distancohet nga aktet e dhunës, platformat dhe kapja e mikrofonit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mund ta ndryshojnë protestat ekuilibrin politik në Shqipëri?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve, ja mesazhi për qytetarët amerikanë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Përfaqësuesit e protestës do të dalin me Kryeministrin”, Sara Mila jep lajmin: Jemi drejt dialogut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E paprecedentë, sulmohet fizikisht në protestë gazetarja e Top News

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!