• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kryeministri Rama në Gjirokastër: Rritet financimi për startup-et dhe investimet në inteligjencën artificiale

05/05/2026
in Kryesore, Politikë
Kryeministri Rama në Gjirokastër: Rritet financimi për startup-et dhe investimet në inteligjencën artificiale

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë, 5 maj, një bashkëbisedim me të rinjtë në Gjirokastër, ku vuri theksin tek rëndësia në rritje e inovacionit dhe teknologjisë në zhvillimin e vendit.

Ai nënvizoi se bota e inovacionit është në ndryshim të përditshëm, duke kërkuar më shumë angazhim, investime dhe mbështetje financiare, veçanërisht për të rinjtë.

Rama theksoi gjithashtu rritjen e ndjeshme të interesit për programet e startupe-ve, si dhe planet për zgjerimin e financimit, zhvillimin e projekteve inovative dhe investimet në inteligjencën artificiale dhe sistemet digjitale në arsim.

Rama foli gjithashtu edhe për mundësinë për të aplikuar në programin e startup-eve, për të cilin qeveria do të rrisë financimin, duke shtuar paralelisht edhe laboratorët smart në shkolla.

“Të gjithë bashkë duhet të jemi të vetëdijshëm që bota e inovacionit është një botë që ndryshon çdo ditë. Për të investuar më shumë energji, forca dhe financa. Nuk kemi pasur një rrugë të lehtë në këtë aspekt. Por, po shikojmë që janë hapur disa shtigje, kryesisht për të rinjtë.

Me programin tonë të startape-ve e kemi nisur me 40 aplikime dhe sot kemi 1500 dhe më shumë aplikime. Do duhet të bëjmë një seleksionim, përmes mekanizmave që janë ngritur për këtë punë. Ne jo vetëm duhet të shtojmë financimin e startat up-eve, por edhe për të rritur financimin për të rinjtë. Do e fillojmë këtë me festivalin e ardhshëm, ku do të duhet të gjejmë ato prototipe që kanë interes për t’u zhvilluar më tutje.

Vajza dhe djem shumë të mirë mund të jenë inovatorë shumë të mirë. Do vazhdojmë që të plotësojmë të gjithë laboratorët e shkollave me sistemin smart. Nga ana tjetër do të punojmë më shumë për t investuar më shumë me inteligjencën artificiale dhe të dhënat digjitale”, tha kryeministri Edi Rama.

Rama theksoi se këto iniciativa synojnë t’u japin të rinjve mundësinë për financim dhe vetëpunësim, duke shfrytëzuar potencialin që ofron teknologjia sot. Sipas tij, kjo është një rrugë konkrete për të ndërtuar një të ardhme profesionale më të pavarur dhe më të mirëpaguar.

“Përmes programeve të startup-eve ne ftojmë të rinjtë që të paraqesin idetë e tyre dhe të marrin pjesë në këtë program. Projektet që ia vlejnë do të financohen. Do ta rrisim masën e financimit. Sot teknologjia jep mundësinë që çdo kush që është në një moshë të re dhe ka synim, apo qëllim, që të ketë një pagë më të lartë nga sa mund të ofrojë tregu dhe ka vullnet të merret me teknologji, do të ketë mundësi të vetë punësohet. Për të pasur një punë, ku janë vetë zot dhe vetë shkop”, shtoi kryeministri.

Më të lexuarat

  • Çfarë ka në tryezën Athinë-Tiranë? Dendias nesër takim ‘kokë më kokë’ me ministrin Ermal Nufi

    Çfarë ka në tryezën Athinë-Tiranë? Dendias nesër takim ‘kokë më kokë’ me ministrin Ermal Nufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A u shmang nga hetimi kushëriri i prokurores? Dyshime për hetim selektiv në dosjen e ndërtimeve pa leje në Ksamil

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kriset sërish romanca? Veprimi i Brikenës ndaj Mateos ndez rrjetin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Auron Tare makthi i jugut, ikën pa paguar nga hotelet dhe u vjedh dhallën fshatarëve, ‘qan’ për vaskat e Përmetit pasi shiti vëllanë’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha: Protestuesit që kërkojnë burgosjen time paguhen nga Soros

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Manja reagon pas Spahos: Edi Rama nuk ka ku ikën, ka kontratë me 860 mijë shqiptarë deri në 2029

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Imami Abedin (Rushit) Musallari ‘fut flamingot’ në xhami, akuzon PS-në për tërmetet: Kush nuk del në protestë e ka vendin në ferr

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I akuzuar si pedofil, Leonard Bombaj i afrohet Luçiana Kokajt në protestë: Ka sy të qeshur dhe zë të butë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Plani i luftës” i Putinit? Pamjet satelitore zbulojnë zgjerimin ushtarak të Rusisë pranë NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta, sulmohen partitë e vogla: Mos ta përdorin për fushata dhe qëllime personale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!