Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është regjistruar ditën e sotme në Kamëz, saktësisht në afërsi të repartit ushtarak në zonën e Zall-Herrit.
Të dhënat e para nga vendngjarja sugjeruan për një bilanc tragjik me një të vrarë dhe një të plagosur rëndë, i cili u transportua me urgjencë drejt spitalit.
Dyshohet se viktima kanë mbetur vëllezërit Nazmi dhe Selam Islamaj, ndërsa është arrestuar pak moment më vonë autori i dyshuar i kësaj vrasjeje shtetasi Ngushëllim Manzi.
Falë një reagimi të menjëhershëm të autoriteteve policore, është bërë i mundur identifikimi dhe ndalimi në kohë rekord i autorit të dyshuar të këtij krimi. Ai është shtetasi me inicialet N. M., i cili u vu në pranga vetëm pak momente pas ngjarjes.
Forcat e rendit kanë rrethuar zonën dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe motiveve që çuan në këtë akt ekstrem. Në orët në vijim pritet të hidhet më shumë dritë mbi rrethanat e këtij krimi që ka shokuar opinionin publik.
Burimi: Kronikë
