AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“I quajti injorantë dhe terroristë”, Berisha sulmon Ramën: Foli me gjuhën e një narkobanditi

by Alb Times
19/10/2026
in Politikë
6
0
“I quajti injorantë dhe terroristë”, Berisha sulmon Ramën: Foli me gjuhën e një narkobanditi

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një tjetër reagim nga selia blu Sali Berisha, ka reaguar pas akuzave të kryeministri Edi Rama për të rinjtë. Kreu demokrat tha se Rama përdori gjuhë fyese ndaj studentëve dhe gjimnazistëve. Për kreun demokrat protesta e të rinjve është një lëvizje çlirimtare kundër asaj që ai e quan diktaturë të bazuar te droga, krimi dhe vjedhja e qytetarëve.

“Sot Padrinoja i Shqipërisë, kreu i narkoshtetit, nisi ditën me një ligjëratë, e cila ngjante si dy pika uji si e shkruar nga i ati i tij xhelat, që me gjakftohtësi firmoste varjen në litar të kundërshtarëve politikë për vargjet e tyre. Ai nisi ditën e punës si bastard i tij, por dhe nip i një xhelati tjetër të diktaturës që kërkonte të fuste tanket dhe mitralozat studentëve në vitet ’90. Sot, Edi Rama me gjuhën e një narkobanditi ordiner, përdori çdo etiketë kundër studentëve, kundër gjimnazistëve që në të vërtetë janë në një mision liberator, në një mision të vërtetë çlirimtar të një populli nga diktatura më e egër që ai ka njohur në histori, nga diktatura e bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e qytetarëve. Edi Rama i quajti studentët dhe gjimnazistët të pashkollë, i quajti injorantë, i quajti njerëz të gurit, i quajti dhe terroristë”.

Berisha kritikoi krahasimet e Ramës me liderë të tjerë evropianë, duke pretenduar se politikat e qeverisë kanë nxitur emigrimin masiv të të rinjve dhe kanë rënduar gjendjen ekonomike të shqiptarëve.

“Bëri gjithçka për të krahasuar këtë revoltë çlirimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët me ANTIFA-n, duke krahasuar veten me Macronin dhe burra shteti të tjerë. Ky është një birbo, ky është një diktator i pacipë, i pafytyrë, i pamoral. Asnjë nga kryetarët e shteteve që citoi nuk ka përzënë në 10 vite nga vendi mbi 50 përqind të të rinjve të vendit të tij me politikat e ndjekura. Asnjë nga kryetarët e shteteve që përmendi nuk ka përzënë nga vendi i tij mbi 47përqind të popullit të tij. Asnjë nga shtetarët që përmendi, dhe duhej të lante gojën kur i përmendte, nuk ka mjeruar në 10 vite popullin e tij dhe shndërruar ekonominë e vendit në ekonominë më të konsoliduar të drogës në Evropë dhe në botë. Asnjë!”, tha Berisha.

Burimi: Politika

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre

19/10/2026

DETAJE/ Ushtaraku ishte fqinj me vëllezërit Islamaj, si ndodhi vrasja e dyfishtë në Zall-Herr

19/10/2026

Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

19/10/2026

“Të hapur për dialog”| Ministri Demo: Protesta e drejtë demokratike, dhuna e patolerueshme

19/10/2026

Krim i rëndë në Zall-Herr, vriten me armë dy vëllezër, prangoset autori (EMRAT)

19/10/2026

Protestat në Evropë dhe Shqipëri, Sekretari i Përgjithshëm i KE-së: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

19/10/2026

“I quajti injorantë dhe terroristë”, Berisha sulmon Ramën: Foli me gjuhën e një narkobanditi

19/10/2026

“Jeni më të mirët”, Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve!

19/10/2026

“Stop vëllavrasjes!”- Protesta, reagon sopranoja Ermonela Jaho: Ndaleni dhunën, mos e shtyni vendin tonë drejt luftës civile!

19/10/2026

Të shtëna me armë në Britani, plagoset një oficer policie! Arrestohen 4 të dyshuar

19/10/2026

Protesta studentore në Vlorë, një grup tentoi të nxirrte të rinjtë nga auditoret në rrugë, Policia ndërhyn në Universitetin “Ismail Qemali”

19/10/2026

Me makinë të blinduar rrugëve të Kurbinit, jelek antiplumb e shpatë, arrestohet 35-vjeçari! Kishte thyer masën e ‘arrestit në shtëpi’ për drogë

19/10/2026

Deputetja australiane përplaset nga një makinë, nisin hetimet për goditje të qëllimshme, autori mbante thikë

19/10/2026

Bilanci i protestës së dhunshme, Ministria e Shëndetësisë: 36 të lënduar gjatë ditës së djeshme, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spital!

19/10/2026

Protestë me bomba molotov në Kurbin, flakë në ambientet e Bashkisë!

19/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre
  • DETAJE/ Ushtaraku ishte fqinj me vëllezërit Islamaj, si ndodhi vrasja e dyfishtë në Zall-Herr

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.