AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Krijoi kushtet për të vrarë Indrit Doklen, SPAK kërkon konfiskimin e 20 pasurive të Elvin Merlikajt

by SHT Media
23/01/2025
in Kronikë
6
0
Krijoi kushtet për të vrarë Indrit Doklen, SPAK kërkon konfiskimin e 20 pasurive të Elvin Merlikajt
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK i ka dërguar Gjykatës së Posaçme kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara të shtetasit Elvin Merlika.

Merlika akuzohet për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

SPAK njofton se në përfundim të hetimit pasuror rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të hetuar dhe të personave të lidhur me ta.

Pasuritë e sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi janë:

  1. 100% të kuotave të shoqërisë “Zeus Garden” sh.p.k.
  2. 49% të kuotave të shoqërisë “M.S.G Security” sh.p.k.
  3. 100% të kuotave të shoqërisë “London Eye” sh.p.k.
  4. Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.
  5. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament 14/5, kati i 6, me sipërfaqe 108 m2, në zonën e Kasharit.
  6. Pasuri e paluajtshme e llojit truall me sip. 6026 m2, ZK.3051, me adresë Priskë Tiranë.
  7. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 105 m2, me adresë Yzberisht.
  8. Pasuri e paluajtshme e llojit arë më numër, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.
  9. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament më numër, me sipërfaqe 38.85 m2, me adresë Yzberisht Tiranë.
  10. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 81.24 m2, në posedim nga shoqëria “………..” sh.p.k.
  11. Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, me sip. 50.82 m2, në posedim nga shoqëria “………..”,.
  12. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 89 m2, me adresë Tiranë.
  13. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 35.09 m2, me adresë Tiranë.
  14. Pasuri e paluajtshme e llojit bodrum, me sip. 9 m2, me adresë Bulevardi “Bajram Curri” Tiranë.
  15. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip.30.2 m2, me adresë Rruga “Karl Gega.
  16. Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, kati i parë nëntokë në objektin e shoqërisë “Xh……” sh.p.k.
  17. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 105 m2, me adresë Yzberisht.
  18. Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.
  19. Pasuri e paluajtshme e llojit pyll me sip. 6026 m2, me adresë Priskë e Madhe, Tiranë, në vendin e quajtur (Fusha e Bukur).
  20. 9 (nëntë) automjete të markave të ndryshme.

Plani për ekzekutimin e Indrit Dokles

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka zbardhur disa nga krimet më të rënda të kryera në vendin tonë. Ai ka zbuluar gjithashtu se kishte marrë porosi nga Ervis Martinaj, një tjetër eksponent i botës së krimit (i zhdukur prej vitit 2022) për të vrarë Indrit Doklen, i cili kishte lënë qelinë në janar të vitit 2020.

“Unë kam marrë porosi nga Ervis Martinaj për të vrarë Indrit Doklen. Kam rënë dakord që Ervisi të më jepte për vrasjen e Indritit, shumën prej 500 mijë euro. Dhe se për të kryer këtë vrasje, kam marrë paradhënie 100 mijë euro.”, tha Nuredin Dumani.

Po sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, në emër të Ervis Martinaj, për të siguruar mjetet për të ekzekutuar Indrit Doklen, ai ka shkuar edhe në Kosovë.

“Në emër të Ervisit kam vajtur dhe kam takuar në Kosovë dy shtetas, një i thirrur Eli dhe një tjetër që është vëllai i Besian Xhixhës. Gjatë takimit Eli komunikoi me Ervisin dhe më tej me telefonin e Elit, komunikova me Ervisin i cili më propozoi vrasjen e Indrit Dokle.”, tha ai. Sipas hetimit, personi me emrin Eli që përmend Dumani, është pikërisht Elvin Merlika.

Kurse vëllai i Besianit është Alket Xhixha. Të cilët kanë udhëtuar drejt Kosovës me automjetin tip Hummer të cilin e identifikon Nuredin Dumani. Ku gjatë këtij takimi, Nuredin Dumani ka marrë edhe shumën prej 100 mijë euro nga Ervis Martinaj.

Detaje të cilat konfirmohen edhe nga dëshmia përpara hetuesve e Henrik Hoxhaj, një tjetër i arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

“Nuredini më ka dhënë porosi për vrasjen e Indrit Dokles. Në një nga bisedat që në bënin në telefon ai më thotë do gjetur ku është Indrit Dokle dhe duhet të merrnin masa për ta bërë.”

Çmimi ishte mbi 500 000 euro, pasi sipas Nuredinit personi nga i cili kishte marrë porosinë i kishte thënë kërko sa të duash para.

Pasi i kishte lënë dorë të lirë tek çmimi. Nuredini kishte informacion se Indriti jetonte tek një vilë në një kompleks luksoz.”, tha Henrik Hoxhaj.

Henrik Hoxhaj shpjegon se vëzhgoi lëvizjet e ish –kreut të njërit prej dy fraksioneve të bandës së Durrësit, por nga mënyra sesi ruhej dhe zona nga ai banonte, për bashkëpunëtorin e drejtësisë, bënin që Indrit Dokle të ishte një “objektiv” jo i lehtë.

“Me makinë me qira kam shkuar deri tek një qendër tregtare për të vënë re nëse mund ta shihja Indritin, por nuk e kam parë. Nga muhabete lart e poshtë kisha dëgjuar se Indriti lëvizte me një fuoristradë të blinduar ‘Toyota’.

Në një nga këto lëvizje unë e kam parë këtë makinë tek rrotondo që ndodhet tek diga e Liqenit Artificial afër Kopshtit Zoologjik. Thjesht e kam parë por nuk kam bërë asnjë ndjekje.

Ky objektiv nuk ishte i lehtë dhe kjo porosi ngeli vetëm me fjalë dhe nuk kam kryer asnjë veprim. Nga bisedat në celular me Nuredinin e kemi lënë pezull dhe kemi biseduar për gjëra të tjera.”, tha Hoxhaj.

Lidhur mbi dëshminë e Nuredin Dumanit mbi lëvizjen drejt Kosovës të Alket Xhixhës dhe Elvin Merlikës, sipas hetuesve ato rezultuan të besueshme pas verifikimit të kryer nga ana e tyre.

GRUPI HETUES

Nëpërmjet sistemit TIMS u evidentuan hyrje- dalje të Alket Xhixhës në drejtim të Kosovës. Kjo edhe në verifikim të të dhënave të përftuara nga deklarimi i Nuredin Dumanit. Ky verifikim në sistemin TIMS kishte si synim që të evidentoheshin automjetet me të cilët ka udhëtuar Alket Xhixha në drejtim të Kosovës.

Nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se shtetasi Alket Xhixha ka udhëtuar nga Shqipëria për në Kosovë me automjetin tip AB309BZ në datën 18.01.2021, ora 15:23:48 së bashku me shtetasin Elvin Merlika i cili ka qenë në drejtimin e këtij mjeti me orë dalje 15:23:36. Po kështu këta dy shtetas rezulton të jenë kthyer në Shqipëri po në datën 18.01.2021 me të njëjtin automjet me targë AB309BZ.

Elvin Merlika rezulton se ka hyrë nga Pika e Kalimit Kufitar Morinë në datën 18.01.2021, ora 20:08:00 kurse Alket Xhixha me po të njëjtin automjet dhe datë por ora është 20:08:00.

Tërësia e këtyre provave krijon dyshimin se Nuredin Dumani, Ervis Martinaj, Elvin Merlika, Alket Xhixha dhe Henrik Hoxhaj, kanë siguruar kushtet dhe mjetet për të kryer vrasjen e Indrit Dokles, kryer në bashkëpunimin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO)

13/10/2026

Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

13/10/2026

“Nuk ka humbje jete dhe të intubuar”- Disa të plagosur në protestën e dhunshme, flet shefi i Traumës: I riu me këmbën e thyer stabël…

13/10/2026

Berisha akuza Policisë e Qeverisë, bën thirrje për tjetër protestë: Nesër është dita e studentëve, të gjithë në mbështetje të tyre në të njëjtën orë!

13/10/2026

Protestuesi 19-vjeçar theu këmbën, Policia e Shtetit: Pezullohen 4 efektivët dhe shefi i Rendit të Komisariatit Nr. 1, AMP po heton dinamikën!

13/10/2026

Protesta e dhunshme, Demalia: Nuk ishin studentë, e papranueshme që deputetët sulmuan Policinë

13/10/2026

“Gjendja është alarmante”- Protesta e dhunshme në Tiranë, deputetët e PD vizitojnë të lënduarit te Trauma

13/10/2026

“Kam kërkuar garë”- Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës: Braçe: Kandidati i PS të zgjidhet me votë, jo nga drejtuesit!

13/10/2026

Protesta/ Ministria e Shëndetësisë: 20 të plagosur, 7 persona po marrin trajtim mjekësor në spital! Mes të lënduarve policë, gazetarë dhe një diplomat

13/10/2026

“Qeveria ia ka deleguar pushtetin njerëzve të pavotuar”- Braçe tregon problemet: Ja pse votova pro Reformës Territoriale!

13/10/2026

Nigel Farage mbron përdorimin e forcës vdekjeprurëse ndaj migrantëve që kalojnë “Kanalin Anglez”

13/10/2026

A ju detyroi Edi Rama të votoni pro Territoriales? Erion Braçe rrëfehet: Kryeministri më tha se…

13/10/2026

Trump kritikon rebelët Huthi, por nuk sqaron nëse SHBA do të ndërhyjë ushtarakisht në Jemen

13/10/2026

“Edhe Evropa po digjet, protesta e drejtë kushtetuese”- Deputeti Braçe: Në botë policia dhunon kur cenohet rendi, këtu nuk e pashë!

13/10/2026

“Ne bëjmë gabim që…”- Braçe: Në fillim iu bashkova protestës, në PS u hapën fjalë sikur e organizoja unë dhe një tjetër!

13/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO)
  • Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.