AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Kremlini në përpjekje për të ndaluar ekstradimin e mercenarit rumuno-francez nga Dubai

by SHT Media
29/10/2025
in Botë
6
0
Kremlini në përpjekje për të ndaluar ekstradimin e mercenarit rumuno-francez nga Dubai
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kremlini po përpiqen të ndalojnë ekstradimin nga Dubai të Horațiu Potra-s, një ish-ushtar të Legjionit të Huaj Francez me shtetësi rumune dhe franceze, i cili kërkohet në Rumani për planifikimin e një grushti shteti.

Potra u arrestua më 24 shtator, në Dubai bashkë me djalin dhe nipin e tij, ndërsa përgatiteshin të udhëtonin drejt Moskës. Ai akuzohet nga autoritetet rumune se ka bashkëpunuar me politikanin ultra-nacionalist pro-rus, Călin Georgescu, për “rrëzimin e rendit kushtetues”.

Përpjekjet për të ndaluar ekstradimin po drejtohen nga Igor Spivak, kreu i “Shoqërisë Ruse për Lindjen e Mesme”, dhe nga Aleksandër Kalinin, një aktivist moldav pro-Kremlinit që rekruton luftëtarë për ushtrinë ruse në Ukrainë. Spivak ka pranuar se ka angazhuar avokatë në Emirate për lirimin e Potra-s dhe se do të udhëtojë vetë drejt Dubait.

Sipas hetuesve rumunë, Potra dhe Georgescu janë takuar në dhjetor të vitit të kaluar për të planifikuar një “marrje të dhunshme të pushtetit”, pas anulimit të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale ku Georgescu kishte dalë fitues. Në atë periudhë, autoritetet rumune sekuestruan armë të paligjshme dhe shuma të mëdha parash në pronat e Potra-s.

Potra, që ka shërbyer më parë si truprojë për liderë të huaj dhe ka drejtuar kompani mercenare në Afrikë, akuzohet gjithashtu për evazion fiskal dhe financim të paligjshëm të fushatës së Georgescu-t.

Edhe pse Potra mohon lidhjet me Rusinë, dosjet hetimore përfshijnë dëshmi për udhëtime të tij në Moskë dhe takime me ambasadorin rus në Bukuresht.

Sipas burimeve të The Guardian, ndërhyrja e Spivak dhe Kalinin ka marrë “miratimin e heshtur” të autoriteteve ruse. Megjithatë, përpjekjet për të ndaluar ekstradimin duket se po dështojnë dhe Potra mund të kthehet në Rumani për t’u përballur me drejtësinë në ditët në vijim.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

11/09/2026

“Unë jam trajneri, zgjedh kush do luajë”, Rama tregon si i zgjedh ministrat

11/09/2026

Braçe shpërthen ndaj gjyqtarëve: Kallëzimi i Malajt në SPAK është vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

11/09/2026

Haga, midis maktheve dhe paranojave

11/09/2026

“Pasqyrë Albania” përballë testit të Braçes: Nëse nuk funksionon, do ta thyej

11/09/2026

“Nuk do bëhem mbret”, Rama: Ja kur do të largohem nga posti i kryeministrit

11/09/2026

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

10/09/2026

“Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë

10/09/2026

BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

10/09/2026

Iris Luarasi o k*rvë/ Influencerja replikon me deputeten socialiste: Ky do të ishte s*lm, jo ai që thua ti

10/09/2026

Olti Shulla sqaron ndryshimin në pamjen e Zegjine Çaushit: Nuk ka pasur ndërhyrje estetike

10/09/2026

Paralajmërimi i frikshëm: Ka shanse që AI të zhdukë njerëzimin në dekadën e ardhshme

10/09/2026

Dashnor Sula rrëfen komunikimin me Ramën: Më shkruan në 1-2 të natës

10/09/2026

“S’ka BE pa reforma”/ Gjermanët ultimatum Ramës: Shfuqizoni ligjin e investimeve strategjike, duart larg drejtësisë

10/09/2026

Korfuz/ 51-vjeçari shqiptar akuzohet se abuzoi sek*ualisht me mbesën 8-vjeçare

10/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër
  • “Unë jam trajneri, zgjedh kush do luajë”, Rama tregon si i zgjedh ministrat
  • Braçe shpërthen ndaj gjyqtarëve: Kallëzimi i Malajt në SPAK është vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.