AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Komunistët janë korrupsioni i varfërisë

by Alb Times
27/10/2026
in Opinion
6
0
Proporcionaliteti nuk mund përdoret për të legjitimuar dhunën

Foto: Opinion

6
SHARES
308
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ylli Manjani

Komunistët e rinj dhe të vjetër, që kanë marrë përsipër misionin fisnik të djegies së qyteteve dhe shkatërrimit të pronës, kanë zbuluar së fundmi teorimë e re politike se dhuna është e domosdoshme për të luftuar korrupsionin.

Hë mo, u lumtë! Posi!

Meqë qeveria e Edi Ramës është e korruptuar, duhet të djegim, të shkatërrojmë dhe, mundësisht, të plaçkitim gjithçka që na del përpara.

Se ç’lidhje ka korrupsioni i Edi Ramës me pronën private që digjet, biznesin që shkatërrohet dhe plaçkitet apo me qytetin që vandalizohet, këtë vetëm logjika e jashtëzakonshme e komunistëve mund ta shpjegojë.

Me komunistë të sotëm kam parasysh aleancën interesante të Berishës, Qorrit, Shehajt e Llapajt, të cilëve u janë bashkuar edhe disa hoxhallarë e konspiracionistë të rrjeteve sociale. Një bashkim vërtet mbresëlënës ideologjik, ku secili mendon ndryshe nga tjetri, por të gjithë gjejnë mirëkuptim te zjarri, dhuna e plaçkitja.

Megjithatë, emrat nuk kanë rëndësi. Më intereson teza.

Korrupsioni është vepër penale. Si e tillë, përgjegjësia për të është individuale, provohet me fakte dhe dënohet nga një gjykatë e paanshme, nëpërmjet një procesi të rregullt ligjor.

Të shpallësh një grupim të tërë politik fajtor, për shkak të korrupsionit të individëve të caktuar, është spekulim politik.

Natyrisht, politika jeton edhe me spekulime. Madje, disa politikanë nuk do të kishin fare profesion pa to.

Deri këtu, asgjë e pazakontë.

Por spekulimi ka një problem të vogël moral, pasi ai është paradhoma e korrupsionit. Sepse kush e zëvendëson të vërtetën me interesin e vet politik, nuk ka ndonjë pengesë parimore që nesër ta zëvendësojë edhe ligjin me interesin e vet ekonomik.

Mirëpo, kur spekulimit i shton dhunën, zjarrin, shkatërrimin dhe plaçkitjen, atëherë nuk je më duke luftuar korrupsionin. Je duke propozuar një metodë tjetër për të përfituar prej tij.

Pra, atë plaçkë që nuk e merr dot nëpërmjet pushtetit, kërkon ta marrësh nëpërmjet dhunës.

Dhe këtu shfaqet dallimi madhështor ndërmjet dy filozofive të korrupsionit.

Pushteti, për t’u korruptuar, ka nevojë për ekonomi, biznes, investime dhe qarkullim parash. I duhet të ketë diçka për të marrë plaçkën në përqindje.

Komunistët tanë, përkundrazi, nuk e kanë këtë shqetësim. Ata nuk kanë nevojë të krijojnë pasuri. Mjafton të shkatërrojnë dhe plaçkitin në natyrë atë që kanë krijuar të tjerët.

Njëri kërkon të marrë pjesë nga pasuria që prodhohet. Tjetri kërkon ta zhdukë pasurinë fare.

Njëri ka nevojë për zhvillimin që të korruptohet. Tjetri ka nevojë për varfërinë që të sundojë.

Korrupsioni i pushtetit kërkon para, pra të pasur. Korrupsioni i komunistëve kërkon të varfër.

Kjo nuk e bën korrupsionin e pushtetit më të ndershëm. E bën vetëm më të kuptueshëm ekonomikisht. Ndërsa korrupsioni i varfërisë është një arritje më e sofistikuar, ai shkatërron pasurinë e të tjerëve dhe këtë ua shet si çlirim nga korrupsioni.

Në fund, qytetarëve u mbetet të zgjedhin ndërmjet dy alternativave që politika shqiptare duket se u ofron me bujari: korrupsion me zhvillim, apo korrupsion me varfëri.

Një zgjedhje vërtet demokratike, po të mos ishte kaq tragjikisht qesharake!

Sepse në këtë vend gara nuk është më ndërmjet së majtës dhe së djathtës. Është ndërmjet së majtës dhe së majtës ekstreme. Kjo e fundit, për të provuar se është më e majtë se e para, ka vendosur t’i shpallë luftë pronës private, biznesit dhe qytetit.

Dhe këtë e quan luftë kundër korrupsionit!

Në fakt, korrupsioni nuk luftohet duke shkatërruar pasurinë, por duke ndëshkuar atë që e përvetëson në mënyrë të paligjshme. Nuk luftohet duke djegur qytetin, por duke zbatuar ligjin. Nuk luftohet duke plaçkitur pronën e tjetrit, por duke mbrojtur të drejtën e pronës.

Përndryshe, nuk po ndryshon sistemin e korrupsionit. Po ndryshon vetëm mënyrën e ndarjes së plaçkës.

Dhe, meqë ra fjala, komunistët e kanë provuar një herë këtë metodë. E luftuan aq shumë pasurinë private, sa në fund nuk mbeti pothuajse as pasuri, as privatësi. E kemi në kurriz ende atë kohë. Në mendje e thellë në shpirt po e po, për fat të keq.

Komunistët vetëm varfërinë e siguruan për të gjithë.

Tani pasardhësit dhe pasuesit e tyre politikë duan të na bindin se kjo metodë meriton edhe një shans të dytë.

Sa bujarë!

Në fund të fundit, korrupsioni i pasurisë të vjedh atë që ke. Korrupsioni i varfërisë të bind se nuk duhet të kesh asgjë.

Dhe këtë të fundit e quan drejtësi sociale!

 

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Historitë e Çmendura të Tiranës, romani im i ri!

27/10/2026

Një ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, kunati autor ende në arrati! Policia i bastis shtëpinë dhe sekuestron armë, thika e një sëpatë

27/10/2026

Shkrirja e akullnajave në Dolomite, ushtria italiane gjen municione të Luftës së Parë Botërore

27/10/2026

Incidenti në bazën ajrore RAF Fairford, prokurorët britanikë: Dy burra akuzohen për ndihmë ndaj Iranit

27/10/2026

Trump: Shpërblim 1 milion dollarësh për çdo person që vërteton mashtrimin zgjedhor

27/10/2026

Nga shitës biletash autobusi në arkitekt të fitores së Lulës! Kush është njeriu që mundi të djathtën braziliane me armët e saj?

27/10/2026

Kush është arkitekti i fitores së Lula-s në zgjedhjet e Brazilit

27/10/2026

Spanja e kërkonte për grabitje, arrestohet në Muriqan ‘skifteri’ nga Mamurrasi! Mbante dy identitete, do ekstradohet

27/10/2026

Telefonata me drejtorin e Google, Trump heq dorë nga ideja për të riemërtuar Oqeanin Atlantik në Oqeanin Amerikan

27/10/2026

Pse një marrëveshje midis Francës dhe Gjermanisë nuk do ta shpëtojë industrinë e automobilave të Evropës

27/10/2026

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

27/10/2026

Kina do të dërgojë një përfaqësues në Lindjen e Mesme, shkak konfliktet në rajon

27/10/2026

Artileria e Koresë së Veriut e drejtuar në jug shkakton shqetësim në vëzhgimin kufitar në Korenë e Jugut

27/10/2026

Akuzohej për shpërdorim detyre, arrestohet pas një muaji kërkimesh ish-juristi i Kadastrës në Fier!

27/10/2026

“Demokracia nuk arrihet me demonstrata në rrugë!”- Rubio mesazh pas kthimit të Machados në Venezuelë: Arritja më e madhe e administratës tonë

27/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Historitë e Çmendura të Tiranës, romani im i ri!
  • Një ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, kunati autor ende në arrati! Policia i bastis shtëpinë dhe sekuestron armë, thika e një sëpatë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.