AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Komisioni për reformën zgjedhore, Berisha: Nëse e refuzojmë, humbasim aleatët ndërkombëtarë

by SHT Media
15/11/2025
in Politikë
6
0
Komisioni për reformën zgjedhore, Berisha: Nëse e refuzojmë, humbasim aleatët ndërkombëtarë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, sot 15 nëntor, u pyet në lidhje me reformën zgjedhore. Ai theksoi se nëse opozita nuk do të merrte pjesë në komisionin e posaçëm për hartimin e një reforme të re zgjedhore do të humbte aleatët ndërkombëtarë të zgjedhjeve.

“Zgjedhjet janë sa kombëtare aq dhe ndërkombëtare. Nëse ne heqim dorë siç sugjeroni ju apo dikush tjetër, ne humbasim aleatët ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira. Ne jemi për zbatimin e rekomandimeve të tyre, por ne u themi shqiptarëve që miqve tanë se me Edi Ramën nuk ka kurrë zgjedhje të lira. Nëse ne do të refuzonim komisionin zgjedhor dhe adresimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR që janë kushte dhe ato për zgjedhje të lira tregonin që e kishim demagogji kërkesën për zgjedhje të lira, por nuk e kemi për demagogji”, tha Berisha.

Kandidatët e pavarur, Berisha: Nuk ishte vendim i gabuar, me Ramën s’bën dot zgjedhje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët se vendimi për të dalë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit me kandidatë të pavarur nuk ishte gabim. Ai tha se votimet faktuan dy gjëra: Rama nuk bën zgjedhje dhe populli e braktisi atë.

“Në vlerësimin tim nuk ishte asnjë gabim. Së pari opozita dëshmoi dhe duhet të dëshmojë vullnet për hapje. I falënderoj shumë të gjithë ata që kandiduan si të pavarur. Çfarë faktoi kjo? Në asnjë variant Edi Rama zgjedhje nuk bën. Së dyti, populli e braktisi Edi Ramën. Kjo tregon që ne si opozitë duhet të kapitalizojmë revoltën që ekziston në shpirtrat dhe zemrat e shqiptarëve, ta kthejmë në një energji”, tha Berisha.

Kreu i demokratëve tha krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit dhe rruga e vetme e opozitës janë protesta. Me këtë rast shpjegoi edhe si do funksionojë “parlamenti” i ri që do të ngrejë opozita para kryeministrisë.

“Protesta e ditës së hënë ka këtë karakter. Hapim një foltore, një parlament. Domethënë, ju keni parë se në dhjetë seanca, opozita është lejuar të debatojë vetëm në një seancë si kurrë në ndonjë vend pluralist apo historinë e këtij vendi, atëherë ne para këtij bllokimi të plotë hapim foltoren parlamentaro-qytetare para kryeministrisë një herë në javë, ku do thonë qëndrimin e tyre. Protestat e tjera po projektohen dhe organizohen”, tha Berisha.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para
  • “Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde
  • “Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.