• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Koçi: Sot kemi Republikën e SPAK që godet korrupsionin, logo e PD i takonte Berishës

27/06/2024
in Politikë
Koçi: Sot kemi Republikën e SPAK që godet korrupsionin, logo e PD i takonte Berishës

Petro Koçi, deputet i PS-së, nga studio e News24, tha se në vjeshtë do të nisin përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndërsa intensifikimi do të bëhet nga janari e mbrapa.

Në rubrikën “Opinion”, Koçi theksoi se sot kemi një drejtësi që vepron dhe nuk do të habitej aspak nëse në burg apo nën hetim do të kishte shumë më shumë zyrtarë se sa janë sot.

“Pa Partinë Socialiste nuk do të kishte këtë lloj drejtësie, e cila nuk imponohet nga politika në vendimmarrjen e saj. Dikur kishim vendime 5-0, apo kemi ushtarakët e Gardës që duhej të shkonin në Prokurori dhe u penguan nga Sali Berisha. Kanë ndodhur thagma në këtë vend.

Kishim platformën e mosndëshkimit të korrupsionit dhe sot kemi platformën e ndëshkimit të korrupsionit. Mendoj se në zgjedhjet e ardhshme pikërisht duhet të fitojë kjo platformë.

Përtej asaj që thonë Sali Berisha dhe Ilir Meta për SPAK apo Altin Dumanin, opozita ka angazhim politik të qartë që duan të përmbysin drejtësinë e re, pra duan të rrëzojnë këtë platformën që lufton korrupsionin.

Drejtësia e re ka vlerësim maksimal të opinionit publik, ndërkombëtarëve dhe PS-së. Vetëm opozita ka kompleksin ndaj drejtësisë së re për shkak të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Kjo është Republika me SPAK, është koha kur po goditen edhe ministrat e PS-së, ndërsa ata duan Republikën pa SPAK”, tha Koçi.

Ai shtoi se vula e PD-së i takonte Sali Berishës, por mund të them se ky është një kamp, një bllok politik që nuk ndryshon, që na kthem mbrapa. “Njerëzit duan të ecin përpara, duan progres. Rikthimi edhe në planin juridik të rikthimit të Sali Berishës në krye të PD-së tregon se ata nuk mund të distancohen nga ato ngjarjet e viteve më parë, qoftë edhe nga 1997”, tha Koçi./m.j

Më të lexuarat

  • Aksion i ri kundër ‘kërpudhave’ të mashtrimit, goditen dy call center-a pranë Liqenit të Thatë!

    Aksion i ri kundër ‘kërpudhave’ të mashtrimit, goditen dy call center-a pranë Liqenit të Thatë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Planet ushtarake të Gjermanisë frikësojnë Europën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Alimehmeti: Në protestë ka drejtorë të Partisë Socialiste, duhet reflektim edhe te PD

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Salianji sfidon Berishën: Pse nuk flet për ‘kullën e ortakërisë’ me Ramën te Pallati i Kongreseve?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Lëvizje e re politike me karakter kombëtarist dhe nacionalist”, studentja zbulon fazën e dytë të protestës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja SHBA-Iran, çfarë ka përfituar secila palë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Burri i Elisa Spiropalit shfaqet me ROLEX, ndërkohë shqiptarët protestojnë kundër korrupsionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK shpartallon perandorinë kriminale të Isa Aliut, si u investuan milionat e kokainës në resorte dhe vila luksoze

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tonelata drogë nga Amerika e Jugut në Europë, kush është Eldi Dizdari që u godit nga SPAK

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pritet arrestimi nga SPAK / Shkarkohet Arlinda Pogaj, drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, ndau qindra milionë euro me klientët e burrit dhe figura të krimit. Ka mbushur një shtëpi me para në Elbasan?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!