• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

KLP mblidhet më 9 dhjetor për të zgjedhur kreun e ri të BKH-së

03/12/2025
in Kronikë
KLP mblidhet më 9 dhjetor për të zgjedhur kreun e ri të BKH-së

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar datën 9 dhjetor, ora 11:00, për zhvillimin e mbledhjes sa i takon procesit për zgjedhjen e kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci.

KLP do të votojë nëse do të pranojë ose jo propozimin e SPAK për emërimin e Joni Ketës në krye të BKH-së, për një mandat 5-vjeçar.

SPAK e propozoi Ketën për emërim më 26 nëntor, në prani të përfaqësuesve të ICITAP dhe Bashkimit Europian. Vendim që erdhi me përfundimin e procesit të vettingu-t dhe kontrollit të pastërtisë së figurës për kandidatët për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Në garë ishin shtatë kandidatë Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.

Byroja Kombëtare e Hetimit, institucioni që mbështet me hetues Prokurorinë e Posaçme u drejtua për 5 vite nga Aida Hajnaj, e cila mbaroi mandatin e saj më 31 gusht.

Pozicioni mbeti vakant deri më tani, për shkak të vonesave në përfundimin e procesit të verifikimit. Vonesa që lidheshin me pritjen për mbërritjen e të gjitha dokumenteve të nevojshme nga institucionet e ndryshme.

Ndërkohë më 11 dhjetor 2025, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) do të zhvillojë intervistat me kandidatët, sipas rendit alfabetik, si dhe do të vijojë me zgjedhjen e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Katër kandidatët, Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho do të paraqesin platformat e tyre për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.

Më të lexuarat

  • Një sondazh për sharësit revolucionarë antiturizëm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!