AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Klipi për 35 vjetorin e PD, pse nuk ishte Basha? Berisha: Unë do e kisha vendosur, por me një kryq të madh të kuq

by SHT Media
12/12/2025
in Politikë
6
0
Klipi për 35 vjetorin e PD, pse nuk ishte Basha? Berisha: Unë do e kisha vendosur, por me një kryq të madh të kuq
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tregoi sot arsyen se pse zyra e PD nuk përfshiu në klipin e 35-vjetorit të partisë Lulzim Bashën, i cili për 8 vite ka drejtuar këtë parti.

Berisha tha se nëse ai do ta bënte vetë klipin e PD, ai do e përfshinte Bashën në të por do t’i vendoste një kryq të kuq, pasi sipas tij ai ka dëmtuar opozitën.

Pyetje: Në klipin 15 minuta për historikun e PD zyra juaj kishte retushuar Lulzim Bashën,i cili 8 vjet ka drejtuar PD. Ju nuk e ndjetë për ta vënë Bashën të paktën një fraksion sekondi në atë klip?

Sali Berisha: Po ta kisha bërë unë atë klip do ta kisha bërë ndryshe. Po të kisha vënë Bashën do t’i vija një kryq të kuq, sepse Basha e dëmtoi opozitën shqiptare. Nuk them se nuk do ishte por do ishte siç  ai e meriton.

Gjithashtu Berisha u ndal te kundërshtimi i kryeministrit Rama për zbatimin e vendimit të GJKKO për pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Berisha: Dënoj edhe njëherë me forcën më të madhe si një akt të mirëfilltë antikushtetues, ndërhyrjet brutale të Edi Ramës në Gjykatën Kushtetuese për mbrojtjen e vetes së vet, në aparencë, Ballukut. Në fakt, ai mbron veten e tij.

Tani, më duhet t’u rikujtoj shqiptarëve, por edhe atyre ndërkombëtarëve, të cilët janë të interesuar për të vërtetat në këtë vend.

Në janar të vitit 2011, pas një video të manipuluar nga Edi Rama dhe Filip Çakulli, në të cilin në mënyrë false akuzonin Ilir Metën për një ryshfet, që nuk ishte kurrë i tillë, u faktua, prej 700 mijë eurosh, Ilir Meta, pa ardhur kërkesa nga prokuroria për hetim, për imunitet, ka dhënë dorëheqje nga zëvendëskryeministër dhe ka hequr dorë nga imuniteti.

Në atë kohë, prokurore ishte Ina Rama, dhe në rastin tjetër para Ilir Metës, Fatmir Mediu ka dhënë dorëheqjen dhe heqjen e imunitetit. Lulzim Basha ka dorëzuar imunitetin.

Ndërsa Lubi Balluku as nuk jep dorëheqjen, as nuk shkarkohet, siç shkarkova unë Ilir Rusmalin.

Po, absolutisht, me dokumente. Tjetër punë se në një akt njerëzie, u njoftua si dorëheqje.

Jo, nuk ishte dorëheqje, sepse i vëllai i tij, të cilin unë e njihja, ishte kryetar i dhomës së eksporteve, kishte bërë presion ndaj drejtorit të përgjithshëm të burgjeve për një tender dhe e kishte kërcënuar.

Ai e kishte regjistruar. Drejtori ishte një njeri i ndershëm.

Dhe ministri, në vend që të dënonte vëllanë e tij që i kishte përmendur emrin, shkarkonte drejtorin që e kishte regjistruar.

Dhe unë shkarkova ministrin.Ky është standardi normal.

Por këto nuk duhet t’i mohojë se nuk shërbejnë, se duke mohuar këto, ja ku arritëm, kryeministër që bën avokatinë e ministrit të tij.

Gjykata Kushtetuese është në ditën më të vështirë për shkak të presioneve, kërcënimeve të shumanshme.

Deklaroj këtu gjithashtu se sipas disa të dhënave, për personelin e asaj gjykate janë përdorur për komprometim edhe video absolutisht të ndaluara për përdorim.

Po, për t’u imponuar dorëheqje, për t’u imponuar largim. Se tani, me këto regjistrime që bën Skapi, mund të ndodhë çdo gjë aty.Por kjo që u them është e sigurt.

A e ka bërë Skapi apo ka ndonjë maniak që vë kamerat aty, këtë nuk e di. Por janë përdorur.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ankaraja i rrëzon Ramës “Shtetin Bektashi”: Nuk e njohim Baba Mondin si lider botëror

05/09/2026

Dhëndër Kafsha

04/09/2026

Thellohet konflikti për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, KLGJ dhe Ministria e Financave përplasen në distancë

03/09/2026

Ngjarje tragjike në Itali/ 36-vjeçari rrëmben ish-partneren dhe e hedh nga ura, më pas i jep fund jetës

03/09/2026

KLP në degradim/ Kaos, akuza dhe fyerje mes anëtarëve; gara për Kryeprokurorin mbetet peng

03/09/2026

Vasil Bedinaj me dy figura të krimit mori leje për resort në pronën që bleu dy herë Luani i Deltës, dyshime për falsifikime, projekti në Palasë. Gjobëvënia 5 milionë euro, mashtrim

03/09/2026

Si e zbuti Edi Rama me një licencë “Kaçin e Zi”?

03/09/2026

Vetëgjyqësia e drejtësisë me pagat e saj

03/09/2026

Rrugë të mbarë, po republikanët janë në hall për vete…

03/09/2026

Këllqet elektorale të protestës bulevardore mund të provohen në garën e Tiranës

03/09/2026

Misteri i “rënies” nga dritarja në 1948, zhvarroset trupi i Jan Masaryk për t’i dhënë fund spekulimeve të Luftës së Ftohtë

03/09/2026

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

02/09/2026

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

02/09/2026

Qeveria ndryshon ligjin për ndërtimet pa leje: AAPSK merr kontrollin, mbrohen blerësit e apartamenteve

02/09/2026

Tragjedia në Vaun e Dejës/ Urgjenca sqaron vonesën: Ambulanca ishte me defekt, dy mjete u nisën nga Shkodra

01/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ankaraja i rrëzon Ramës “Shtetin Bektashi”: Nuk e njohim Baba Mondin si lider botëror
  • Dhëndër Kafsha
  • Thellohet konflikti për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, KLGJ dhe Ministria e Financave përplasen në distancë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.