Këshilli Iranian i Mbrojtjes ka kërcënuar se do të vendosë mina detare për të bllokuar të gjithë Gjirin Persik, nëse sulmohen brigjet ose ishujt e Iranit.
“Çdo përpjekje nga armiku për të sulmuar brigjet ose ishujt iranianë do të rezultojë natyrshëm në minimin e të gjitha rrugëve të aksesit dhe linjave të komunikimit në Gjirin Persik dhe përgjatë bregdetit me lloje të ndryshme minash detare, duke përfshirë minat lundruese”, thuhet në deklaratën e transmetuar nga Fars.
“Në këtë rast, i gjithë Gjiri Persik do të gjendej në një situatë praktikisht të ngjashme me atë të Ngushticës së Hormuzit për një kohë të gjatë”, thotë Teherani.
E vetmja mënyrë për të kaluar nëpër ngushticë është që vendet që nuk janë të përfshira në luftë të koordinohen me Iranin, vijon deklarata, e cila vjen pasi Trump kërcënoi të kryejë sulme të tilla nëse Teherani nuk e hap Ngushticën e Hormuzit.









