AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Kërcënohej nga Berisha”, Nazarko tregon përplasjet e Nanos dhe mundësinë që i dha Mejdani

by SHT Media
31/10/2025
in Politikë
6
0
“Kërcënohej nga Berisha”, Nazarko tregon përplasjet e Nanos dhe mundësinë që i dha Mejdani
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mentor Nazarko, në një lidhje direkte me studion e “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN, deklaroi se “Fatos Nano u frikësua nga kërcënimet që erdhën nga fronti i Berishës për shkak të vrasjes së Azem Hajdarit”.

“Ndoshta duhet të supozojmë se mund të ketë patur ndonjë lloj gracke të ambasadorit Hill të asaj kohe që ishte në Maqedoni, që kishte shërbyer dhe në Shqipëri. Po flasim për 14 shtatorin 1998 ose shtatorin 1998, kur Nano që komunikonte me të i tha që kam kërcënime për jetën dhe a mund të vij në Maqedoni dhe Hilli e pranoi. Ndoshta Hilli ishte i vetëdijshëm që ky largim, kjo braktisje e detyrës praktikisht do shënonte mbylljen e karrierës së zotit Nano ose dorëheqjen e tij dhe ashtu ndodhi. Dhe Mejdani, për hir të së vërtetës, megjithëse ambasadorja amerikane asaj kohe, e cila kishte marrëdhënie të mira me të, në një farë mënyre në zyrat e presidencës e imponoi Nanon që të largohej. Mejdani i dha një shans dhe i tha që ne nuk mund të lejojmë që të largohet një kryeministër në kohën kur Kryeministria, kur televizioni, kur ministritë janë të rrethuara me autoblinda dhe fitoi ky qëndrimi i urtë i Mejdanit, por Nano asokohe pati një frikë”, kujton Nazarko.

“Nano ishte dikushi që i reflektonte ato dobësitë e veta për shkak të vrasjes së një gruaje përpara Vilës 30 dhe ai nuk e pranonte, nuk e mbante dot në kurriz një ngjarje tërësisht aksidentale, kur një ushtar qëlloi në tokë, bëri rikoshet dhe u vra një grua. Ky është momenti i dorëheqjes së tij, por edhe i ndikimit prej tij të zotit Majko si kryeministër. Këto kanë qenë momentet që unë do të veçoja nga një figurë e tillë. Do të mbajmë mend siç thashë për liberalizmin e tij, për shkallën e lartë të demokracisë që ka patur në drejtimin e Partisë Socialiste, natyrisht edhe për këtë sensin e tij aventuresk të drejtimit të pushtetit, djaloshar, por edhe, mund të duket paradoksale, për drejtimin apo për mbrojtjen e interesit kombëtar në një moment si ky nëpërmjet privatizimeve që përmenda, për të cilat ai praktikisht pati Greqinë kundra. Në fushatën e zgjedhjeve të 2005-s, ambasadori grek bëri qartësisht fushatë kundër tij dhe në favor të Partisë Demokratike, pikërisht për shkak të prekjes së interesave të kompanive celulare nga ana e këtyre veprime të Nanos, të cilat ishin veprime prej shtetari dhe që mbrojti interesin kombëtar të vendit”, shtoi Nazarko.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

10/09/2026

“Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë

10/09/2026

BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

10/09/2026

Iris Luarasi o k*rvë/ Influencerja replikon me deputeten socialiste: Ky do të ishte s*lm, jo ai që thua ti

10/09/2026

Olti Shulla sqaron ndryshimin në pamjen e Zegjine Çaushit: Nuk ka pasur ndërhyrje estetike

10/09/2026

Paralajmërimi i frikshëm: Ka shanse që AI të zhdukë njerëzimin në dekadën e ardhshme

10/09/2026

Dashnor Sula rrëfen komunikimin me Ramën: Më shkruan në 1-2 të natës

10/09/2026

“S’ka BE pa reforma”/ Gjermanët ultimatum Ramës: Shfuqizoni ligjin e investimeve strategjike, duart larg drejtësisë

10/09/2026

Korfuz/ 51-vjeçari shqiptar akuzohet se abuzoi sek*ualisht me mbesën 8-vjeçare

10/09/2026

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

10/09/2026

Pse sulmet personale po përdoren si brand politik?

09/09/2026

Rama “nxjerr në pension” Lorena Goxhobellin/ Pas skandaleve dhe aferave, shkrihet Kadastra

09/09/2026

Deklarata e grave deputete të PS pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

09/09/2026

Trump bisedë me Putinin: Ai dëshiron një marrëveshje, do ishte mirë që edhe Zelensky të bënte të njëjtën gjë

09/09/2026

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një telash më shumë për Partinë Demokratike
  • “Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë
  • BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.