AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Kemi marrë vetëm 76 miliardë $ nga 177 miliardët e miratuara nga SHBA, s’e di ku shkuan të tjerat”

by SHT Media
03/02/2025
in Botë
6
0
“Kemi marrë vetëm 76 miliardë $ nga 177 miliardët e miratuara nga SHBA, s’e di ku shkuan të tjerat”
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti ukrainas Zelensky tha në një intervistë për AP se është e pavërtetë ajo që thuhet në SHBA se Ukraina ka marrë 200 miliardë dollarë ndihmë nga Uashingtoni, duke sqaruar se shuma e marrë ka qenë rreth 76 miliardë dollarë.

Presidenti ukrainas shtoi se shuma e marrë është shumë më pak nga sa thuhet ndërsa thekson se nuk e ka idenë se ku kanë shkuar paratë që pretendohet se i janë dhënë Ukrainës.

“Kur dëgjoj – si në të kaluarën ashtu edhe tani – nga SHBA se Amerika i ka dhënë Ukrainës qindra miliarda dollarë, 177 miliardë, për të qenë të saktë, bazuar në atë që miratoi Kongresi, si president i një kombi në luftë, mund t’ju them se ne kemi marrë diçka më shumë se 75 miliardë dollarë. Pra, kur njerëzit flasin për 177 miliardë dollarë ose edhe 200 miliardë dollarë, ne kurrë nuk e kemi marrë atë shumë. Ne po flasim për gjëra të prekshme, sepse kjo ndihmë nuk erdhi si para të dhëna në dorë, por më tepër si armë, shumë që arriti në rreth 70 miliardë dollarë. Ka stërvitje, kosto transporti, nuk janë vetëm lekët për armët, ndihmë humanitare, programe sociale etj. Por kur thuhet se Ukraina mori 200 miliardë dollarë për të mbështetur ushtrinë gjatë luftës, kjo nuk është e vërtetë. Nuk e di ku shkuan gjithë ato para. Ndoshta është e vërtetë kur bëhet fjalë në letër me qindra programe të ndryshme. Nuk do debatoj, dhe ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për gjithçka. Por në të vërtetë ne morëm rreth 76 miliardë dollarë. Është një ndihmë e rëndësishme, por nuk është 200 miliardë dollarë.” – tha Zelensky.

Lidhur me pezullimin e financimit për programet humanitare, Zelenskyy theksoi raste specifike si një program prej 200 milionë dollarësh në lidhje me energjinë dhe të tjera për kujdesin shëndetësor dhe sigurinë kufitare.

“Ato 300-400 milionë dollarë janë programet që ka marrë shteti. Ne do e menaxhojmë këtë. Unë do siguroj mbështetje ose nga partnerët evropianë ose nga burimet e brendshme.”

Zelenskyy theksoi rëndësinë e mbajtjes së programeve të veteranëve dhe të kujdesit shëndetësor gjatë kohës së luftës.

“Ka edhe shumë programe të tjera humanitare për të cilat nuk jam i informuar, përveç faktit që di për ekzistencën e tyre. Ndoshta administrata e Presidentit të SHBA do t’i auditojë këto programe dhe do të gjejë miliarda të tjera, por nuk e di se ku shkuan ato fonde. Pasi filloi lufta, shumë organizata ukrainase u larguan nga vendi, me gjasë pas sinjaleve nga ambasada amerikane.”

Në nëntor 2024, Zelenskyy deklaroi se Ukraina nuk ka marrë as gjysmën e armëve të ndara zyrtarisht nga Shtetet e Bashkuara dhe se Evropa e ka ndihmuar Ukrainën po aq sa SHBA-ja.

Në ditën e tij të parë si president, Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që pezullonte të gjitha programet e ndihmës së huaj për 90 ditë për të vlerësuar përputhjen e tyre me qëllimet e tij politike. Zelenskyy deklaroi se ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën nuk ishte ndërprerë.

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio urdhëroi pezullimin e të gjitha pagesave të reja të ndihmës së huaj gjatë këtij shqyrtimi. Zyrtarët dhe përfaqësuesit e OJQ-ve në Ukrainë paralajmëruan se pa autorizimin e Rubios, programet thelbësore, duke përfshirë mbështetjen për shkollat, spitalet dhe përpjekjet për të zhvilluar infrastrukturën ekonomike dhe energjitike, mund të përballen me pengesa të konsiderueshme.

Më 26 janar, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Ukrainë u urdhërua të pezullojë të gjitha projektet dhe shpenzimet pas një direktive të Departamentit të Shtetit të SHBA. Urdhri pezullon programet e ndihmës së huaj për 90 ditë për të lejuar një auditim.

Megjithatë, ndihma ushtarake për Ukrainën është e përjashtuar nga ky ngrirje dhe vazhdon të jepet sipas politikave të vendosura nga administrata e mëparshme e Joe Biden.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Industria e armëve në Shqipëri/ Qeveria propozon TVSH zero dhe përjashtim nga taksat vendore, kontrolle më të forta për kompanitë

11/10/2026

Detaje nga atentati me tritol në Gjirokastër/ I vendosën 300 gramë eksploziv në makinë, i ati i Erigels Mela ka qenë prokuror

11/10/2026

Përndiqte ish-partneren në Itali/ Shqiptarja mbyllet në tualetin e picerisë dhe telefonon policinë, arrestohet ish-i dashuri

11/10/2026

Shpërthimi në rafinerinë greke, vdes edhe shqiptari i dytë, arrestohen 4 persona për aksidentin tragjik

11/10/2026

Shqiptarët të parët për dëbimet nga Anglia për të pestin vit radhazi, 2,247 persona u kthyen në Atdhe

11/10/2026

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Gjykata Supreme britanike cakton datën për apelin e ekstradimit

11/10/2026

Paketa e Maleve në Tepelenë, miratohen 19 aplikime nga 56 të regjistruara

11/10/2026

U mbyll në tualetin e picerisë dhe telefonoi e tmerruar, arrestohet shqiptari në Itali! Kërcënonte me telefonata dhe mesazhe ish-partneren

11/10/2026

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, gjykata në Angli cakton datën kur shqyrton ekstradimin e organizatorit dhe 4 vëzhguesve britanikë

11/10/2026

Deklaratë skandaloze nga ministri i Brendshëm serb, Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren! (VIDEO)

11/10/2026

EMRI/ Kapet në SHBA i dënuari dy herë me nga 25 vite burg, vrau 3 persona për gjakmarrje çerek shekulli më parë në Shkodër! Fshihej në Nju Jork me dy identitete

11/10/2026

Shqiptari për pak sa nuk shkakton tragjedi në Selanik, hyn me makinë në lokal dhe plagos 3 persona!

11/10/2026

Grabiti kasafortën e biznesit, arrestohet 46-vjeçari në Kavajë, në kërkim bashkëpunëtori! Zbulohen tufa me lekë dhe…

11/10/2026

“Shqipëria qëndron në krah të Arabisë Saudite”- Sulmi në Riad, reagon Rama: Huthët dhe sponsorët e tyre në Teheran të mbajnë përgjegjësi! S’ka justifikim

11/10/2026

“Dikur shkonin për ndonjë dasmë ose vaki”- Rama bën krahasimin në dy kohë për Malësinë e Madhe dhe Përmetin: Dukeshin si vende pa shpresë, sot destinacione

11/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Industria e armëve në Shqipëri/ Qeveria propozon TVSH zero dhe përjashtim nga taksat vendore, kontrolle më të forta për kompanitë
  • Detaje nga atentati me tritol në Gjirokastër/ I vendosën 300 gramë eksploziv në makinë, i ati i Erigels Mela ka qenë prokuror

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.