AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

EMRI/ Kapet në SHBA i dënuari dy herë me nga 25 vite burg, vrau 3 persona për gjakmarrje çerek shekulli më parë në Shkodër! Fshihej në Nju Jork me dy identitete

by Alb Times
11/10/2026
in Kronikë
6
0
EMRI/ Kapet në SHBA i dënuari dy herë me nga 25 vite burg, vrau 3 persona për gjakmarrje çerek shekulli më parë në Shkodër! Fshihej në Nju Jork me dy identitete

Foto: Kronika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit njoftoi sot (11 tetor) se ka lokalizuar dhe arrestuar bashkë me autoritetet amerikane në Nju Jork Valentin Ftonin, 52 vjeç, i dënuar me 50 vite burg në total për dy ngjarje të rënda me pasojë 3 të vrarë për gjakmarrje në vitet 2000-2001.

Burime zyrtare thanë se u finalizua një tjetër fazë e bashkëpunimit ndërkombëtar me agjencitë ligjzbatuese amerikane dhe pritet ekstradimi i tij.

“Arrestohet në Nju-Jork një 52-vjeçar, i dënuar në Shqipëri dy herë me nga 25 vjet burgim, për vrasjen e 3 shtetasve në Shkodër”, thuhet në njoftim mes të tjerash, teksa zbardhen edhe detajet..

“Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtar ndërmjet Policisë së Shtetit dhe partnerëve ligjzbatues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është ndaluar në Nju-Jork, SHBA, shtetasi shqiptar Valentin Ftoni, 52 vjeç”, vijohet më tej.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

“Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë për Krimet e Rënda dhe Njësisë së Përbashkët të Shërbimeve Investigative, në bashkëpunim me agjencinë federale amerikane DSS/OCIU, të pranishme në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, ka koordinuar në vazhdimësi veprimet me dy agjenci të tjera federale amerikane, USMS (Shërbimi i Marshallëve të Shteteve të Bashkuara) dhe ICE (Agjencia e Emigracionit dhe Doganave), për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Valentin Ftoni.

Pas një pune të gjatë hetimore dhe bashkërendimit të veprimeve ndërmjet Policisë së Shtetit dhe tri agjencive federale amerikane, u bë i mundur identifikimi dhe lokalizimi në SHBA i këtij shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare që prej vitit 2001, pasi është dënuar dy herë me nga 25 vjet burgim për 3 vrasje të kryera në qarkun e Shkodrës.

Nga hetimet dyshohet se, pas largimit nga Shqipëria, shtetasi Valentin Ftoni ka përdorur dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe të paktën dy identitete të rreme për të hyrë ilegalisht në territorin e SHBA-së. Gjithashtu, dyshohet se në këtë shtet ka përdorur edhe një identitet tjetër të rremë, të marrë nga një vend i Amerikës Qendrore.

Më datë 28.09.2001, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka deklaruar fajtor shtetasin Valentin Ftoni dhe e ka dënuar me 25 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, pasi më datë 19.09.2000, në Ças, Velipojë, ka vrarë shtetasit Gj. M. dhe A. M., për motive gjakmarrjeje.

Gjithashtu, më datë 18.11.2008, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka deklaruar fajtor shtetasin Valentin Ftoni dhe e ka dënuar me 25 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, pasi më datë 12.08.2001 ka vrarë shtetasin G. T.

Policia e Shtetit vijon punën intensive, në koordinim me agjencitë ligjzbatuese amerikane, për përfundimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Shqipërisë, me qëllim përballjen me drejtësinë shqiptare për veprat penale për të cilat është dënuar.

Ky rast dëshmon edhe një herë përkushtimin e Policisë së Shtetit për forcimin e bashkëpunimit hetimor ndërkombëtar dhe koordinimin e veprimeve me partnerët strategjikë në luftën kundër kriminalitetit. Policia e Shtetit shpreh mirënjohjen për partnerët në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri dhe agjencitë ligjzbatuese amerikane për bashkëpunimin e vazhdueshëm në këtë rast dhe në operacione të tjera të përbashkëta”.

Burimi: Kronika

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KronikëkryesoreKryesoret
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Kryeministri Rama ndan foton familjare dhe pamjet nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel! (VIDEO)

25/11/2026

BE zgjat me 6 muaj subvencionet për bizneset e prekura nga lufta në Iran!

25/11/2026

“Burgu i Fierit qenka kthyer në institucion privat!”- Denoncimi i avokatit Ndreca: Nuk më lejojnë të takoj Veliajn! Drejtori kokëfortë shkel ligjin

25/11/2026

“Drejt BE me ritëm mbresëlënës”- Von der Leyen: 338 milionë euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë! Zgjerimi nevojë strategjike

25/11/2026

Delvinë/ U arrestua si i dënuar me 9 vite, por lirohet pas verifikimeve pasi e kishte vuajtur burgun!

25/11/2026

Grevat fusin në kaos transportin italian gjatë dhjetorit, ja datat dhe oraret kur do të ndalen avionët, trenat dhe autobusët!

25/11/2026

Saliu e njeh mirë Edin

25/11/2026

E papritur nga Izraeli, hetime për masakrën e 7 tetorit, Knesseti miraton ngritjen e Komisionit Shtetëror! Eisenkot: Do zbulojmë të vërtetën

25/11/2026

Menaxhimi i mbetjeve me standarde të BE-së, Qeveria harton projektvendimin për llogaritjen e riciklimit, zbulohen dhe rregullat!

25/11/2026

“Ballkani Perëndimor është porta e Europës”- Mickoski nga Brukseli: Qytetarët janë të frustruar nga pritja e gjatë për në BE!

25/11/2026

Samiti në Bruksel, Kurti: Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE, procesi është vonuar prej kohësh!

25/11/2026

Dy “skifterët” shqiptarë bastisën në vilën e Princit William, ja si arritën të hynin në rezidencën mbretërore! Tubi i kullimit dhe… (FOTO)

25/11/2026

Lufta (jo) e shenjtë kundër Edi Ramës, brenda PS

25/11/2026

“Ja çfarë presim nga Samiti”- Ministrja Ismaili: Deri në mesin e dhjetorit mbyllim disa kapituj të tjerë të negociatave me BE, më 2027…

25/11/2026

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, furgoni përplaset me makinën e Policisë së Gjirokastrës, raportimet nga vendngjarja!

25/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kryeministri Rama ndan foton familjare dhe pamjet nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel! (VIDEO)
  • BE zgjat me 6 muaj subvencionet për bizneset e prekura nga lufta në Iran!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.