AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

KE po përgatit një listë të shteteve të sigurta të origjinës/ Pakti për emigrantët, Meloni: Shembull për Europën

by SHT Media
19/03/2025
in Botë
6
0
KE po përgatit një listë të shteteve të sigurta të origjinës/ Pakti për emigrantët, Meloni: Shembull për Europën
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga foltorja e senatit italian, kryeministrja Meloni vlerësoi nismën e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që në samitin e liderëve evropianë, këtë fundjavë në Bruksel t’i hapet rruga marrjes për bazë të modelit italo-shqiptar për hapjen e qendrave për menaxhimin e azilkërkuesve jashtë BE-së.

“Përsa i përket protokollit me Shqipërinë ju i kuptoni arsyet pse për momentin zbatimi i tij është pezulluar. Kjo çështje po shqyrtohet nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë. Shumica e shteteve anëtare të BE-së dhe Komisioni Evropian mbështesin qëndrimin e qeverisë italiane për këtë çështje. Në propozimin e presidentes së KE, Ursula von der Leyen për Këshillin Evropian, që mblidhet këtë fundjavë, thuhet se duhen hapur qendra pritjeje në shtete të treta jashtë BE-së, për shqyrtimin e kërkesave të azilkërkuesve. Kjo nuk do të ndodhte nëse Italia nuk do të kishte kurajon që të inicionte protokollin me Shqipërinë. Me këtë kurajo ne u përcollëm të tjerëve në BE zgjidhje inovative për të përballuar së bashku flukset emigratore”.

Vetë Ursula von der Leyen në letrën e saj për krerët e shteteve anëtare të BE-se, shkruan:

“Ne po hapim mundësinë që shtetet anëtare të krijojnë “qendra riatdhesimi” në shtetet e treta jashtë BE-së. Ky është një element i rëndësishëm i diskutimit tonë mbi zgjidhjet inovative për të trajtuar me vendosmëri migrimin e paligjshëm, në bashkëpunim me vendet partnere, duke siguruar që të drejtat themelore të azilkërkuesve të garantohen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

Më 20 mars në samitin e liderëve evropiane në temën e përballimit të emigracionit të paligjshëm pritet që operacionet e riatdhesimit të mund të organizohen drejtpërdrejti nga Frontex me vendet e treta jashtë BE-së. Pakti për emigracionin krijon mundësi që të thjeshtohen procedurat e azilit. Komisioni Evropian aktualisht po përgatit një listë të vendeve të sigurta të origjinës që duhet të miratohet nga Parlamenti dhe Këshilli Evropian në javët e ardhshme.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Protestuesit shkatërrojnë çdo gjë që u del para, i vënë zjarrin edhe 2 mjeteve të Bashkisë Tiranë! Sulmojnë zjarrfikëset dhe bizneset (FOTO)

14/10/2026

Protestuesit i drejtohen Parlamentit, bëjnë thirrje për grumbullim! Policia shton forcat edhe te Bashkia, bën shoqërime të dyshuarish

14/10/2026

VIDEO/ Tirana nëntë orë në kaos dhe arenë lufte, i vihet zjarri institucioneve, bankave dhe bizneseve! Xhama të thyer, shkatërrime dhe dëme

14/10/2026

Tensionet në protestë, 11 persona morën mjekim në spitale pas dëmtimeve, 4 prej tyre efektivë të Policisë!

14/10/2026

“Ky është modeli dhe dhuna që shqiptarët njohin prej vitesh”- Ministri Nufi: Kjo protestë, vetëm me studentët nuk ka më lidhje!

14/10/2026

Ministri Malaj dënon sulmin ndaj Ministrisë së Financave: Asnjë pakënaqësi e dhunë s’e justifikon rrezikimin e jetës apo dëmtimin e pronës publike dhe private

14/10/2026

Rreth nëntë orë dhunë, kaos dhe përplasje, protestuesit nuk kursejnë as bizneset te “Kullat Binjake”! I shkatërrojnë dhe plaçkisin

14/10/2026

“E ka paguar shtrenjtë në të kaluarën”- Protesta e dhunshme, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Shqipëria nuk ka nevojë për kaos dhe as të digjet për të ndryshuar!

14/10/2026

Momenti kur protestuesit shpërthejnë derën e Kryesisë së Kuvendit dhe ndezin zjarr te hyrja e godinës!

14/10/2026

Dhunë për të gjithë!

14/10/2026

Dhuna gjatë protestës, reagon deputeti i PS: Plaçkitësit e doktorit ia dolën të sfumojnë kauzën e studentëve!

14/10/2026

Protesta pa ide është dhunë kundër vetes

14/10/2026

Ndal vandalizmit dhe huliganizmit të demonstratës së dhunshme!

14/10/2026

Sulmi ndaj Ministrisë së Ekonomisë, Ibrahimaj: T’i vësh flakën një institucioni nuk është protestë paqësore

14/10/2026

Rusia paralajmëron viza për malazezët si masë reciprociteti

14/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Protestuesit shkatërrojnë çdo gjë që u del para, i vënë zjarrin edhe 2 mjeteve të Bashkisë Tiranë! Sulmojnë zjarrfikëset dhe bizneset (FOTO)
  • Protestuesit i drejtohen Parlamentit, bëjnë thirrje për grumbullim! Policia shton forcat edhe te Bashkia, bën shoqërime të dyshuarish

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.