Pas dhunës te Kryeministria dhe te Piramida, turma e shpërndarë nisi marshimin në drejtim të Parlamentit, ndërsa mes protestuesve janë dëgjuar vazhdimisht thirrje për mobilizim.
Me herët, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ata ndezën zjarre pranë Kryeministrisë, në zonën e Piramidës dhe Kullat Binjake.

Flakët e mëdha dhe shtëllungat e tymit përfshinë katin e parë të dy kullave, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për të larguar protestuesit.

Policia ka shtuar forcat në institucione, si te Ministria e Brendshme, bashkia dhe Parlamenti.

Po ashtu ka kryer edhe arrestimet dhe shoqërimet e radhës të personave të dyshuar.
Burimi: Kronikë
