AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Karamuço vijon me deklaratat qesharake: Kemi shmangur një përplasje me Rusinë! Kapëm në kufi mafiozin e madh dhe erdhi informacion urgjent se…

by SHT Media
07/10/2023
in Kronikë
6
0
Karamuço vijon me deklaratat qesharake: Kemi shmangur një përplasje me Rusinë! Kapëm në kufi mafiozin e madh dhe erdhi informacion urgjent se…
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ervin Karamuço thotë se Shqipëria ka shmangur një ngjarje kriminale disa ditë më parë, që mund të kishte pasoja në marrëdhëniet me Rusinë.

Në emisionin “Zonë e Lirë” , Karamuço u shpreh se një shtetas rus, i cili kërkohet nga Interpoli i Moskës, është ndaluar në kufi dhe u mbajt në një burg në veri të Shqipërisë.

Sipas Karamuços, ky shtetas aktualisht po ruhet në Tiranë, teksa Rusia pret ekstradimin e tij.

Ndër të tjera, Karamuço nënvizoi se rusi është krahu i djathtë i një prej eksponenëve më të mëdhenj të mafies ruse dhe Rusia kërkon që ai të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.

“Ka ndodhur një gjë që shumë pak veta e dinë. Shqipëria ka shmangur, këto ditë, një ngjarje shumë të rëndë kriminale, që mund të kishte pasoja në marrëdhëniet me Federatën Ruse. Kjo ka ndodhur në vigjilje, përpara se të ndodhte ngjarja e Mitrovicës, ka qenë një informacion që na ka ardhur dhe nga partnerët. Një rus, u ndalua nga ne, i cili ishte në kërkim nga Interpol Moska. U ndalua në kufi, është çuar në një burg në veri të Shqipërisë.

Më pas ka ardhur një informacion urgjent, kishte dy mundësi, ose do ta vrisnin në burgjet tona dhe do mbante llogari shteti shqiptar, ose mund të kishte një organizim përmes organizatave të rrjetit ballkanik kriminal, një përpjekje për ta nxjerrë nga burgu, duke sulmuar. Këto ishin dy alternativat që erdhën si informacion.

E kanë sjellur urgjent, brenda ditës, për 2 orë, nga burgu që është në veri të Shqipërisë, e kanë sjellë në mes të Tiranës dhe e ruajnë derisa ai të ekstradohet në drejtim të Rusisë. Është akoma këtu. Ky është një sukses shumë i madh i SHKB të burgjeve, Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Burgjeve dhe Policisë së Shtetit.

Kanë qenë bashkë të lidhura, edhe për të marrë informacionin në kohë reale dhe për të evituar këtë lloj përplasjeje që mund të ndodhë. Ky është krahu i djathtë i një prej eksponenëve më të mëdhenj të mafies ruse dhe ata kanë pasur dy probleme, ose donin ta vrisinin që ky të mos fliste, sepse duke ardhur në Moskë, mund të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë e të fliste për shumë personazhe të tjerë, ose për ta shpëtuar, për të mos e kthyer në Moskë, që të mos jepte informacion. Rrezikonte një familje mafioze. Shteti rus po kërkon për ta kthyer. Është duke u gjykuar për ta dhënë”, theksoi ai.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Përshkallëzimet në protestën përpara Ministrisë së Arsimit, Policia e Shtetit reagon përsëri: Mos digjni e shkatërroni, është krim! Ja çfarë rrezikoni

14/10/2026

Protesta/ Opozita braktis Komisionet, PD dënon dhunën e Policisë, PS i rikujton “21 janarin”!

14/10/2026

Protesta e dhunshme, Balla akuzon kreun e opozitës: Berisha i vuri zjarrin Ministrisë së Arsimit!

14/10/2026

Rriten tensionet, Policia tenton t’i shpërndajë me gaz dhe topa uji, protestuesit i sulmojnë me gurë e sende të forta! Një i arrestuar (FOTO)

14/10/2026

Vendimi/ Tani është zyrtare, Sadleva Bodo emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve!

14/10/2026

FOTO/ Nga protesta te sulmi ndaj bizneseve, persona të maskuar godasin bankën e nivelit të dytë dhe i vënë zjarrin! Rrezikohen edhe godinat e tjera pranë

14/10/2026

“Deputetët e PD nxitës të dhunës!”- Klosi reagon për protestën: Nuk kthehemi në të shkuarën, për hir të paaftësisë së tyre! Kërkojnë destabilitet

14/10/2026

Nga vizita te protestuesit e arrestuar në takimin me ambasadoren e BE, Tabaku kërkon llogaridhënie për dhunën policore: Të hënën dëgjesë me ministrin Demo

14/10/2026

“Nuk janë studentë”- Analisti Meçe: Personat me maska janë pjesëtarë të grupit paramilitar të PD! me përfshirjen e Berishës…

14/10/2026

Pas Edi Palokës, protestuesit largojnë edhe Belind Këlliçin e Eno Bozdon!

14/10/2026

Ministrisë së Arsimit iu vu zjarri, kryepolici Hita zbret në terren pas përshkallëzimit dhe tensioneve në protestë!

14/10/2026

Protesta përshkallëzohet edhe në vandalizma, nën thirrjet “digje, digje” i vihet zjarri Ministrisë së Arsimit! Të rinjtë hipin mbi muret e godinës, shikoni pamjet (VIDEO)

14/10/2026

Si ndodhi që e ndalën dorën te ambasada e Vatikanit?!

14/10/2026

Eurodeputetët i kërkojnë BE të mbrojë Gjykatën Ndërkombëtare Penale nga sanksionet e SHBA-së

14/10/2026

Lajmet e rreme për humbje jete, reagon Ministria e Shëndetësisë: Ja gjendja e të lënduarve

14/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Përshkallëzimet në protestën përpara Ministrisë së Arsimit, Policia e Shtetit reagon përsëri: Mos digjni e shkatërroni, është krim! Ja çfarë rrezikoni
  • Protesta/ Opozita braktis Komisionet, PD dënon dhunën e Policisë, PS i rikujton “21 janarin”!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.