AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Kandidatët për drejtues të BKH-së, nis verifikimi për pasurinë dhe pastërtinë e figurës

by SHT Media
03/10/2025
in Kronikë
6
0
Kandidatët për drejtues të BKH-së, nis verifikimi për pasurinë dhe pastërtinë e figurës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni i posaçëm për verifikimin e pasurisë dhe pastërtisë së figurës për kandidatët për drejtues të Byros Kombëtare të Hetimit (BKH) ka nisur mbledhjet për shqyrtimin e dokumentacionit të dorëzuar nga institucionet përgjegjëse.

Komisioni ka marrë dokumentacion të detajuar nga të gjitha organet përkatëse me qëllim verifikimin e pasurisë dhe pastërtisë së figurës së 7 kandidatëve që janë në garë për pozicionet e rëndësishme.

Mbledhjet e komisionit po zhvillohen me dyer të mbyllura, ndërsa vlerësimi i kandidatëve do të bazohet ekskluzivisht në dokumentet dhe informacionet e siguruara.

Dokumentet kryesore për shqyrtim janë dorëzuar nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, si dhe nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, që mbikëqyr pastërtinë e figurës, raporton për Klan News, gaetarja Glidona Daci.

Mandati i drejtueses aktuale të BKH-së, Aida Hajnaj, ka përfunduar më 1 shtator, ndërsa vendi ka mbetur vakant deri më tani, për shkak të vonesave në përfundimin e procesit të verifikimit.

Këto vonesa lidhen me pritjen për mbërritjen e të gjitha dokumenteve të nevojshme nga institucionet e ndryshme.

Komisioni i posaçëm ka një afat ligjor prej 120 ditësh për të kryer kontrollin e plotë të secilit prej kandidatëve. Pas përfundimit të verifikimeve dhe hartimit të raportit përfundimtar, rezultatet do t’i dorëzohen komisionit drejtues, që udhëhiqet nga kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, së bashku me dy prokurorë të tjerë.

Ata do të miratojnë kandidatin përfundimtar, emri i të cilit do t’i dorëzohet më pas për miratim Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në garë për drejtues të Byros Kombëtare të Hetimit janë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Skye Ecc i zbuloi pasuri të fshehura? Flamur Noka drejt arrestimit nga SPAK, aferat dhe pasuria nga i pastrehë tek shtëpia 1 milionë euro

16/09/2026

Ka mbi 6 muaj pa paguar”, avokatët e Diddy-t kërkojnë të largohen nga padia për shpifje

16/09/2026

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa të jashtëzakonshme politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

16/09/2026

“Serbët më vranë burrin dhe dy djemtë”, e mbijetuara e luftës reagon ashpër pas dënimit të krerëve të UÇK-së

16/09/2026

Kush është Charles Smith, amerikani që dënoi me 81 vjet burgim ish krerët e UÇK-së

16/09/2026

PDK kundër SHBA dhe Britanisë: Dikur e lartësonit Thaçin, sot na thoni pranojeni vendimin. Jo, ne s’e pranojmë

16/09/2026

Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

16/09/2026

Zhduku shishet e verës me vlerë mbi 1 mln euro, arrestohet kushëriri i Ergys Agasit

16/09/2026

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Skye Ecc i zbuloi pasuri të fshehura? Flamur Noka drejt arrestimit nga SPAK, aferat dhe pasuria nga i pastrehë tek shtëpia 1 milionë euro
  • Ka mbi 6 muaj pa paguar”, avokatët e Diddy-t kërkojnë të largohen nga padia për shpifje
  • Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa të jashtëzakonshme politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.