• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Ka thënë se nuk pranoj…’/ Flet nëna e youtuberit shqiptar në kërkim në Turqi për fyerje të islamit

20/06/2024
in Kronikë
“Ka thënë se nuk pranoj…’/ Flet nëna e youtuberit shqiptar në kërkim në Turqi për fyerje të islamit

Një youtuber shqiptar me 870 mijë subscribers në kanalin e tij është shpallur në kërkim nga shteti turk.

Diamand Tema akuzohet se ka sulmuar partinë në pushtet të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për prirjet islamike. Ndaj, ministri turk i Drejtësisë Yılmaz Tunç, ka lëshuar një urdhër për arrestimin e Youtuberit, me akuzën për “nxitje urrejtjeje në publik dhe armiqësi…” për shkak të shprehjeve fyese dhe provokuese të përdorura për Profetin Muhamed.

Videoja e realizuar në YouTube, ku Tema po merrte pjesë në një debat mbi Islamin, i kushtoi shtrenjtë 30-vjeçarit. Në debatin rreth ligjit të Sheriatit së bashku me një tjetër fenomen turk të mediave sociale, Asrin Tok, në kanalin YouTube, ai sulmoi partinë në pushtet të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për prirje islamike.

Nëna e tij, Mimoza Tema, në një interviste ekskluzive për Euronews Albania, tregon anën e saj të historisë.

“Ka thënë që unë nuk pranoj që një vajzë e mitur 9-vjeçare të martohet me një të moshuar dhe për mua është imorale dhe çnjerëzore…”, thotë Mimoza Elezi, nëna e Diamantit.

Youtuberi shqiptar, që prej ditës së hënë është larguar nga Turqia për shkak të kërcënimeve me vdekje të marra në rrjetet sociale.

Por kjo nuk është hera e parë që Diamant Tema përballet me të tilla probleme.

“Vitin që kaloi Diamanti pati kërcënime të tillë nga detarët për programet e tij që bën dhe zgjedhjet e viteve të kaluar e kishim një frikë që mund ta sulmojnë…Kam katër ditë që nuk fle gjumë, nuk ha dot, nuk mendoj, e kam fëmijë…kërcënime si ‘kushdo që do t’i presë dorën do ta paguajmë me 10 mijë lira’, ‘kush do i presë këmbën do e paguajmë’…”, tregon ajo.

30-vjeçari së bashku me familjen e tij ka jetuar në Turqi për gati 28 vite. Ai është i njohur për videot e tij mbi fenë dhe filozofinë. Prej një viti Diamant Tema është zhvendosur në Shqipëri së bashku me nënën dhe bashkëshorten, ku dhe ndodhet aktualisht i fshehur, për shkak të frikës nga kërcënimet.

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!