AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Jo vetëm Shakespeare ngriti një çështje të tillë! Studiuesi Bejtulla Destani vjen me librin e tij: Albania to be or not to

by SHT Media
05/12/2023
in Kryesore
6
0
Jo vetëm Shakespeare ngriti një çështje të tillë! Studiuesi Bejtulla Destani vjen me librin e tij: Albania to be or not to
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një jetë të tërë hulumtime dhe kërkime nëpër arkivat britanike, por jo vetëm. Edhe pse është shprehur më herët se nuk e ka pasur vëmendjen dhe përkrahjen që meriton,  politologu, patrioti, diplomati dhe studiuesi i mirënjohur Bejtullah Destani, as nuk është dorëzuar dhe as nuk është ndalur për sa i përket mbrojtjes së çështjes sonë kombëtare, duke kontribuar ndjeshëm në botimet e disa prej autorëve dhe çështjeve më në zë të historiografisë së sotme.

I tillë është libri “Albania: To Be or Not to Be?”, që gjendet në anglisht. Mjaftojnë ngjyrat me të cilët është veshur kopertina për të kuptuar notat patriotike me të cilat janë shoqëruar temat dhe rreshtat e trajtuara në librin e tij, duke sjellë argumente dhe fakte historike, nga njëra anë të përpjekjeve të popullit shqiptar në luftën e tij të drejtë për ekzistencë dhe nga ana tjetër të fqinjëve që me djallëzi dhe më të gjitha mënyrat e mundshme, me ndihminë e aleatëve të tyre kërkonin ta asimilionin, përpjekje që, sipas tij, vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, në një formë apo në një tjetër.

“To be, or not to be,” kjo është ‘çështja e famshme’ që ngriti në një nga veprat e tij William Shakespeare. “Shqipëria, të jesh a të mos jesh”, është kjo çështja që ka ngritur në librin e tij të fundit diplomati Bejtullah Destani, titull i goditur po me aq mjeshtëri për të ndërgjegjësuar shqiptarët mbi rrezikun e tyre, me të cilin në fakt janë shoqëruar përgjatë gjithë historisë. Në librin e tij, ai fokusohet në vitet e vështira të formimit të kombit shqiptar pas 1912, rolin dhe përpjekjet e patriotëve shqiptarë, të vendeve të pakta nga fuqitë e mëdha që e përkrahën çështjen tonë kombëtare dhe vendimin e errët të vitit 1913 për të copëtuar kombin Shqiptar, duke lënë jashtë Kosovën dhe vise të tjera të shumta shqiptare në territoret e vendeve fqinje, si në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Greqi.

Politologu me origjinë  nga Prizreni dhe ish- zv.Ambasador i Kosovës në Britaninë e Madhe, Bejtullah Destani, është po ashtu themelues dhe drejtor i Qendrës për Studime Shqiptare në Londër. Prej shumë vitesh ai është autor dhe bashkautor i disa punimeve me rëndësi për historinë e shqiptarëve.

Mes tyre veçohen “Luftërat Ballkanike: Raportet konsullore britanike nga Maqedonia në vitet e fundit të Perandorisë Osmane”, 2014. (me Robert Elsie)”,  “Shqiptarët Çamë të Greqisë: Një histori dokumentare” në bashkëpunim me Qendrën për Studime Shqiptare, 2013, (Bejtullah Destani, Robert Elsie, Rudina Jasini). Apo edhe të tjera studime si “Shqipëria dhe shqiptarët: Artikuj dhe letra të zgjedhura 1903-1944”, “Shkronjat Shqipe: Nacionalizmi, Pavarësia dhe gjuha shqipe” si dhe “Iliria e lashtë: Një eksplorim arkeologjik”. /Liberale.al/

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-së, PE i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

22/10/2026

SPAK ‘godet’ pasuritë e lidhura me grupin kriminal, sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

22/10/2026

“Nuk ka zgjedhje, por farsë”, Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

22/10/2026

Netanyahu mohon se Trump e pengoi të sulmonte Iranin përpara zgjedhjeve të mesmandatit: Janë në gjunjë, do ta rrëzojmë regjimin

22/10/2026

“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

22/10/2026

Protestat, kancelari gjerman Merz: Dhuna nuk duhet të jetë përgjigje, Ballkani Perëndimor të vijojë rrugën drejt BE-së

22/10/2026

Procesi i Berlinit në Budva| Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

22/10/2026

Ukraina ende në pritje të përgjigjes nga SHBA-ja për kufizimet në Starlink

22/10/2026

Balla me gishtin e gjakosur i përgjigjet Berishës: Dhuna nuk e ndal dot agjendën europiane

22/10/2026

Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës

22/10/2026

Ndërron jetë 37-vjeçari që u dogj nga flakët e automjetit në aksin Kardhiq–Delvinë

22/10/2026

“Parlamenti i krimit”, Berisha: Ky sistem duhet të marrë fund! Opozita, zëri i kërkesave të studentëve

22/10/2026

Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

22/10/2026

Rama nga Samiti i Procesit të Berlinit: Një ritual i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor

22/10/2026

GJKKO vendos që gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa avokatë, gjoba për katër mbrojtësit

22/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kundërshtoi sanksionet e SHBA-së, PE i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale
  • SPAK ‘godet’ pasuritë e lidhura me grupin kriminal, sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.