AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Jeni ylli shqiptar që shkëlqen kudo!”/ Presidenti Begaj pret aktivistët e diasporës nga 11 shtete të SHBA

by SHT Media
27/11/2025
in Politikë
6
0
“Jeni ylli shqiptar që shkëlqen kudo!”/ Presidenti Begaj pret aktivistët e diasporës nga 11 shtete të SHBA
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot një grup aktivistësh të Diasporës të ardhur nga 11 shtete të ndryshme të SHBA-ve, përfaqësues të organizatave GERMIN dhe Global Albanians Foundation (GAF). 

Ky takim, i zhvilluar në prag të festave të nëntorit, mbart një simbolikë domethënëse për forcimin e lidhjeve me Diasporën, roli i së cilës është pjesë e rëndësishme e agjendës së Kreut të Shtetit. 

Ndërsa ndau me pjesëmarrësit impresionet nga takimet e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, të cilët i ka takuar gjatë vizitave zyrtare, Presidenti Begaj vlerësoi veprimtarinë e përbashkët të tyre për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit dhe lidhjen me origjinën. 

Kreu i Shtetit rikonfirmoi edhe në këtë takim qëndrimin e  tij se Diaspora mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme të kombit shqiptar në politikë, kulturë, ekonomi dhe identitet. 

Teksa u njoh me rezultatet e programin e OriginAL, që synon lidhjen e të rinjve të Diasporës me vendlindjen, Presidenti Begaj u shpreh se të rinjtë janë ata që përfaqësojnë kapitullin e ardhshëm të marrëdhënieve Shqipëri–Diasporë. 

“Çdo kontributi juaji është i mirëpritur. Ju jeni ylli shqiptar që shkëlqen kudo e i sillni Shqipërisë energjinë pozitive, ekspertizë dhe më shumë mundësi zhvillimi”, u shpreh Presidenti i Republikës. 

Kreu i Shtetit shprehu mirënjohje ndaj pjesëmarrësve për ndihmat e dhëna pas tërmetit të vitit 2019 në Shqipëri dhe gjatë periudhës së pandemisë. Gjithashtu, i përgëzoi ata për donacionet që japin për shoqatat jofitimprurëse në Shqipëri, Kosovë, por dhe në vendet e tjera të rajonit ku banojnë shqiptarë. 

Presidenti i Republikës i inkurajoi veprimtarët e Diasporës për të mbajtur kontaktet mes njëri-tjetrit, për të shkëmbyer vizita dhe për të kontribuar secili në mënyrën që mundet. 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

28/10/2026

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

28/10/2026

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

28/10/2026

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

28/10/2026

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

27/10/2026

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

27/10/2026

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

27/10/2026

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

27/10/2026

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

27/10/2026

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

27/10/2026

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

27/10/2026

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë, opozita kryeson me 52-53 mandate

27/10/2026

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

27/10/2026

“Rama nuk ikën me dhunë, por me votë”, Sula debat me Hasimen: Ka 83 mandate, zgjedhjet janë certifikuar nga ODIHR

27/10/2026

A pendohet për marrëveshjen me Ramën në 2008? Berisha: Ai na u imponua, sot mbështes listat e hapura

27/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI
  • “Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.