AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Jetë

“Iu vura armën e mbushur në dorë armiqve”, Elon Musk tallet me Paris Hilton, pasi ajo tërhoqi reklamat për enë

by SHT Media
05/12/2023
in Jetë
6
0
“Iu vura armën e mbushur në dorë armiqve”, Elon Musk tallet me Paris Hilton, pasi ajo tërhoqi reklamat për enë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Miliarderi Elon Musk, njëkohësisht CEO i X (ish-Twitter) ka vendosur të bëhet armiku i të gjithëve dhe sidomos atyre që tërheqin reklamat nga platforma.  Radha duket se ka qenë e Paris Hilton, e cila ka marrë një koment të ashpër nga manjati, pas vendimit të saj për të tërhequr reklama për linjën e saj të enëve të gatimit.

“Për të qenë i sinqertë, fushata e saj reklamuese nuk ishte aq bindëse. Mendoj se Parisi nuk gatuan aq shumë”, shkruan në postimin e tij pronari 52-vjeçar i “X”, pasi u bë e ditur se kompania e trashëgimtares dhe sipërmarrësit “11:11 Media” po i jep fund partneritetit me rrjetet sociale.

Një përfaqësues i personazhit të famshëm 42-vjeçar i kontaktuar nga “Page Six” nuk pranoi të komentonte postimin e Musk.

Disa kompani të mëdha, duke përfshirë Disney, Paramount, NBCUniversal, Comcast, Lionsgate dhe IBM, kanë tërhequr reklamat e tyre nga “X” për shkak të disa postimeve të Musk që ishin etiketuar antisemitike, megjithëse ai mohon se ky ishte qëllimi i tij.

Duke folur së fundmi në konferencën DealBook të New York Times, manjati i teknologjisë u pyet nga gazetari Andrew Ross Sorkin në lidhje me reagimin e ashpër që ka shkaktuar postimi i tij më 15 nëntor, në të cilin ai shprehu në thelb dakordësinë e tij me një teori konspirative antisemite që iu kërkon komuniteteve hebraike për të “promovuar urrejtjen kundër të bardhëve”.

Në përgjigjen e tij, Musk në thelb deklaroi se ai nuk do të përkulet para shantazheve dhe në mënyrë specifike shënjestroi CEO-n e Disney, Bob Iger, i cili ishte i pranishëm në të njëjtën konferencë. “Shpresoj që ata të ndalojnë,” tha pronari i “X”, me Sorkin duke pyetur “a nuk dëshironi që ata të reklamojnë në platformë?”

Elon Musk tells contingent advertisers to go fuck themselves.

🫡 pic.twitter.com/dYpTaN2had

— Amiri King (@AmiriKing) November 29, 2023

“Le të mos bëjmë reklama”, përgjigjet Musk. “Çfarë do të thuash?” këmbëngul gazetari i hutuar. “A po përpiqen disa njerëz të më shantazhojnë me reklama? Më shantazhoni me para? Hajde pir**uni, isha i qartë? Hej Bob, nëse je në audiencë. Kështu ndihem, mos bëj reklamë.”

Pavarësisht reagimit të tij shpërthyes, Musk pranoi se postimi i tij që nisi këtë “valë” reagimi ishte një nga gjërat më budallaqe që ai ka thënë ndonjëherë në platformë. “Iu kam vënë armën e mbushur në dorë atyre që më urrejnë”, tha në mënyrë karakteristike pronari i “X”.

Sa i përket Paris Hilton, aftësitë e saj në kuzhinë mund të jenë në pikëpyetje të Musk, por ajo po vazhdon me entuziazëm të promovojë enë gatimi ‘Be an Icon’ që premtojnë të sjellin ngjyra dhe shkëlqim në të gjitha kuzhinat.

Ajo shpjegoi në një intervistë të fundit se vendosi të vazhdojë me sipërmarrjen e saj të re të biznesit pasi vuri re se sa… të mërzitshme janë artikujt e kuzhinës të disponueshme në treg. “Trëndafilin nuk e kam parë askund. Pashë vetëm argjend dhe ngjyra të tjera të mërzitshme. Kuptova se diçka mungonte. Doja ta bëja më argëtues procesin e gatimit”, tha 42-vjeçarja./Liberale.al


SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-së, PE i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

22/10/2026

SPAK ‘godet’ pasuritë e lidhura me grupin kriminal, sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

22/10/2026

“Nuk ka zgjedhje, por farsë”, Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

22/10/2026

Netanyahu mohon se Trump e pengoi të sulmonte Iranin përpara zgjedhjeve të mesmandatit: Janë në gjunjë, do ta rrëzojmë regjimin

22/10/2026

“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

22/10/2026

Protestat, kancelari gjerman Merz: Dhuna nuk duhet të jetë përgjigje, Ballkani Perëndimor të vijojë rrugën drejt BE-së

22/10/2026

Procesi i Berlinit në Budva| Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

22/10/2026

Ukraina ende në pritje të përgjigjes nga SHBA-ja për kufizimet në Starlink

22/10/2026

Balla me gishtin e gjakosur i përgjigjet Berishës: Dhuna nuk e ndal dot agjendën europiane

22/10/2026

Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës

22/10/2026

Ndërron jetë 37-vjeçari që u dogj nga flakët e automjetit në aksin Kardhiq–Delvinë

22/10/2026

“Parlamenti i krimit”, Berisha: Ky sistem duhet të marrë fund! Opozita, zëri i kërkesave të studentëve

22/10/2026

Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

22/10/2026

Rama nga Samiti i Procesit të Berlinit: Një ritual i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor

22/10/2026

GJKKO vendos që gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa avokatë, gjoba për katër mbrojtësit

22/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kundërshtoi sanksionet e SHBA-së, PE i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale
  • SPAK ‘godet’ pasuritë e lidhura me grupin kriminal, sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.