AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Italia përgatitet të rihapë kampet në Shqipëri, vendimi mund të hyjë në fuqi në pranverë

by SHT Media
10/12/2025
in Politikë
6
0
Italia përgatitet të rihapë kampet në Shqipëri, vendimi mund të hyjë në fuqi në pranverë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Brendshme e Italisë ka hartuar një plan për rihapjen e qendrave të pritjes në Shqipëri. Rihapja mund të bëhet e mundur që në pranverë, nëse më 17 dhjetor miratohen pa pengesa tre rregulloret e reja të aprovuar të hënën nga Këshilli i BE-së. Sipas La Repubblica, hapi i fundit do të jetë miratimi nga Parlamenti Evropian, madje edhe para se Pakti i ri për Azilin dhe Migracionin të hyjë në fuqi më 12 qershor.

Sipas planit të ministrit të Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, qendra në Gjadër do të rihapet për të pritur azilkërkues nga vende të konsideruara të sigurta, ndërkohë që ata presin përfundimin e procedurave të përshpejtuara kufitare. Në ndryshim nga më parë, migrantët nuk do të transportohen më direkt nga deti nëpërmjet anijeve të Marinës, por do të dërgohen në Shqipëri nga qendrat e para-pritjes në Itali menjëherë pas mbërritjes.

Qendra shqiptare do të funksionojë si një strukturë e pasme në një vend të tretë të sigurt. Rregulloret e reja evropiane do t’i lejojnë autoritetet italiane të ndalojnë migrantët nga “vend të sigurta” dhe t’i trajtojnë kërkesat e tyre përmes procedurave të përshpejtuara kufitare. Kjo pritet të shtojë ndjeshëm numrin e personave të dërguar drejt Shqipërisë, veçanërisht migrantëve nga Bangladeshi dhe Egjipti, të cilët kanë përbërë mbi 28,000 mbërritje, si dhe atyre nga Tunizia dhe Maroku.

Ministria italiane e Brendshme parashikon se qendra e Gjadrit, me rreth 1,100 vende, mund të mbushet shpejt, duke pasur parasysh që procedurat e përshpejtuara kufitare kërkojnë riatdhesimin brenda 30 ditësh. Këtë herë, migrantët nuk do të kenë mundësi të shmangin paraburgimin përmes një apelimi që pezullon kthimin në Itali, siç ka ndodhur më parë.

Një ndër dispozitat e reja të aprovuar nga Këshilli i BE-së parashikon heqjen e pezullimit automatik të riatdhesimit për ata që ankimojnë vendimet. Kjo do të thotë se një migrant mund të bëjë apel, por riatdhesimi do të kryhet normalisht nëse gjykata nuk urdhëron posaçërisht pezullimin.

Ministri i Drejtësisë, Carlo Nordio, deklaroi se “situata mbetet në pritje të zgjidhjes përfundimtare të trilogut, por jemi shumë afër një zgjidhjeje që do të sjellë qartësi si në aspektin jurisprudencial, ashtu edhe në atë gjyqësor. Nuk do të ketë më hapësirë për hezitim gjyqësor.”

Qeveria italiane po përgatitet të rifillojë mekanizmin e transferimit drejt Shqipërisë, e bindur se lista e re evropiane e vendeve të sigurta do të kapërcejë kundërshtimet e deritanishme të gjykatave italiane. Sipas autoriteteve, qendra e Gjadrit, ka mbetur pothuajse e zbrazët dhe është gati të vihet në funksion.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin

25/10/2026

Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

24/10/2026

Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

24/10/2026

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

24/10/2026

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

24/10/2026

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

24/10/2026

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

24/10/2026

Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

24/10/2026

Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

24/10/2026

“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026

Balla publikon pamjet e rënda: Banditët e Saliut hedhin molotov, punonjësit e policisë po digjen!

24/10/2026

Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

24/10/2026

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

24/10/2026

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

24/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin
  • Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.