• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Itali/ Zbulohet ‘streha e kokainës’, gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

24/11/2024
in Kronikë
Itali/ Zbulohet ‘streha e kokainës’, gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Policia zbuloi një strehë ku ruhej e përgatitej kokaina që shpërndahej në Italinë e Veriut, në një apartament në Sorisole, provinca e Bergamos. Agjentët sekuestruan 40 pako kokainë me peshë rreth një kilogram secila, të vendosura mbi tryezën e kuzhinës, si dhe 25 pako të tjera të fshehura në strukturën e divanit të dhomës së ndenjes.

Gjithashtu, u gjet edhe një shumë prej 6,570 eurosh në para cash

Policia ndoqi lëvizjet e një 37-vjeçari shqiptar, i cili përdorte furgonë të marrë me qira për të transportuar drogën. Të martën e kaluar, (19 nentor) me ndihmën e policisë rrugore të Arcore, ai u ndalua pranë daljes së autostradës A7 Milano-Gjenova, afër pikës së Assagos në Milano. Brenda një kompresori ajri, i cili ishte ngarkuar në automjet, agjentët gjetën një pako një kilogramëshe me kokainë.
Shoferi kishte me vete një çelës, që I çoi hetuesit në apartamentin e Sorisole-s, ku, përveç drogës dhe parave, gjetën edhe pajisje për paketimin e drogës, një makinë vakumi, një peshore precize, një peshore tjetër më e madhe, një bllok shënimesh me kontabilitetin e trafikut të drogës dhe një makinë për numërimin e parave.



Gjatë kontrollit në oborrin e ndërtesës, agjentët panë një person të dytë, një shqiptar 30-vjeçar, i cili nuk mundi të shpjegonte praninë e tij aty, por mbante një çelës të apartamentit. Për këtë arsye, edhe ai u arrestua.

Në total, u sekuestruan rreth 76 kilogramë drogë, të ndarë në pako me logo të ndryshme. Me urdhër të prokurorëve përkatës nga Prokuroritë e Milanos dhe Bergamos, 37-vjeçari u dërgua në burg në Milano, ndërsa 30-vjeçari në Bergamo. Gjykata ka konfirmuar arrestimin për të dy.

Më të lexuarat

  • Zelensky “shkund” qeverinë, largon kryeministren Svyrydenko dhe riformaton kabinetin!

    Zelensky “shkund” qeverinë, largon kryeministren Svyrydenko dhe riformaton kabinetin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nëse gënjehet edhe Kuvendi, kujt t’i besojë qytetari? Avokatura e Shtetit dhe raporti me gjysmën e së vërtetës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë fshihet pas tentativës së Fatmir Xhafajt për të kontrolluar KLSH?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Belo Këlliçi sfidon me mjekër Çim Pekën dhe Fred Lelën. Bledi Mane: O hiqe, ndryshe nga sot edhe unë do dal në protestë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon eliminimin edhe të Macron, Starmer e Merz: Hakmarrja është e pashmangshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumentet/ Agron Shehaj shet një ndërtesë 251 m2 për 15 milionë euro. A po pastron paratë e call centerave?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Vajton’ për varfërinë/ Jozefina Topalli 34 prona miliona euro, vila, apartamente dhe troje, dyshime për burimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Identifikohen disa nga rekomanduesit e mijëra review-ve false kundër biznesit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Benjamin Netanyahu merr goditjen e madhe!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Koncerti i Kanye West, Rama: Ishte një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës! Kjo është mënyra se si zhvillohet një vend dhe se si rritet ekonomia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!