AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

‘Ishte shumë i zgjuar’, ish prokurori zbërthen pentiton që tronditi Shqipërinë: Njihej si ujku i vetmuar…

by SHT Media
21/05/2025
in Kronikë
6
0
‘Ishte shumë i zgjuar’, ish prokurori zbërthen pentiton që tronditi Shqipërinë: Njihej si ujku i vetmuar…
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ai, njihej si “ujku i vetmuar”. Vepronte i vetëm. Kishte rrezikshmëri mjaft të lartë.

Julian Sinanaj, është një prej pentitove më të njohur shqiptarë. Ai është një nga vrasësit më të ftohtë dhe inteligjentë që ka njohur Shqipëria. Një njeri që nuk kërkoi ndjesë, por një roman. Në zyrën e prokurorisë, pas orësh të tëra marrjesh në pyetje, Julian Sinanaj bëri një kërkesë që ngjalli kuriozitet. Një libër. Prokurori, i mësuar me të pandehur që kërkonin ndihma për mbrojtje, një cigare, lehtësira në burg, apo kushte të mira në dhomë, e pyeti për zhanrin:

“Do ndonjë libër për mafien? Apo ndonjë krim të famshëm?”

Përgjigja e Sinanajt ishte e ftohtë dhe e prerë……

“Jo. Ato i kam jetuar, i kam bërë vetë. Në atë zhanër jam vetë autor i librit. Dua një roman.”

Një fjali që do të mbetej gjatë në kujtesën e hetuesve dhe do të përshkruante më saktë se çdo ekspertizë portretin e këtij personazhi të errët: një vrasës i përkryer. Fliste për ekzekutimin si të ishte një proces teknik, jo emocional.

“Në vitin 2014 policia dhe prokuroria për krime të rënda, arritën të gjejnë një person, për të cilin unë e kam thëne edhe herë të tjera ka qenë i penduari më frytdhënës, që kanë patur organet e zbatimit të ligjit në republikën e Shqipërisë” u shpreh Eugen Beci, ish prokuror.

“Ka pasur disa praktika që bashkëpunëtori drejtësisë ose më saktë organi i prokurorisë është tërhequr nga bashkëpunimi me bashkëpunëtorin e drejtësisë përgjatë gjykimit” u shpreh Artan Simoni, avokati i Nuredin Dumanit.

Julian Sinanaj nuk është një emër i zakonshëm në dosjet penale. Ai është modeli i rrallë i një ekzekutori profesionist. Nuk i përkiste një bande të zakonshme, por ishte vetë organizatë. I pavarur, i sofistikuar, i stërvitur, i saktë deri në milimetër. Ai nuk ishte një atentator me pasion. Ishte një makinë llogaritëse, e ndërtuar për të vrarë pa zhurmë.

Kur u arrestua në vitin 2014, u shfaq si njeriu i vetëm që kishte organizuar një rrjet vrasjesh me pagesë, duke përdorur bashkëpunëtorë të përkohshëm dhe skema kamuflazhi të përsosura. Kishte vrarë në Tiranë, e Vlorë. Dyshimet ishin se kishte kryer krime edhe në Athinë për llogari të grupeve kriminale ruse.

Asokohe ish Prokuroria për Krime të Rënda, për këtë personazh kërkoi dhe dërgoi informacion në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dyshohej se mund të ishte edhe agjent i rekrutuar i Rusisë. Hetuesit zbuluan se Sinanaj ishte stërvitur nga një ekspert i huaj për t’u bërë vrasës me pagesë. Kur merrte porosinë nuk shihte vetëm fytyrën e viktimës, çdo detaj e lëvizje. Madje, mundohej të njihte psikologjinë e viktimës. Asgjë nuk ia linte rastësisë….

“Ishte një person shumë i zgjuar shumë i përgatitur si nga ana ushtarake”, edhe nga pikëpamja e mënyrës se si ai me dinakërinë apo zgjuarsinë e tij i shmangej organeve të zbatimit të ligjit, në Shqipëri në Greqi, apo shtete të tjera ku kishte jetuar” u shpreh Eugen Beci, ish-prokuror.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026

Ulian Shpataraku tallet me SPAK-un: Nuk e njoh Gys Agasin, e mora në rrugë, se më bëri autostop, më tha ‘jam Berti’

07/10/2026

Berisha e prezantoi si “njeriun e Trump”, Presidenti amerikan distancohet nga LaCivita

07/10/2026

SPAK ‘arkivoi’ dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut! Na ekzekutoi 7 anëtarë të familjes

07/10/2026

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar
  • Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.