• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Ish-kryeministri izraelit: Pas vrasjes së liderit të Hamasit, nuk ka më paqe

01/08/2024
in Botë
Ish-kryeministri izraelit: Pas vrasjes së liderit të Hamasit, nuk ka më paqe

Ish-kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert, ka thënë se vrasja në Teheran e Ismail Haniyeh, liderit politik të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – nuk do të ketë ndikim në bisedimet për t’i dhënë fund luftës mes Izraelit dhe Hamasit, sepse “paqja nuk është në agjendë në këtë kohë”.

Olmert tha për shërbimin iranian të Radios Evropa e Lirë më 31 korrik se përgjigja e Iranit për vrasjen do të formësohet nga besimi i Teheranit se Izraeli e kreu sulmin, pavarësisht se Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë. “Se a e kemi bërë ne apo jo, kjo ka pak rëndësi”, tha Olmert, i cili ka qenë i përfshirë në përpjekjet e dështuara për ta arritur një marrëveshje për zgjidhjen me dy shtete me Autoritetin Palestinez derisa shërbeu si kryeministër nga viti 2006 deri në vitin 2009. “Me gjasë ata [Irani] do të vendosin se si të përgjigjen bazuar në atë se çfarë mendojnë se ka ndodhur”.
Vdekja e Haniyehut në tokën iraniane dhe sulmet izraelite ndaj grupeve të mbështetura nga Teherani, të cilat përfshihen në sulme kundër Izraelit, kanë nxitur frikë për rrezikun e shpërthimit të një lufte të drejtpërdrejtë mes Iranit dhe Izraelit dhe për një konflikt të gjerë në Lindjen e Mesme.

Haniyeh u vra mëngjesin e 31 korrikut në një lagje të pasur në Teheran, pak pasi kishte marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit iranian, Masud Pezeshkian, në Parlament. Qeveria e Izraelit nuk ka komentuar vrasjen e tij, por lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, është zotuar për hakmarrje kundër Izraelit për vrasjen e tij.

New York Times, duke cituar zyrtarët iranianë, raportoi se Khamenei urdhëroi sulm të drejtpërdrejtë kundër Izraelit gjatë një takimi emergjent të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit më 31 korrik.

Haniyeh u përfshi bujshëm në bisedimet e ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët në arritjen e një armëpushimi të përhershëm në luftën mes Izraelit dhe Hamasit. Lufta 10-mujore, e nxitur nga një sulm vdekjeprurës i Hamasit në Izrael më 7 tetor, i ka lënë të vdekur gati 40.000 njerëz, kryesisht civilë, sipas zyrtarëve shëndetësorë në Gazë.

Vrasja e Haniyehut ndodhi një pasi Izraeli tha se e ka vrarë Fauk Shukr, komandantin e grupit libanez të mbështetur nga Irani, Hezbollah, të cilin e akuzoi për një sulm në fundjavë në të cilin u vranë dhjetëra të rinj në Lartësitë e Golanit, të okupuara nga Izraeli.

Izraeli e ka përshkruar sulmin e 28 korrikut si më vdekjeprurësin prej 7 tetorit, kur Hamasi vrau 1.200 izraelitë dhe mori peng qindra të tjerë. Izraeli është zotuar se do ta çrrënjosë lidershipin e Hamasit pas sulmit të 7 tetorit dhe lirimin e të gjitha pengjeve që po mbahen në Gazë./rel/

Më të lexuarat

  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Revolta shkund qeverinë, paralajmërohet “prerje kokash”?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Njerëzit ty duhet të të vënë flakën…”/ Plas mes Bushatit dhe Bidos: Mbron hajdutët dhe tund flamurin e patriotizmit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Paranoja e Edi Ramës me gjermanët: Fabula e udhëtimit misterioz të kreut të shërbimit sekret

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta / Avokati Dorian Matlija distancohet nga aktet e dhunës, platformat dhe kapja e mikrofonit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mund ta ndryshojnë protestat ekuilibrin politik në Shqipëri?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve, ja mesazhi për qytetarët amerikanë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Përfaqësuesit e protestës do të dalin me Kryeministrin”, Sara Mila jep lajmin: Jemi drejt dialogut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E paprecedentë, sulmohet fizikisht në protestë gazetarja e Top News

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!