• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Ish-kreu i FBI-së përballet për herë të dytë me akuza nga drejtësia amerikane

28/04/2026
in Botë, Kryesore
Ish-kreu i FBI-së përballet për herë të dytë me akuza nga drejtësia amerikane

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është vënë sërish nën akuzë nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, në një zhvillim të ri që ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

BBC shkruan se akuzat lidhen me një postim të mëparshëm në Instagram, ku Comey kishte publikuar një imazh me guaska deti që formonin numrat “86 47”. Edhe pse detajet zyrtare të akuzës nuk janë bërë ende publike, ky postim është interpretuar nga disa figura politike si një mesazh kërcënues ndaj presidentit të 47-të të SHBA-ve, Donald Trump. Vetë Comey ka deklaruar se nuk e ka ditur kuptimin e këtyre numrave.

“Unë nuk e dija që disa njerëz i lidhin këta numra me dhunën,” tha ai. “Nuk më kishte shkuar në mendje, por unë jam kundër çdo forme dhune, ndaj e hoqa postimin.”

Kjo është hera e dytë që ndaj tij ngrihen akuza. Më herët, në shtator, ai ishte akuzuar se kishte gënjyer Kongresin dhe për pengim të një hetimi parlamentar lidhur me rrjedhje informacioni në media.

Megjithatë, çështja u rrëzua disa muaj më vonë nga një gjykatë federale, pasi u konstatua se prokurori që kishte ngritur akuzat ishte emëruar në mënyrë të parregullt.

Rasti i fundit lidhet edhe me një hetim të Shërbimit Sekret amerikan, i cili kishte marrë në pyetje Comey-n për postimin në fjalë. Ai më pas e fshiu publikimin dhe sqaroi se kishte menduar gabimisht se imazhi kishte kuptim politik, duke shtuar se kundërshton çdo formë dhune.

Presidenti Donald Trump, i cili prej kohësh ka qenë kritik ndaj Comey-t, ka reaguar duke thënë se kuptimi i postimit ishte i qartë dhe “edhe një fëmijë do ta kuptonte”.

Ndërkohë, gjykata ka lënë të hapur mundësinë që çështja ndaj ish-drejtorit të FBI-së të rihapet në të ardhmen. Pas vendimit të mëparshëm për rrëzimin e akuzave, Comey kishte deklaruar se beson që mund të jetë sërish objekt i hetimeve të reja.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!