• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Ilaçet e kimioterapisë i shisnin në privat, ‘arrest shtëpie’ dhe ‘detyrim paraqitje’ për 8 mjekë të Onkologjikut

25/06/2024
in Kronikë
Ilaçet e kimioterapisë i shisnin në privat, ‘arrest shtëpie’ dhe ‘detyrim paraqitje’ për 8 mjekë të Onkologjikut

Me kërkesë të prokurorisë Gjykata e Tiranës ka caktuar 8 masa sigurie “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje” për mjekë të spitalit onkologjik.

Masat për mjeke dhe punonjës të Onkologjikut, të cilët dyshohet të jenë përfshirë në një skemë të shitjes së medikamenteve spitalore në farmaci private.

NJOFTIMI: 

Nga ana Sektorit per Hetimin e krimit eko dhe financiar ne DV P Tirane në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale Tiranë, nën drejtimin e Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë pas një pune disa mujore në kuadër të procedimit penal nr.5071/2023 është bërë i mundur finalizimi i operacionit “Kobalti”.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe detyrim paraqitje si më poshtë vijon:

Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 i K.penal me masën e sigurisë “Arrest shtëpie” parashikuar nga neni 237 të Kodit të Procedurës Penale.

Emiljano Lela (Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 i K.penal me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.

Alketa Ymeri(Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 I K.penal me masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.

Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik) per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 I K.penal me masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.

Halil Gashi per vepren penale te “Fshehjes se te ardhurave” parashikuar nga neni 180/1 I K.penal me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.

Florian Marku, administrator i Flori Farma per vepren penale te “Tregtimi dhe transportimi I mallrave qe jane kontrabande” dhe “Ruajtja ose depozitimi I mallrave qe jane kontrabande” te parashikuar nga nenet 178 e 179 I K.penal.

Është bërë sekuestrimi i klinikës mjekësore “Megis” me nr.Nipt:L92225026K dhe i është komunikuar që nuk duhet të ushtrojë aktivitetin deri në një moment të dytë.

Për shtetasen Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të K.Procedurës Penale për veprën penale “Shpërdorim Detyre” parashikuar nga neni 248 i K.Penal nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi kjo shtetase ka qënë jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.

Këta shtetas kanë qënë të punësuar në spitalin shtetëror “Nënë Tereza” si mjekë onkologë dhe duke përdorur detyrën e vetë nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre. Gjithashtu në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët. Gjatë hetimit është bërë e mundur që ky burim të zhvendosej dhe të vendosej në dhomën adapte.

Është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash kontrabandë të dyshuara dhe të falsifikuara dhe një shumë lekësh prej 10000 Euro në subjektin farmaceutik “Flori Farma”.

Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetasve sipërpërmendur, për veprat penale të “Kontrabandë me mallra të tjerë” Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” , “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”, dhe “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 174,178,179 dhe 248 të K.Penal.

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!