• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

I penduari i drejtësisë tregon si transportohej droga nga Shqipëria me karroca invalidësh

21/05/2025
in Kronikë
I penduari i drejtësisë tregon si transportohej droga nga Shqipëria me karroca invalidësh

I penduari i drejtësisë, Domenico Milella, ka zbuluar detaje për aktivitetin e trafikut të drogës të kryer nga organizata kriminale ku ai bënte pjesë, me bashkëpunimin e trafikantëve shqiptarë të drogës.

Sipas dosjes hetimore, Milella ka dëshmuar se klani kriminal i tij furnizohej me kokainë përmes dy kanalesh, nga Holanda dhe nga Shqipëria, të cilat përdoreshin për të zhvilluar trafikun e narkotikëve në territorin e Barit.

I penduari i drejtësisë ka zbuluar fillimisht kontakte që ka pasur më dy shqiptarë. Njëri i njohur për të me emrin “Aidi”, ishte i vendosur përkohësisht në Rotterdam, ndërsa tjetri, i njohur si “Enrico”, i cili konsiderohej si njeri i padyshimtë për autoritetet, banonte në qytetin e Barit.

Lidhur me “Enrico”, Milella sqaroi se ai ishte i padënuar më parë dhe në atë kohë ishte i punësuar në një firmë hidraulike në Bari, me një të quajtur “Massimo”, i përfshirë gjithashtu në trafikun e drogës. Siç ka treguar ai, “Enrico” përdorte një makinë tip Renault Clio me ngjyrë të zezë dhe ishte në moshën rreth 34-36 vjeç.

Lidhur me “Aidi”-n, Milella tregoi se ai ishte më i ri se Enrico, me trup të fortë dhe i vendosur në mënyrë të përhershme në Holandë, çka bënte që të takoheshin rrallë në Bari.

“Njëri është në Bari, punon është njeri i padyshimtë. Është një djalë i mirë. Sipas meje është i padënuar. Enrico quhej, tani nuk e di nëse është emri i vërtetë. E di ku punon, punon si hidraulik në Madonnella. Po ta shihja, do ta njihja. Punon në një firmë hidraulike. Ai që është në Rotterdam është ‘Aidi’, ai që ishte këtu, Enrico, punonte në atë firm që kishte dhe një tjetër, quhej Massimo, që është ortak me ta, nga Bari. Janë lloj njerëzish që s’i dyshon njeri, ky Massimo dhe Enrico punojnë në një firmë hidraulike, janë me siguri të padënuar”, ka dëshmuar Domenico Milella.

Milella ka ofruar shumë të dhëna për mënyrat me të cilat bëhej furnizimi me kokainë nga dy shqiptarët, duke shpjeguar se udhëtimet bëheshin me rrugë tokësore. Ai tregoi se porositë për drogë bëheshin përmes celularëve të dedikuar, të “kriptuar” të markës “BlackBerry”, të cilët i ishin dhënë nga vetë shqiptarët.

Përmes këtyre pajisjeve, Domenico Milella kishte mundësinë të shihte llojin e drogës dhe të zgjidhte në bazë të cilësisë dhe çmimit, që varionte rreth 26.000 deri në 27.000 euro për kilogram.

Ai sqaroi pas bërjes së porosisë, substanca narkotike transportohej nga Holanda në Bari, përmes korrierëve që udhëtonin me makina të posaçme, ku çdo herë transportoheshin deri në 20 kg maksimumi.

“Gjëja e parë që na jepnin ishte një telefon, më parë ishte një BlackBerry, tani ishte një tjetër, si iPhone, për të mos rënë në sy të Forcave të Rendit. Ky ishte i koduar dhe unë kisha disa kode përpara se ta përdorja. Ata, përmes këtij telefoni, t’i dërgonin… një ishte në Holandë, për shembull, dhe tjetri ishte këtu. Ky që ishte këtu të thoshte: “Mbaje, ky është telefoni”, të dërgonin fotografi, çmime, logot që ishin mbi kokainë, cilësitë, dhe ti zgjidhje, bëje marrëveshjen me ta.

I kontaktoje, më saktë, i thoje: “Shiko, më duhen edhe 5 pako, mundet t’i sjellë shpejt?”, dhe ai telefononte dhe thoshte: “Po, por gjithmonë duhen llogaritur 2-3 ditë për të mbërritur. Koha ishte 2 ditë. Ata e shkarkonin vetë, sepse nuk të tregonin makinën, as personin. Shoferët ishin nga Polonia, jo shoferë nga Holanda, gjithmonë të ndryshëm. Dy, tri herë ishin nga Polonia, gjermanë, që nuk dinin as italisht, flisnin anglisht me atë shqiptarin. Gjithmonë makina të përshtatura. Maksimumi i ngarkesës ishte 20 kilogramë. Shqiptari vinte, binim dakord për paratë, ai e sillte, e hapje, e shihje dhe pastaj e paguaje”, tregon Milella.

Bashkëpunëtori i drejtësisë italiane ka zbuluar po ashtu se të njëjtët shtetas shqiptarë kishin garantuar furnizime me heroinë, duke e përshkruar cilësinë me emrin “Banana”, që vinte nga Shqipëria, për DI COSIMO Gianni, si dhe për organizatat kriminale që vepronin në provincat Brindisi dhe Lecce.

Milella zbuloi dhe vendet ku fshihej substanca narkotike, duke raportuar se ajo fshihej në një gropë të fshehtë, e vendosur në territorin e Komunës së Mola di Bari.  Transporti nga Shqipëria në Itali, siç ka treguar ai është bërë duke e fshehur drogën në karrocat e njerëzve invalidë që udhëtoni me traget.

Ndërsa përpunimi dhe përzierja e drogës bëhej në mënyrë të tillë që nga sasia e drogës së pastër nxirreshin sasi të tjera.

“Puna e tyre ishte heroina, atë e kishin në tokë, që vinte nga Shqipëria, ndërsa kokainën nuk e kishin në tokë, vetëm me porosi. Puna e tyre ishte heroina. Dhe bashkëpunonin ngushtë me Gianni DI COSIMO, që ishte në një nivel të lartë me heroinën në zonën Madonnella. Ai kurrë nuk do ma thoshte, por e dija që kishte një vend diku nga Mola, që kur bëje një porosi ai gjithmonë thoshte: “Duhen 10 minuta, maksimumi një çerek ore.” Ata kishin shumë rrugë, madje edhe njerëz, gjithmonë me traget, persona të sëmurë me karrocë invalidi, e ngjisnin poshtë karrocës. 2-3 kilogramë poshtë karrocës, 2-3 kilogramë të ngjitura në trup.

Vetëm paketime të vogla, por 3-4 kilogramë shkonin. 3-4 kilogramë këtu, 3-4 atje… sepse kokaina për ta është shumë e kushtueshme… heroina… ata pastaj e përzienin në Bari, prandaj, nga 3 kilogramë nxirrnin 12-13 kilogramë, kështu që nuk kishin nevojë të merrnin shumë, quhej “Banana”, ajo heroina shumë e fortë.

Dhe kur merrje atë cilësi, nga një kilogram mund të nxirrje 4 ose 5 kilogramë, kështu që nëse vendosnin 3 kilogramë të asaj të mirë poshtë karrocës, ata tashmë kishin një vlerë prej 15 kilogramësh, aq sa është. Nga 3 kilogramë ata i zmadhojnë në 5 dhe bëhen 15 kilogramë. Puna e tyre ishte heroina, kokainën në tokë e kishin rrallë, nuk e shisnin pa pasur porosi. E jepnin edhe në Brindisi, disa njerëzve nga Brindisi. E di që shkonin edhe në Lecce, kishin ndonjë klient nga Lecce për heroinë, dhe në Bari”, dëshmon ai.

Më të lexuarat

  • Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!