• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Hita i ndryshon “fytyrën” policisë, rreth 65 emërime drejtorësh dhe shefa komisariatesh; ja lëvizjet e fundit

18/06/2026
in Kronikë, Kryesore
Hita i ndryshon “fytyrën” policisë, rreth 65 emërime drejtorësh dhe shefa komisariatesh; ja lëvizjet e fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda Hita, po vijon procesin e reformimit dhe riorganizimit të strukturave policore në të gjithë vendin. Në kuadër të kësaj strategjie, këtë të enjte janë firmosur një sërë emërimesh të reja në komisariatet kryesore, me synimin për të rritur eficiencën, përgjegjshmërinë dhe performancën e Policisë së Shtetit.

Burime nga radhët e policisë bëjnë me dije se që prej marrjes së detyrës, Hita ka ndërmarrë plot 65 lëvizje drejtuesish dhe shefash në nivel kombëtar, në atë që konsiderohet si një nga proceset më të gjera të ristrukturimit të viteve të fundit. Ndërkohë edhe sot kanë vijuar ndryshimet.

Një nga lëvizjet më të rëndësishme është emërimi i Feliks Hodës në krye të Komisariatit të Policisë Vlorë. Hoda vjen nga Komisariati Nr. 4 në Tiranë, ku ka mbajtur postin e shefit dhe është konsideruar si një nga drejtuesit me përvojë në strukturat e rendit.

Në vend të tij në Komisariatin Nr. 4 është emëruar Florent Sulçe, i cili më parë ka mbajtur detyrën e zëvendësshefit në të njëjtin komisariat, duke siguruar vazhdimësi në drejtimin e një prej strukturave më të rëndësishme të policisë në kryeqytet.

Ndryshimet e fundit prekin një numër të madh komisariatesh në vend. Bilal Selmanaj është emëruar në krye të Komisariatit të Dibrës, Elton Shahini në Krujë, Sentiljan Ndreu në Laç, Arben Sulaj në Lezhë, Elvis Peza në Mirditë, Oltion Gjoni në Mat, Emiljan Pashaj në Korçë, Ergys Gjoni në Bulqizë, Andi Deda në Shijak dhe Ervin Hasrama në krye të Komisariatit Nr. 1 në Tiranë.

Lëvizjet shihen si pjesë e një reforme më të gjerë që synon të freskojë drejtimin e strukturave policore dhe të vendosë drejtues të rinj në zonat me peshë të veçantë për rendin dhe sigurinë publike. Burime pranë Policisë së Shtetit bëjnë me dije se procesi është bazuar në vlerësimin e performancës dhe nevojën për të rritur efektivitetin e strukturave vendore.

Që prej ardhjes në krye të Policisë së Shtetit, Hita ka sinjalizuar se prioritet do të jetë forcimi i disiplinës, rritja e rezultateve në terren dhe përmirësimi i menaxhimit të strukturave policore. Ndryshimet e fundit konsiderohen si një tjetër hap në këtë drejtim, ndërsa pritet që riorganizimi të vijojë edhe në nivele të tjera të administrimit policor.

Me 65 lëvizje drejtuesish në pak muaj, kreu i Policisë po jep sinjale të qarta se synon të lërë gjurmën e tij në reformimin e institucionit, duke kërkuar më shumë dinamizëm dhe përgjegjësi në çdo nivel të strukturës së rendit.

Lëvizjet e fundit

1. Bilal Selmanaj – Shef i Komisariatit të Dibrës

2. Elton Shahini – Shef i Komisariatit të Krujës

3. Sentiljan Ndreu – Shef i Komisariatit të Laçit

4. Florent Sulçe – Shef i Komisariatit Nr. 4, Tiranë

5. Feliks Hoda – Shef i Komisariatit të Vlorës

6. Arben Sulaj – Shef i Komisariatit të Lezhës

7. Elvis Peza – Shef i Komisariatit të Mirditës

8. Oltion Gjoni – Shef i Komisariatit të Matit

9. Emiljan Pashaj – Shef i Komisariatit të Korçës

10. Ergys Gjoni – Shef i Komisariatit të Bulqizës

11. Andi Deda – Shef i Komisariatit të Shijakut

12. Ervin Hasrama – Shef i Komisariatit Nr. 1, Tiranë

Më të lexuarat

  • Hita i ndryshon “fytyrën” policisë, rreth 65 emërime drejtorësh dhe shefa komisariatesh; ja lëvizjet e fundit

    Hita i ndryshon “fytyrën” policisë, rreth 65 emërime drejtorësh dhe shefa komisariatesh; ja lëvizjet e fundit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama përplaset me gazetaren e CNN për Zvërnecin: Ju nuk jeni burim objektiv. Shumica e shqiptarëve e duan projektin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Memorandumi: jo paqe, por një luftë e pezulluar me një Teheran më të fuqishëm!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kasafortë me euro dhe ora diamandi, Dritan Agollit të FSHZH i vjedhin shtëpinë, nuk bën denoncim, një skemë korrupsioni me Bashkim Ulajn që sfidon SPAK-un

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Më duhen 20 mijë euro në muaj’, Dea Vieri shpall Ramën armik përjetë, Rizarta Hoxha mëson emrin e Presidentit. Dea Mishel bën zbulimin: Jam budallaqe

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dikush t’i mbyllë Instagram-in, pikë!”/ Rogerti ‘godet’ deputeten Marjana Koçeku pasi deklaroi k*rcënimin nga Bajrajt

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Me 84 vota pro, miratohet amnistia penale! Rama në Kuvend! Pas bllokimit të foltores, opozita mungon në sallë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Foto/ Kryemadhi nxjerr mesazhet me Ramën: Na bashkon shija, shija dhe shija! Është çudi më vete

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha bojkotoi seancën plenare, Salianji: Tradhti ndaj opozitarëve, po bën teatër politik!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ky është ‘grupi i zjarrit’ që devijon protestën dhe bllokon rrugët, skenar dhune në 21 qershor në koordimin me PD-në (emrat)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!