• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Hetohet dhe përfshirja ruse, kinezët presin fijet në fund të Detit Baltik, Suedia do sqarime

29/11/2024
in Botë
Hetohet dhe përfshirja ruse, kinezët presin fijet në fund të Detit Baltik, Suedia do sqarime

Suedia i ka kërkuar zyrtarisht Kinës që të bashkëpunojë me një hetim për dëmtimin e dy kabllove në Detin Baltik pasi një anije kineze ishte e lidhur me incidentet.

Kabllot, njëri që lidh Suedinë me Lituaninë dhe tjetri midis Finlandës dhe Gjermanisë, u dëmtuan në ujërat territoriale suedeze në Detin Baltik më 17 dhe 18 nëntor.

Një anije kineze, Yi Peng Three, besohet të ketë qenë në zonë në atë kohë dhe që atëherë është ankoruar në ujërat ndërkombëtare jashtë Danimarkës. Pekini ka mohuar çdo përfshirje në sabotim dhe të premten tha se ishte i gatshëm të punonte me Suedinë dhe vende të tjera për të zbuluar se çfarë ndodhi.



Yi Peng Three u largua nga porti rus i Ust-Luga, në perëndim të Shën Petersburgut, më 15 nëntor. Kapiteni i mjetit lundrues mund të jetë ngarkuar me detyrën e sabotazhit nga inteligjenca e Rusisë. Është kjo hipoteza mbi të cilën po punojnë hetuesit, sipas asaj që raporton media amerikane, Wall Street Journal.

Nëse konfirmohet do të përbente një episode të ri të luftës hibride në sfondin e konfliktit në Ukrainë. Por, Rusia ka hedhur poshtë sugjerimet se mund të ishte përfshirë si “absurd” dhe “qesharake”. Fillimisht u dëmtua kablloja Arelion midis ishullit suedez të Gotland dhe Lituanisë. Të nesërmen, kablloja C-Lion 1 midis kryeqytetit finlandez Helsinki dhe portit gjerman të Rostock u shkëput.

Të dhënat nga faqet e internetit të gjurmimit të anijeve sugjerojnë se Yi Peng Three lundroi mbi kabllo rreth kohës kur secili u pre. Sipas Wall Street Journal, hetuesit dyshojnë se anija dëmtoi qëllimisht kabllot duke hedhur dhe tërhequr spirancën e saj përgjatë shtratit të detit për më shumë se 160 km.

Anija ndodhet në ngushticën Kattegat – një kalim midis Suedisë dhe Danimarkës që lidh Detin Baltik me Detin e Veriut – që nga 19 nëntori dhe po monitorohet nga marina daneze. Duke folur javën e kaluar, ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tha për incidentin e fundit se “askush nuk beson se këto kabllo janë prerë aksidentalisht”, megjithëse ai nuk specifikoi se kush besonte se ishte përgjegjës.

/a.r

Më të lexuarat

  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Adriatik Kupi i Petrelës: Metamorfoza e ‘zarit’ të Adrian Çelës së OSHEE që u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!