AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Hetimet për 21 Janarin, familja e Aleks Nikës letër Gonzatos: Veprimet e SPAK janë të ngadalta

by Alb Times
28/05/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Hetimet për 21 Janarin, familja e Aleks Nikës letër Gonzatos: Veprimet e SPAK janë të ngadalta
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Xhaxhai dhe bashkëshortja e Aleks Nikës një prej viktimave të 21 Janarit i kanë dërguar një letër të hapur me nota të forta shqetësimi kreut të delegacionit të BE në Tiranë Silvio Gozato.

Në këtë letër disponuar nga  gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, familja Nika thotë se pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh nuk po shohim asnjë përparim për hetimin e kësaj vrasjeje mizore.

“Kaluan muaj e muaj, u bënë 3 vite qëkurse SPAK nisi zyrtarisht hetimet. Për habinë tonë, me  përjashtim të pak lajmeve rutinë për thirrjen e disa  dëshmitarëve, nuk shohim të ketë patur veprime të tjera  për rivlerësim të fakteve të njohura, për zbulimin e  fakteve të reja  siç janë ato që kanë lidhje të drejtpërdrejta me vrasjen e Aleks Nikës.

Me keqardhje të madhe, por edhe me indinjatë legjitime  kemi konstatuar se në SPAK kanë bezdi  për t’u marrë me 21 Janarin. Përpjekja jonë e mundimshme pranë Gjykatës së Strasburgut për ta risjellë çështjen në Shqipëri me emrin e vërtetë- vrasje shtetërore-, nuk po gjen  të njëjtin reagim në institucionin më të lartë të hetimit që ka marrë detyrë nga  Gjykata  e Lartë e Republikës së Shqipërisë të hetojë  zinxhirin komandues dhe urdhërues të vrasjeve në bulevard”.

Veprimet  e SPAK  janë të ngadalta,  kur duhet të ishin ofensive theksohet në letrën hapur të familjes Nika në adresë të ambasadorit Gonzato të cilit i kërkojnë të takohen.

Letra e plotë disponuar nga Top Channel:

Letër e hapur drejtuar

Kreut të Delegacionit të Bashkimit Evropian

Lezhë, më 25/05/2026

Z. SILVIO GONZATO

Ne që po ju shkruajmë jemi banorë të Lezhës, qytetarë të një vendi që aspiron të bëhet pjesë e familjes evropiane.

Quhemi Mark Nika dhe Rajmonda Nika, përkatësisht xhaxhai dhe bashkëshortja e Aleks Nikës, djali i vetëm i familjes që u vra më 21 Janar 2011 nga Garda e Republikës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë selisë së Kryeministrisë, duke lënë dy vajza të mitura jetime.

Një jetë e humbur në lulen e moshës, vetëm se po ushtronte një të drejtë demokratike dhe ligjore për të protestuar kundër një skandali qeveritar, ka qenë dhe mbetet një gjëmë e madhe për familjen tonë. Bashkuar me tre të vrarët e tjerë dhe dhjetra të plagosurit e asaj dite në bulevard, ka qenë dhe mbetet një krim shtetëror, një plagë e hapur jo vetëm për familjarët, por për mbarë shoqërinë shqiptare.

Sepse, i nderuar Ambasador, pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh nuk po shohim asnjë përparim për hetimin e kësaj vrasjeje mizore. Drejtësia për vrasjen e Aleksit dhe për të vrarët e tjerë nuk u bë. Vazhdon të mos bëhet. Në vlerësimin tonë, së paku për këto vrasje, drejtësia ishte dhe mbetet sot e kësaj dite e gjunjëzuar para politikës.

Prokurorët e shtetit, të vetëdijshëm për krimin, ulin kokën dhe injoruan në vijimësi zhdukjen e provave. Hetimeve për vrasjen e Aleksit iu shmangën për vite e vite me lloj-lloj justifikimesh e zvarritjesh pa asnjë bazë ligjore dhe faktike. Zero shpresë për ne për të gjetur sadopak paqe.

Përballë kësaj situate të tmerrshme, ne si familje vazhduam përpjekjet me vendosmëri. Iu drejtuam Gjykatës së Strasburgut, pritëm me durim përgjigjen e kësaj gjykate të nderuar, e cila, me vendim, i kualifikoi vrasjen e Aleks Nikës dhe tre protestuesve të tjerë si vrasje shtetërore. Pas kësaj, edhe Gjykata e Lartë e Shqipërisë njohu përcaktimin si krim shtetëror të vrasjeve dhe plagosjeve të 21 Janarit dhe ngarkoi prokurorinë e posaçme, SPAK-un, për të hetuar çështjen me themel, me përparësi vrasjen e Aleksit, mbetur pa autor.

U mbushëm me shpresë se drejtësia do të bëhej më në fund.

Kaluan muaj e muaj, u bënë 3 vite qëkurse SPAK nisi zyrtarisht hetimet. Për habinë tonë, me përjashtim të pak lajmeve rutinë për thirrjen e disa dëshmitarëve, nuk shohim të ketë pasur veprime të tjera për rivlerësim të fakteve të njohura, për zbulimin e fakteve të reja, siç janë ato që kanë lidhje të drejtpërdrejta me vrasjen e Aleks Nikës.

Me keqardhje të madhe, por edhe me indinjatë legjitime, kemi konstatuar se në SPAK kanë bezdi për t’u marrë me 21 Janarin. Përpjekja jonë e mundimshme pranë Gjykatës së Strasburgut për ta risjellë çështjen në Shqipëri me emrin e vërtetë – vrasje shtetërore – nuk po gjen të njëjtin reagim në institucionin më të lartë të hetimit, që ka marrë detyrë nga Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë të hetojë zinxhirin komandues dhe urdhërues të vrasjeve në bulevard.

Veprimet e SPAK janë të ngadalta, kur duhet të ishin ofensive.

Si për të zbardhur e ndëshkuar krimin shtetëror, që ka lindur i zbardhur, para kamerave. Si për të përmbushur një akt drejtësie që nuk na përket vetëm ne si familje, por mbarë publikut shqiptar, sepse vrasjet shtetërore të pazbardhura e të pandëshkuara janë vrasje që vazhdojnë për gjithë shoqërinë.

Si për të na dhënë sadopak satisfaksion për pritjen tonë të gjatë.

Dosja tragjike ulëret për drejtësi.

I nderuar Ambasador,

Rreth kësaj tragjedie dhe hetimit të kësaj çështjeje kemi shumë gjëra për të thënë, por në pamundësi për t’i trajtuar në këtë letër, do t’ju kërkonim, brenda mundësive dhe etikës diplomatike, të na mundësoni një takim në një kohë të përshtatshme.

Me shpresë se do ta merrni parasysh kërkesën tonë, ju përcjellim konsideratën tonë më të lartë për ju.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO)

13/10/2026

Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

13/10/2026

“Nuk ka humbje jete dhe të intubuar”- Disa të plagosur në protestën e dhunshme, flet shefi i Traumës: I riu me këmbën e thyer stabël…

13/10/2026

Berisha akuza Policisë e Qeverisë, bën thirrje për tjetër protestë: Nesër është dita e studentëve, të gjithë në mbështetje të tyre në të njëjtën orë!

13/10/2026

Protestuesi 19-vjeçar theu këmbën, Policia e Shtetit: Pezullohen 4 efektivët dhe shefi i Rendit të Komisariatit Nr. 1, AMP po heton dinamikën!

13/10/2026

Protesta e dhunshme, Demalia: Nuk ishin studentë, e papranueshme që deputetët sulmuan Policinë

13/10/2026

“Gjendja është alarmante”- Protesta e dhunshme në Tiranë, deputetët e PD vizitojnë të lënduarit te Trauma

13/10/2026

“Kam kërkuar garë”- Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës: Braçe: Kandidati i PS të zgjidhet me votë, jo nga drejtuesit!

13/10/2026

Protesta/ Ministria e Shëndetësisë: 20 të plagosur, 7 persona po marrin trajtim mjekësor në spital! Mes të lënduarve policë, gazetarë dhe një diplomat

13/10/2026

“Qeveria ia ka deleguar pushtetin njerëzve të pavotuar”- Braçe tregon problemet: Ja pse votova pro Reformës Territoriale!

13/10/2026

Nigel Farage mbron përdorimin e forcës vdekjeprurëse ndaj migrantëve që kalojnë “Kanalin Anglez”

13/10/2026

A ju detyroi Edi Rama të votoni pro Territoriales? Erion Braçe rrëfehet: Kryeministri më tha se…

13/10/2026

Trump kritikon rebelët Huthi, por nuk sqaron nëse SHBA do të ndërhyjë ushtarakisht në Jemen

13/10/2026

“Edhe Evropa po digjet, protesta e drejtë kushtetuese”- Deputeti Braçe: Në botë policia dhunon kur cenohet rendi, këtu nuk e pashë!

13/10/2026

“Ne bëjmë gabim që…”- Braçe: Në fillim iu bashkova protestës, në PS u hapën fjalë sikur e organizoja unë dhe një tjetër!

13/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO)
  • Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.